Kur Zoti (nuk) harron!

Opinione

Kur Zoti (nuk) harron!

Nga: Agron Shabani Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:02
Agron Shabani

Popujt (kombet) dhe shtetët e ndryshme të dalura nga ish Jugosllavia, kanë probleme të shumëta kruciale, esenciale ose substanciale në mes veti nga e kaluara. E sidomos në çështjet ose aspektët e njohura të disonancës kognitive. Disonanca kognitive, sipas ekspertit ose psikologut renomativ të psikologjisë shoqërore ose sociale, Leon Testinger: Parasegjithash është gjendje ose situatë e rëndë ose tepër e ndjerë, e shkatuar nga ekzistenca e dy botërave, narrativeve, bindjeve, besimëve, sjelljeve, reagimëve ose të vërtetave paralele, disfunksionale ose kundërthënëse (antagoniste) me njëra tjetrën. Një gjendje ose situatë e rëndë shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, me pasoja lufte ose konflikti, në të cilën individi dhe kolektiviteti i ndjejnë ose përjetojnë njëkohësisht dy besime, dy narrative, dy interpretime ose dy të drejta dhe dy të vërteta irelevante dhe inkompaktibile (jokompaktibile), duke i ngritur dhe projektuar kështu në menyrë kognitive, intropsketive ose retrospektive shumë të dhëna (informacione) dhe të vërteta (irelevante) në ndërkohë.

Me fjalë tjera, disonanca kognitive, në radhë të parë është proces ose fenomen mental ose psikologjik i nxitur ose shkaktuar nga frustrimi, depresioni ose mungesa e hetueshme e stabilitetit ose barazpeshës shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. E sidomos aty dhe atëherë kur 'jemi të ditur ose të mençur, sepse jemi të bukur, të pasur, të fortë ose të fuqishëm"!

Si student në Zagreb dhe si emigrant ose mërgimtar shqiptar në Gjermani, kam vërejtur shpesh se të të ashquajturit "muslimanët boshnjak" të Herceg Bosnës, kur rrijnë ose shoqërohen me serb, thonë se janë jugosllavë ose vëllezër të serbëve, duke i sharë, stigmatizuar, demonizuar ose paragjykuar kroatët dhe shqiptarët, kur shoqërohen me turq, bëhen edhe turq se turqit, me kroat gjithashtu. Të njejtë i keni edhe ata nga Sanxhaku etj. Mos të flasim për turqit!!!

Nejse...!

...Siç dihet, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Josip Broz Tito dhe aparati (regjimi) i tij ushtarako-policor me seli në Beograd, e nisën "spastrimin" ose hakëmarrjen e madhe kundër ushtarëve, ushtarakëve ose bashkëpunëtorëve të Ante Paveliçit dhe 'NDH-s' (lëxo: Neovisna Drzhava Hrvatske, ose Republika e Pavarur e Kroacisë)....Duke i vrarë ose pushkatuar dhe masakruar me tepër se 1O ose 15. OOO intelektual dhe patriot të shquar kroat, si dhe duke i burgosur ose internuar me mijëra e mijëra të tjerë si bashkëpunëtor, ushtar ose kolaborator të Paveliçit, Hitlerit ose Musolinit. 
Ndërkaq, me dhjetëra ose qindra mijëra intelektual dhe patriot të tjerë kroat, të përndjekur ose dëbuar me dhunë dhe terror tërror të egër ushtarako-policor nga Titoja, Rankoviçi dhe regjimi i tyre kriminal dhe gjakatar nè Beogradit, asokohe u detyruan të mernin botën në dy, duke u shpërngulur ose emigruar nepër vende dhe meridiane të ndryshme të globit. 

Ndërkohë që çetnikët serbian, me rastin e marëshmit të 'ushtrisë së kuqe' ruso-sovjetike të Stalinit në Hungari, Rumani dhe gjetkë, asokohe i zdeshën ose ndërruan (ndryshuan) menjehëherë simbolet dhe uniformat e çetnikëve serbian, me simbolet dhe uniformat e partizanëve të Titos, Stalinit etj....Për t'u futur, inkorporuar, trafikuar ose kontrabanduar në të gjitha hallkat ose zinxhirët e mundshëm komandues të politikës, ushtrisë dhe policisë jugosllave. Për t'i vrarë, pushkatuar, zhdukur, përndjekur, internuar dhe masakruar mijëra e mijëra shqiptar të Kosovës dhe visëve tjera nepër burgjet ose kazamatët serbe gjithandej ish Jugosllavisë si ballist ose mercenar e kolaborator të siç thuhej 'Reichut të Tretë Gjerman' ose "Fasci di combatimentove" italian të Duçës, alias Benito Musolinit.

Fragment: Ishte janari i vitit 1953... Titoja sapo kishte lënë Beogradin dhe ishte nisur në drejtim të Splitit (Kroaci). Atje ishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për drekën speciale të cilën diktatori jugosllav po e shtronte për një mik të tij special. Fjala ishte për ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, Mehmet Fuat Kopruly. Kopruly ishte pinjolli i fundit nga familja Kopruly, e cila gjatë shekujve 17 e 18 kishte arritur deri në majat më të larta të pushtetit osman. Kjo familje ishte me origjinë shqiptare por, duke qenë krejtësisht e asimiluar, njerëzit e saj nuk kishin bërë asgjë për atdheun e të parëve. Këshilltarët e Titos ia kishin tërhequr vërejtjen atij se origjina shqiptare e ministrit turk do përbënte ndonjë pengesë eventuale për planet që kishte në mendje Titoja, por ai ua hoqi merakun shpejt :- Mos u shqetësoni, miku im është më turk se turqit. Dreka kaloi në mënyrë shumë miqësore. Tito, që kërcenohej nga një pushtim i mundshëm ruso-sovjetik, kërkonte gjithandej mbështetës, dhe Turqia ishte një shtet shumë i përshtatshëm për të qëndruar në anën e ish Jugosllavisë. Kështu lindi Pakti Jugosllavi- Turqi-Greqi. Pjesë e këtij pakti ishin edhe kërkesat dypalëshe, të cilat u shtruan në Drekën e Splitit. Ministri turk, me origjinë shqiptare, i kërkoi Titos që të krijohej pakica turke në Kosovë, ndërsa Tito, nga ana e tij, e rihapi çështjen e Konventës së vitit 1938 midis qeverisë jugosllave dhe qeverisë turke për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë në Turqi. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord rreth këtyre dy çështjeve. Në Kosovë do të sajohej shpejt një pakicë turke, e cila  nuk kishte ekzistuar kurrë, ndërsa të dy palët do të nisnin menjëherë punën që të rifillonte shpërngulja masive e shqiptarëve drejt Turqisë. 

Pjesa tjetër e historisë, do përshkohët ose karakterizohet me ngritjen ose fabrikimin e "popullit (narodit) të ri kosovar" përmes "farës"(spermës) së përbashkët jugosllave në kuader të epruvetave ose laboratorëve të njohur mbi prodhimin ose fabrikimin e "popujve të ri" artificial ose johistorik të cilëve edhe sot e kësaj dite vazhdojnë t'ua shohin "hajrin" Kosova dhe shqiptarët. U krijuan boshnjakët (serbosllavët e turqizuar ose muslimanizuar), goranët ose tërbeshët (përzierje bugaro-serbo-turko-boshnjake etj.) dhe kështu me radhë. Filluan edhe martesat e përziera shqiptaro-serbe, shqiptaro-malazeze, shqiptaro-boshnjake, serbo-kroate ose kroato-serbe, serbo-boshnjake, serbo-malazeze dhe të tjera në kuader të ngritjes ose krijimit të "narodit" ose "popullit të ri jugosllavë"!

Shumë pedagog ose intelektual të shquar shqiptar që kishin ardhur nga Shqipëria për t'i ngritur dhe pëgatitur gjeneratat e reja shqiptare në Kosovë, atëbotë u vranë (pushkatuan), internuan, u përndoçën ose dëbuan me dhunë dhe terror të egër ushtarako-policor nga "partizanët" serbo-malazias dhe ata shqipfolës e antishqiptar të Kosovës.

Kroatët dhe shqiptarët, e paguan mëse larti "çmimin e lirisë" së "partizanëve" të Titos, Kardelit, Rankoviçit, Milladin e Koço Popoviçit,& Company.
Kështu që sot nuk është aspak e rastit që nipat ose sternipat e joshqiptarëve ose antishqiptarëve të feshehur ose mbuluar me emra ose mbiemra shqiptarësh, t'i keni në rrjeshtat e para të tufës ose kolonës së "patriotëve të zjarrtë" të Kosovës dhe "shtetit" ,"narodit" ose "populli të ri"kosovar".

 Ndonëse, shumica prej tyre janë çoban ose analfabet politik, profiter lufte ose matrapaz, demagog, hipokrit, mercenar, kolaborator, vegla, instrumente ose "kolonë e pestë"e projektëve dhe planimetrive të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike në kuadër të "zonës së gjelbër" ose "kalifatit të ri" turko-otoman të Rexhep Taip Erdoganit & Company në Ballkan etj.

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e ndryshme mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore....Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull "fletore ose fletushkë rreth një morali të ri" e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. Pse (përse) kjo? Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në "instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit" (lëxo prirja ose deshira e pavetëdijshme për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paraprake,  paranormale, parapolitike, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur ligjore, politike, policore ose ushtarake si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit dhe kolektivitetit, bëhën pavetëdije. Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit.

 Morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, në radhè të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre. E vërteta dhe ekzistenca sipas tij, ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme (globale) ose universale. Autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Sartërit, "prapa dyerve të mbyllura", do ngelin vetèm të "vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!"(....)

U mor vesh se politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.
 

U mor vesh se lideri, politikani, diplomati ose çatipi i sotëm shqiptar ose kosovar, i paguar nga shteti, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike, skllavopronare ose fedualiste" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetrore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupès ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare. Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit politik të personit ose individit.

 Edhe idetë ose teoritë qèndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. 

Përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin. 

Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan, apo si lider institucional, konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demiurg i vetëm' që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., Të bëj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se i tejkalon detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenies njerëzore ose politike." 

E tërë kjo e gjënë spjegimin ose kuptimin në kuader të disonancave kognitive,  linguistike, diskursive, sociale, mentale (psikologjike), distorzive, distrofike, atrofike, restruktive, rekonstruktive, diakronike dhe të tjera, të paraqitura ose prezantuara pra nga psikoanalisti i njohur i psikologjisë sociale ose sociopolitike, Dr. Leon Festinger në sfondin ose kontekstin e ideve dhe teorive të njohura shkencore ose metodologjike si "Disonancat kognitive dhe krahasimet ose komparacionet sociale" dhe të tjera, sipas të të cilave: "disonanca kognitive, parasegjithash është e bazuar ose mbështetur tek mospërputhja ose mospajtimi i elementëve kognitive, kruciale ose relevante në mes dy qëllimëve, qëndrimëve, konceptëve ose pozicionëve të ndryshme rivale ose antagoniste me njëra tjetrën, prej nga ku lindin ose gjenerojnë (degjenerojnë) edhe luftërat, konfliktët ose krizat e thella sociale, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike etj. Kjo për faktin e njohur sipas të të cilit :"nëse jemi me të bukur, me të paasur, me të pushtetshëm, me të fortë ose me të fuqishëm se të tjerët, atëherë jemi me të mençur ose me të ditur se të gjithë!" 

Ndërkohë që gjithënjë sipas psikologut ose shkenctarit të lartëpërmendur L. Festinger, fjalët, veprat ose mendimët tuaja, do ju shquajnë, shesin dhe gjykojnë, sipas asaj se vetëm nëse jeni të shëndetshëm shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht (organikisht) dhe mentalisht (psiçikisht), atëherë mund të jeni edhe të mençur ose të ditur."

Pa i harruar këtu edhe komponentën e njohur të deficitëve dhe suficitëve empatike së bashku me suspektin e thellë ose dubioz në mes sjelljeve, marëdhënieve ose raportëve sociale dhe asociale, racionale dhe iracionale, ngjarjet, zhvillmët, akterët ose protagonistët së bashku me ambientët, atmosferat ose situatat e logjikshme, recionale, iracionale, negative, pozitive dhe normative në raport me qëllimet, idealet ose vizionet e njohura individuale dhe kolektive e kështu me radhë.

Se këndejmi, "pamundësia objektive dhe subjektive për ngrijten, projeksionin (projektimin), hartimin ose formulimin e ideve dhe teorive të reja shkencore dhe humaniste, sipas N. Chomskyt, në një formë a tjetrën, e zbulon, deshifron ose deskripton edhe mungesën e hetueshme të vetbesimit dhe vetrespektit të ndërsjelltë ose reciprok në mes personave (individëve), grupëve dhe kolektivitetëve të ndryshme në çdo kohë dhe hapësirë. 

Sikur të ishim të aftë dhe përgatitur në hartimin, formulimin, ngritjen dhe projektimin e ideve, teorive, formulave, narrativëve ose sintezave të reja shkencore dhe humaniste, sigurisht se do ishim në rangun ose nivelin e njohur të racionalizmit kritik, nëvizon me poshtë Noam Chomsky në kuadër të "Psikologjisë Poltike" etj.

Qenja dhe hiçi", apo "liria dhe robëria" jemi ne ...!?

Ndryshe nga kjo, interpretimët ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull "Qenja dhe hiçi", i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave "speciet ose qenjet njerëzore, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :"liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër."

 Edhe intersubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, "ferri, kobi dhe fatkeqsia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithëmonë janë të tjerët e jo në vet."

Ndaj, "shumicën e kohës as nuk përpiqem t'i përkthej mè fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme, pastaj kridhen: i harroj shpejt. Kohë me parë ndodhèsha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (gènjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kishin përbiruar e përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M'u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë 'të jesh ose ekzistosh'.", shkruan pos tjerash Jean Pol  Sartre në "Neverinë" e tij famoze.

Se këndejmi, në politikë të lartë ose diplomaci, ashtu sikurse në luftë, në vend të ligjëve të statikës ose mekanikës, dominojnë shpesh ligjet e dinamikës ose termodinamikës ku gjatë procesëve të ndryshme natyrore, ushtarake (luftarake) dhe të tjera, një sasi e madhe e forcës dhe enërgjisë sikur e humbë peshën dhe gravitacionn e saj të dikurshëm ose paraprak. 

Në procesët kimike ndërkaq, ashtu sikuse nè politikèn shqiptare ose kosovare, dy substanca të ndryshme, ose puçen (bashkohen) me njèra tjetrèn, ose shuhèn dhe shpèrbèhen.

Ndryshe nga kjo, ti nuk mund të ndryshosh botën, popullin, shtetin, pushtetin ose shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare, pa e ndryshuar, korigjuar ose përmirësuar vetën ose vetvetèn tënde objektive dhe subjektive nga çështjet dhe aspektët e ndryshme dogmatike, demagogjike, hipokrite, pllakative, ataviste, reaksionare, anakronike, inkoherente, utopike, hedoniste dhe të tjera. Ti nuk mund të bëhësh dikushi ose askushi, duke i ndryshuar fjalët, si dhe duke i shkelur premtimet, vlerat, parimet dhe interesat e larta morale, shkencore, intelektuale, profesionale, shtetrore, nacionale, humaniste etj. Apo, duke i përseritur ose recidivuar metodat e një politike të meherëshme që e ke akuzuar dhe kriminalizuar dikur, dhe e cila me metodat e njohura komplotiste, shantazhuese ose puçiste të ka sjelurr në pushtet. 

Politika dhe diplomacia janë vazhdim i luftës me mjete ose metoda të tjera në kuptimin e asaj se në frontin e luftës, ju i shihni vetëm ushtarët ose luftëtarët e armatës (ushtrisë) kundërshtare ose armike dhe jo eprorët, komandantët ose strategët kryesor, ndërkaq, në fushën ose 'frontin e luftës' politike ose diplomatike, ju mund t´i shihni ose takoni vetëm udhëheqësit, komandantët ose strategët e ndryshëm ushtarak, politik ose diplomatik dhe jo armatën ose ushtrinë e tyre në prapavi. 

Politologjia ose shkencat politike, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike që harron origjinën e vet të korruptuar dhe deligjitimuar tek pabarazia sociale, qytetare dhe politike.

 Formulimi i një teorie dialektike të kulturës politike dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, me mohimin ose negacionin e dallimëve evidente ose ekzistuese, të duket sa absurd, po aq edhe abstrakt. Sidomos aty ku midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Ku edukata dhe kultura politike ose diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste. Aty ose atje pra, ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, ngritet dhe lartësohet, dhe me veprimin e vet qetësues dhe ngushëllues, i kontribuon 'status quos politike', duke mbajtur në jetë klikat, strukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive. Dhe, kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. 

Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, "revizion" ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar në tërësinë e tij.

Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se pushteti ose qevëria e re kosovare, mund t'i sherbejnë shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e  saj. Sidomos në kuptimin e institucionalizimit, rikthimit ose ridefinimit të mendimit politik, racional, shkencorë ose kritiko-metodologjik, për t'u kthyer nè institucion ose instancë të lartë morale, mendore, intelektuale dhe profesionale. Dhe, jo në një mekanizem ose "institucion"që e redukton, prejudikon, determinon dhe e bën të pamundur puçjen ose inkuadrimin e elitave të njohura shkencore, kulturore, intelektuale, intelegjente, politike dhe diplomatike në politikëbërjen e Kosovës.

Në Kosovën e sotme ti mund të bëhesh lider, politikan, diplomat, jurist, historian, psikolog, sociolog, filozof ose profesor univerziteti, pa e mbaruar rregullisht as shkollën fillore ose të mesmën. Mjafton të dukësh "sexy" ose "cool" në fotografi me Ibrahim Rugovën, Donika Gërvallen, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, Ramush Haradinajn etj. Bile, të çojnë për "specializim" ose "studime postdiplomike" në Angli (B. Madhe), SHBA-s, Gjermani, Itali, Francë etj...Duke prodhuar ose fabrikuar kështu në menyrë serike-analfabet institucional dhe funksional me "diploma umiverziteti" ose "shkolla të natës"!!!

Ndonëse, ngritja ose formimi i vetëdijes kolektive (sidomos asaj shtetrore dhe nacionale) dhe mendimit politik në stadin ose rangun e lartë civilizues, ky është paramendimi ose qëllimi final i afirmimit të individualitetit dhe kolektivitetit në kuadër të pluralizmit politik dhe demokracisë parlamentare ose politike. Çelësi kyç i demokracisë dhe një shteti të pavarur, sovran, integral, modern ose bashkèkohor.

Për me tepër ndërkaq, sistemi parlamentar shumëpartiak së bashku me rendin shtetror (kushteues ose juridik) dhe sistemin politik, në kushtët e kapitalizmit ose të të ashtuquajturës konkurencës së lirë, pos tjerash kanë treguar (dëshmuar) se aplikimi i t'i themi kushtimisht mekanizmit të njohur shumëpartiak ,sipas logjikës së ngjarjeve dhe gjërave, sollën thyerjen ose shkatërrimin e pushtetit autoritar dhe centralist. 

Ndërkaq, modeli ekstrem i pushtetit centralist dhe autoritarist, solli ngritjen ose formimin e etatizmit dhe egalitarizmit egocentrik dhe policentrik etj.

 Një shteti të lirë, të pavarur, sovran, modern ose bashkkohor, pos tjerash, mbi të gjithat i duhet ose nevojitët një mekanizëm i fortë tregtar, industrial dhe ekonomik i cili parasegjithash do të bazohej në ligjin e vlerës (vlerave) dhe kapitalit, dhe i cili njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare ose feudaliste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare, industriale dhe ekonomike. Plus vlerat, parimet dhe postulimet e njohura intelektuale, profesionale, kadrovike etj.

Do shtuar në fund se, sipas Shën Tomës dhe Shën Augustinit, që nga themelimi ose gjeneza e tyre dhe deri me sot, ka patur përplasje, kolizione, antagonizma, divergjenca, kontraverza, disonanca ose diskrepanca tè ndryshme në mes "civitas terrenit" ose "fushës qytetare dhe politike" dhe "civitas Deit"(shtetit të Zotit).

Ndaj, Makiaveli, në stilin dhe cilësinë e filozofit ose mendimtarit kryesor të periudhës sè Humanizmit dhe Renesansës, ishte i mendimit mbi divorcin (ndarjen) ose dihotominë e domosdoshme në mes etikës (moralit) dhe politikës që disa e quajten "moral makiavelist" ose "makiavelizëm politik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat