Ky lloj njeriu i politikës së opozitës ta prish harenë dhe imazhin e ditës

Opinione

Ky lloj njeriu i politikës së opozitës ta prish harenë dhe imazhin e ditës

Nga: Dedë Preqi Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:09
Dedë Preqi

Natyrisht që ka edhe forma negative, sikur që ka çdo shoqëri njerëzore në pushtetët e veta, por duket se në qeverinë Kurti, ka edhe shumë çka pozitive, dhe do të thonim se në një farë mënyre në dispozicionin tonë si kurrë më parë vëhët në veprim rendi ligjor dhe kushtetues, ndaj elementeve negative që këtë vend e kanë bërë fushë të veprmtarive të këqija, sikur që janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Në qeverinë Kurti 2, shfaqët dukuria e vizionit dhe konceptimit të përgjithshëm në kuptimin sipas sëcilës nuk ekziston asnjë veprim i një anshëm i një qenieje mbi një tjetër, por çdo veprim për këtë shoqëri dhe për këtë vend do jetë veprim dypolar, dhe që mbështetet mbi ndjenjën e përgjegjësisë.

Shoqëria kosovare, duhet të lirohet tani më nga simptomat e urrejtjes dhe të çlirohet nga paragjykimet e veta ndaj njëri-tjetrit, për të dominuar apo për të mbajtur traditën e bajraktarllëqëve, të cilat na kanë sjellë gjithëherë në primitivizëm dhe në kuptimin negativ të ç’rrënjosjes, si popull dhe si shoqëri njerëzore për dallim nga të tjerët.

Asgjë nuk do të na ndihmonte më shumë se ne, ta ndihmonim vetëvetën, as SHBA-të, nuk mund ta ndërtojnë dhe ngrisin Kosovën, me fuqitë e veta, sa vetë ne, me fuqinë tonë të vogël, e cila do të rrezultonte me nismën e vet, që merr mbi vete edhe përgjegjësitë që i takojnë për veprimet e veta.

Prandaj, sjellja e opozitës së sotme e Kosovës, PDK, LDK, AAK, e cila në përbërjen e tyre ka një fuqi të mjaftueshme kuadrovike dhe me përvoje politike, ka një elitë intelektuale dhe me përgaditje shkollore, që të angazhohet dhe të afrojë platforma dhe koncepte të reja për zhvillimin dhe avansimet e kësaj shoqërie, por kjo gjë gjithnjë e më tepër po rezullton në një drejtim të gabuar, duke mbetur po aq të huaj ndaj realitetit të vet.

Të gjitha këto parti, që janë sot në opozitën e Kuvendit të Kosovës, deri dje ishin 20 vite në pushtet, të cilat së paku kanë mundur të arrijnë për aq vite një rrezulltat të cilësuar në ndonjë fushë të caktuar, por si rrjedhojë kjo do të thotë, se përmes pushtetëve dhe qeverisjeve të kësaj opozite, që dikur ishin edhe të pa « prekshëm », nga rrethi zingjiror i tyre, në bazë edhe të statistikave ndërkombëtare, ky vend arrinë ta kryesoj vendin më të korruptuar në rajon.

Atëherë, kënd duhet ta fajësojmë, apo gjithherë të gjejmë një arsye, se pse sikur jemi të ekspozuar gjithëherë ndaj rreziqëve që na rrethojnë, ndërsa fajin nuk ia kërkojmë vetëvetës, të cilin një pjesë të madhe të tij, duhet ta kërkojmë nga liderët dhe udhëheqja e tyre e keqmenagjimeve, që një pjesë e madhe e tyre u bënë edhe miloniera të mëdhenjë në kurrizin e këtij populli.

Ndërgjegjësimi që merr mbi vete edhe përgjegjësinë për ta kthyer këtë vend në kahe të duhur dhe në binarët e një shoqërie të vërtetë demokratike, ai apo ajo, në krye të qeverisë, së pari duhet ti drejtohet të vërtetës së këtij populli, të ecën përpara, cila do qoftë parti politike apo drejtim në të cilin duhet të aktualizohet, që të drejtojë këtë vend dhe këtë popull drejt një zhvillimi dhe mirëqenje njerëzore, i cili popull e meriton me gjitha ato vuajtje dhe sakrifica që i ka kaluar për ta fituar një copë liri dhe demokraci në këto troje të veta.

Pse sot nuk po përkrahet Qeveria Kurti, nga opozita ?

Është e pa shmangshme se kërkohet edukimi i kësaj shoqërie, i cili duhej ti tejkalojë konceptet e pafundme të ironisë dhe xhelozisë ndërpartike, dhe që do të ishte më seroze për të kryer jo vetëm detyrat politike, por për të ngritur nivelin dhe imazhin e njeriut të këtij vendi dhe drejt formave zhvëllimore me të cilat vetë populli mund të vendos për fatin dhe për të ardhmën e vet.

Ajo që përmbanë në thelb të agjendës të Qeverisë Kurti, është koncepti se si do të jetë e ardhmja më e mirë e këtij populli, që kuptohet me një « qeverisje » në kuptimin e përgjegjësisë njerëzore, që përmbanë sëcili përgjegjësinë ndaj detyrave të veta, kësaj i shtohet edhe vetëdija e një pushteti dhe seroiziteti kundër abuzimeve dhe keqpërdorimeve të ndryshme zyrtare dhe materiale, në aspektin e korrupsionit dhe nepotizmit, të cilat në vendin tonë ishin apetite dhe ushqime të preferuara të kësaj shoqërie opozitare, që dikur e kishin pushtetin dhe shtetin në duart e tyre të ndyera dhe të përlyera.

Pse sot nuk po përkrahet Qeveria Kurti nga opozita, këtë përgjigje do ta merrnim edhe nga fëmijët e vegjël, kur në Parlamentin e Kosovës, përditë shohin sjellje jo parlamentare dhe dëgjojmë fyerje e sharje arrogande nga deputetët e këtij parlamenti ndaj njëri-tjetrit, që shumica e tyre janë nga opozita, duke iu drejtuar pozitës dhe qeverisë Kurti, që nuk kanë të bëjnë me temat e ditës, por në të shumtën e rasteve janë kundërthënje dhe shantazhe të çëllimshme, vetëm për ta penguar dhe neglizhuar udhëheqjen e Kuvendit, përmes të cilit përqëndrohen vijat e ardhshme të punës të kësaj qeverie dhe imazhit të ardhshëm të këtij shteti.

Opozita e sotme, PDK, LDK dhe AAK, sëcila në mesin e tyre i kanë problemet e veta brenda partiake, që të mirren dhe të angazhohen në interesin e tyre, dhe të përmbushin qëllimet e veta, sidomos në aspektin organizativ dhe menagjues, për vet faktin se këto parti në zgjedhjet e fundit, në një mënyrë i dënoj populli si kundërpërgjigje ndaj tyre, duke ua treguar sëcilës vendin e vet të merituar.

Dhe ajo që është më e keqja e kësaj opozite, kur këto ditë kryeministri Albin Kurti, i thërret të bëjnë debat dhe të organizojnë temat e negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, që do ndodhin në takimet e Brukselit, ndër të tjera dhe për të afruar një rrugë paqësore në ndërtimin e marrëdhënive mes këtyre dy vendeve, por sikur me opozitën ndodh e kundërta, prej të cilëve ka parti sikur edhe PDK, që e refuzojnë thirrjen e kryeministrit të vendit, mu në kohën kur të gjithë së bashku duhet ti bashkërëndisim planet dhe FORCAT tona, kundër një AGRESORI që deri dje na kishte okupuar, të cilit sot, sikur po i bëhët qejfi dhe përkrahet në një mënyrë nga sjelljet e një opozitë të tillë në Kosovë.

Ky imazh i opozitës, jo vetëm që ta prish harenë e ditës, dhe rendin e qeverisjes së mirë, por në një mënyrë sikur po e tregojmë edhe mos vullnetin tonë si shoqëri të ecim përpara, në anën tjetër tregojmë edhe pa aftësinë tonë si shoqëri shqiptare për të qeverisur shtetin tonë demokratik.

Prandaj, kjo botë njerëzore e shoqërisë tonë në Kosovë, e kërkon njeriun e saj që të jetë në gjendje ta qeverisë këtë vend DINJITETSHËM, dhe njerëz të tillë ka plot Kosova, sikur këtë herë për fat të mirë, i ka gjetë vetë populli dhe i ka zgjedhë njerëzit e saj të merituar, që në krye të këtij shteti të jetë presidentja z. Vjosa Osmani dhe kryeministër z.Albin Kurti, por as këta njerëz nuk mund të jenë eurodita, që të bëjnë mrekullira njerëzore, nëse nuk e kanë edhe përkrahjen e gjithëmbarshme të shoqërisë tonë pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat