Nga Bejruti në Alep dhe nga Alepi në Damask dhe Bagdad.... 

Opinione

Nga Bejruti në Alep dhe nga Alepi në Damask dhe Bagdad.... 

Nga: Agron Shabani Më: 20 qershor 2021 Në ora: 23:40
Agron Shabani

Kryeqyteti i njohur libanez (Bejruti ose Bajirut)  ofron pamjen e një metropole të dalldisur dhe hallakatur që nuk pushon dhe s'flen kurrë. Me tingujt e një muzike të lehtë që vjen dhe përbirohet aty dikund pari përmes grilave të dritarëve, me vapë të madhe ose zheg shumë në trupin, zemrèn, gjakun dhe shpirtin e tyre prush: Hanina dhe Jozefina, gjithë delikatesë të lartë, si dhe me plot e përplot ekstravangancë, e kanë derdhur trupin e tyre valë në fotelët e apartmamentit superluksoz që ndodhet i shtrirë në pjesën dominante dhe më ekskluzive të hotelit të njohur me pesë yje të metropoles libaneze....

Ndërkohë që vapa e madhe e stinès, sikur iu tundet dhe valèvitet lezëm syve, faqëve dhe atyre flokève të tyre flori, dritat, poçet, shandanet ose ato llambadare të shkëlqyera dhe prarura me 'pllanga' neoni ose kristali, sikur 'skuqëshin' dhe rrezatojnë akoma më shumë nën pushtetin e syve të tyre gacë, si për t´ia ngritur paksa temperaturën hotelit superluksosz dhe atyre dy gocave (femrave) sharmante, ekskluzive dhe ekzotike që të ngjajntë në dy pika të mëdha çuditëtese në atë zgjua të madh turistësh të shumtë nga e gjithë bota aty. Qyteti i madh libanez, sikur ndodhet në festë.

Aty dikund pari janë edhe pishina dhe veranda e hotelit që të ofrojnë ndjesinë, rehatinë, qetësinë, bukurinë, mbretërinë dhe lumturinë absolute për të ngritur ose krijuar nota, tinguj, pentagrame, melodi ose simfoni të ndryshme miqësore ose romantike në cepin e një nate të nxehtë mondane dhe metropolitane që nuk soset.

Jozefina (Zhozefine) thonë se jeton në Bejrutin Lindor, dhe Hanine në Bejrutin Perëndimor. Njëra është muslimane me prejardhje nga Palestina dhe tjetra e krishterë ose katolike. Të dyja dukën të bukura, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike aty ku Zoti dhe natyra me aq bujari dhe zemërgjërësi të pashoqe kanë falur ose blatuar bukuri të shumëta njerëzore dhe natyrore. Me zhargonin ose vokabularin e njohur fabulist ose anektodig të Lindjes së Mesme, kjo do të thotë se: nëse nuk e keni parë ose vizituar asnjëherë Bejrutin famoz, nuk i keni hasur ose takuar kurrë atraksionet ose bukuritë e vërteta të florës dhe faunës së njohur arabe ose libaneze..

Jozefine (Zhozefine) pra, i takon komunitetit të krishtërë ose maronitë që përbëjnë me tepër se 22 të popullsisë së përgjithshme të Libanit, ndërkaq Hanine i takonm komunitetit musliman që përbëjnë mëse 56 % të popullsisë së përgjithshme të Libanit, të ndarë gjysëmpërgjysmë (5O: 5O % ) në sunnit (sunni) dhe shiitë (shiia) në Bejrutin (Libanin) e kontrastëve dhe diversitetëve të shumëta fetare, kulturore, nacionale, etnike, politike, ideologjike etj.

Pas mbarimit (përfundimit) të shkëlqyer të temës së maturës në kolegjët ose shkollat e mesme (profesionale) të metropolës libaneze, ato janë bërë gati për të vazhduar jetën studenteske ose akademike në Univerzitetin e famshëm amerikan të Bejrutit (American University of Beirut) të cilin e ngritën ose themeluan amerikanët në vitin 186O. 

Një shpërthim i fuqishëm në Bejrut, vitin e kaluar, sikur i ka çuar në ajër, ose i ka davarisur dhe shpartalluar paksa edhe ëndërrallat e njohura studenteske ose akademike të bukuroshëve të lartëpërmendura të Bejrutit, Jozefinës dhe Haninës!....E ka tronditur ose pllakosur e hallaktaur krejt qytetin e bukur të Bejrutit....Tërë Libanin ose gjithë globin tonë. Duke i sjellur në mendjen ose kujtesën e qytetarëve të Bejrutit skenat ose pamjet e llahtarshme dhe tepër makabre të luftërave të përgjakshme civile (qytetare) ose shkatërrimtare të cilat për shumë vite dhe dekada me radhë e përgjakën, plagosën, pllakosën, e ndanë dhe përçanë Bejrutin (Libanin) dhe tërë Lindjen e Mesme. 
Llogaritët se gjatë periudhës kohore 1975-199O, në Bejrut dhe qytete tjera të Libanit si Tripoli, Tir, Sidon etj., në vorbullën e përgjithshme të luftërave të ndryshme qytetare, fetare, kulturore, politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, nacionale dhe të tjera, e kanë gjetur vekjën me tepër se 16O.OOO qytetar libanez, janë plagosur, retarduar ose traumatizuar me tepër se 9OO. OOO banor ose qytetar, ndërkaq me tepër se 1 milion banor ose qytetar të Libanit, janë detyruar të ikin ose marrin botën në sy.
Ndërkohë që gjatë vitëve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kanë emigruar me mijëra ose miliona qytetar palestineznga Bejruti ose Libani. Shumë prej tyre madje, e kanë gjetur vdekjèn nga sulmet, bombardimet ose granatimët e vazhdueshme të forcave të ndryshme libaneze, siriane ose izraelite në kampet ose llogoret e ndryshme palestineze si "Tal el Zatar"ose "Sabra & Shatilla" në periferi të Bejrutit ,"Nahr el Bahred" (Tripoli) dhe qytete tjera të Libanit. 

Pak histori libaneze...

Banorët me të hershëm të Libanit, thuhët se janë fenikasit, të cilët u vendosën në Liban në periudhën e njohur të Neolitit (3OOO vjet para Krishtit) ku i ngritën ose themeluan edhe qytetët ose vendbanimë e njohura të Biblosit (Byblos), Gublës (Gebal), Sidonit (Sayda), Tirit (Sür) etj. Ndryshe nga kjo, në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë. Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke, me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Pèrsia (Irani),  Roma, Bizanti etj.
Në shekullin 11 dhe 12, me rastin e luftërave mesjetare të kryqzatave, në Liban ishin ngritur ose themeluar "Mbretëria e Jerusalemit", "Principata e Antiohisë" (Knjazia e Antiohisë) dhe "Grofovitë" ose "Baronitë" e njohura në Edesë dhe Tripolis.
Kriza ose situata kaotike në Bejrut (Liban) sikur mori hov pas dorëheqjes së imponuar të ish kryeministrit suunit, Sad Haririt ( i biri i ish kryeministrit Rafik Hariri i vrarë me atentat klasik në Bejrut me 2OO5), i cili shihej si "prodhim" ose lojtar kryesor i Arabisë Saudite në Liban dhe me gjërë. Kjo si thuhet, për shkak të luftës së humbur të sunnitëve (sunni) në Siri ndaj Bashar el Assadit dhe regjimit të tij alevit (aleui) dhe Irak, të ndihmuar edhe nga Hezbollahu, Irani etj. 
Babai i Sad Haririt, Rafik Hariri, gjatë vitëve të gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, shkoi si djalosh ose emigrant i ri në Arabinë Saudite, i cili falë lidhjeve të tij familjare, miqsore dhe të tjera me "Dinastitë" mbretërore" Saud" dhe "Fahd" në Arabinë Saudite", në vitët e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u kthye si sheik, sulltan ose mogul i madh tregtar, finansiar dhe ekonomik në Liban, kur u zogjodh edhe kryeministër i Libanit gjatë periudhës kohore 1992-1998 dhe 2OOO-2OO4-2OO5, deri me rastin e vrajes ose atentatit ndaj tij me 2OO5. 
Në këtë prizëm, Rafik Hariri dhe familja e tij u ngritën në një "Dinasti të Madhe" familjare, politike, finansiare dhe ekonomike në Liban, ku e ngritën ose themeluan edhe organizatën ose levizjen e njohur sunnite "Levizja për ardhmërinë e Libanit" së bashku me projektin e njohur panarabik mbi "Sirinë (Asirinë) e Madhe" në kuader të së cilës ishin paraparë Siria, Libani, Palestina dhe Jordania" e kështu me radhë. 
Por, Rafik Hariri u vra me atentat dhe nuk ia doli të realizoi ëndërrën e tij. Dyshohet se pas atentatit ndaj Rafik Haririt qëndronin Hezbollahu së bashku me druzët ose shërbimët sekrete të regjimit të Assadëve në Siri. E pse jo edhe intelegjenca izreaelite.
Në kohën e mandatit (pushtetit) të babai të tij (Rafik Haririt) u ngritë dhe afirmua edhe Sad Hariri së bashku me motrën e tij ekskluzive, ekstravagante dhe ekzotike, Bahia, si ministre, politikane dhe deputete e e njohur e parlamentit libanez.
Për me tepër ndërkaq, shumicën e popullsisë libaneze (mbi 84.5 %) e përbëjnë arabët, prej të cilëve 72 % janë libanez, 13 % palestinez, 1O % sirian, 6.8 % armen, 6.1 % kurd etj. Fesë ose religjionit musliman i përkasin 56 % e popllsisë së përgjithshme të Libanit, gjegjësisht, 28 % të grupit shiit (shiia) dhe 28 % të grupit sunnit (sunni), pastaj vijnë maronitët e krishtërë ose katolik që përbejnë diç me tepër se 22 % të popullsisë së Libanit, pravosllav afro 8 %, ortodoks grek-melikitë 4 %, druzë 5 % dhe të tjerë.
Në shekullin XVI (16) dhe XVII (17) Libani do sundohet nga emirët druzë. Nga viti 1516 dhe deri me 1918 nga perandoria otomane turke. Me herët, në Antikë, nga Aleksandri (Leka) i Madh, Asiria, Egjipti, Babilonia, Pèrsia (Irani), Roma, Bizanti etj.
Në vitin 195O, 17 familje të fuqishme kristiane ose katolike dhe 8 familje muslimane e kishin në dorë kapitalin dhe pronën (pasurinë) kryesore të Libanit.
Në vitin 1958, me ndikimin ose influencën paraprake të revolucionit të njohur egjiptian (1953-1954) do të shpërthejnë luftërat ose konfliktët e brendshme qytetare, fetare, kulturore dhe politike në Liban, ku presidenti libanez, Chamille Chamon do e thërriste SHBA-s për ndihme ushtarake dhe politike për të mbrojtur dhe shpëtuar Libanin nga bankroti ose kolapsi total. Falë intervenimit amerikan, ishte vendosur paqja ose qetësia e përkohëshme në Liban. Abdullah Aref al Jafi (Abdullah Aref al Xhafi), Sami as Suhl, Saib Salam, Rashid Karame, Rafik Hariri, Sad Hariri, Hassan Diabi dhe të tjerë, kanë qenë kryeministra të Libanit. Beshir Xhemail, Amin Xhemail (Gemayel), Sad'ad Hadad, Antonie Lahud, Emille Lahud, Michel Suleimani, ,Rene Moavad,  Michel Aoun dhe të tjerë, president të Libanit.
Pierre Xhemail ( Pierre Gemayel) -lideri ose themeluesi i Falangës së njohur libanezë së bashku me Kamal dhe Valid Xhumblatin -lider të druzëve, Musa as Sadrin, Nabil Berin dhe të tjerë, gjithashtu kanë lënë gjurmë të thella në historinë e Libanit.
Gjatë luftërave mesjetare të kryqzatave, maronitët e krishtërë u rrjeshtuan në radhët e ushtrive të ndryshme "kryqtare" ose kristianiste dhe mbanin lidhje të vazhdushme me etërit e shënjë (papët) dhe Selinë e Shënjtë (Papatin) në Vatikan dhe Avignion. 
Në etapën ose periudhën e luftërave pushtuese ose kolonialiste, Libani së bashku me karakteristikat ose specifikat e tij multifetare, multikulturore, multietnike dhe të tjera (e sidomos për shkak të konfliktve ose antagonizmave të njohura shekullore ose historike në mes muslimanëve arab dhe maronitëve të krishterë ose katolik) do të ndodhët në fokusin e interesimit dhe monitorimit francez. 

Ndërkaq, në vitin 1861, me anë të "traktatit" ose marrëveshjes së fuqive të njohura europiane ose perëndimore, Libani do shpallej si "krahinë autonome" e ish perandorisë osmane ose otomane turke. 
Ndërkohë që në fill të shekullit XX(2O)-në të gjitha shtetët muslimane ose arabike, do të shfaqën ose shpërthejnë­ levizjet e njohura liridashëse, patriotike dhe nacionaliste -kundër zgjedhës ose sundimit turko-otoman. Pa e harruar këtu edhe marrëveshjen sekrete në mes Francës dhe Britanisë së Madhe (lëxo "Traktatin Sykes-Picoto" me 1916) mbi ndarjen e sferës së interesave në Liban ose Lindje të Mesme. 

Në konferencën e San Remos me 192O, u vendos që Francës t'i takonte mandati mbi Libanin dhe Sirinë, i cili do përfundoi me 1943, respektivisht me 1945 dhe 1946, me rastin e ngritjes ose themelimit të Ligës (Lidhjes) Arabe. 

Në vitin 1948, Libani do marrë pjesë në luftën ose konfliktin e njohur arabo-izraelit. Duke shënuar kështu edhe fillimin e "luftërave dhe pushtimëve të reja" izraelite në Liban.

Në vitin 1982, Bèchir Gemayeli (Beshir Xhemaili) i cili asokohe e kishte pushtetin ose ndikimin e tij vetëm 1O % në teritorin e përgjithshëm të Libanit, do zgjedhët President i Libanit. Ndonëse, edhe me ndihmë­n e Izraelit.Beshir Xhemaili do të vritëj shumë shpejt me atentat, për t'u zevëndësuar nga i vëllai i tij me i vjetër, Amin Xhemaili. 

Pas vrasjes së Beshir Xhemailit, ushtria izraelite do e okupoi dhe bombardoi Bejrutitn Perënndimor (musliman). Gjatë asaj kohe forcat e ndryshme të ushtrisë dhe milicisë (policisë) maronite, me ndihmën e forcave ebreje ose izraelite, do i vrasin sëpakut 15OO qytetar të komunitetit shiit (shiia) dhe palestinez në Bejrut. 

Në vitin 1982, Izraeli e kishte pushtuar ose aneksuar ushtarakisht Libanin Jugor.

Gjatë vitit 1982, kishte ndodhur edhe lufta ose konflikti i përgjakshëm në mes trupave ushtarake të Sirisë dhe Izraelit në vendin e njohur "Sulltan J'akub" etj.
Në këtë vorbullë, nën pushtimin ose okupimin izraelitë, OÇP (PLO) e Palestinës, ishte detyruar të largohej nga Libani.

Ndërkohë që nga forcat ushtarake izraelite dhe ato ato libaneze, u vranë me qindra ose mijëra palestinez në Bejrut (Liban).
Gjatë asaj periudhe dramatike, shiitët (shiia) e themeluan organizatën e tyre politike me emër "Amall"( në arabisht-Shpresa). 

Gjatë periudhës së mesipërme, do të ketë luftime ose konflikte të përgjakshme të palestinezëve me falangën dhe milicinë e krishtërë- maronite. 

Në vitin 1979, izraelitët iu kishin ndihmuar të krishterëve maronit në ngritjen ose themelimin e milicisë (policisë) së tyre katolike të krahut ose ekstremit radikal ose djathtistë. Dikur me vonë, lideri i tyre, gjenerali Saa'd Hadad, do e shpalli në menyrë personale ose unilaterale shtetin e tij "Libani i lirë" të cilin në vitin 1984, do e zevendëndësoi Antonie Lahoud. 
Ndërkohë që akoma ishin aktuale konfliktët e ndryshme në mes grupëve ose klanëve rivale brenda komunitetit të krishtërë ose maronit. Sidomos ato në mes milicisë së Sulejman Franxhisë (Suleiman Franjiyeh) dhe forcave falangiste të Beshir dhe Amin Xhemailit, me ndërhyrjen anësore ose sporadike të ish presidentit Chamille Chamoun.
Ndërkaq, antagonizmat, averzionet, diskrepancat, divergjencat ose mosdurimet e njohura personale në mes Hafiz el Assadit Sirisë dhe Sadam Husseinit të Irakut, për shumë vite dhe dekada të tëra kishin patur influenca, referenca dhe interferenca të shumëta eksterne ose eksplikative në Liban, ku Siria i kishte të stacionuar (dislokuar) 3O. OOO ushtar. Gjatë asaj periudhe do të shfaqët edhe "Hezbollahu" radikal ose ekstremist i finansuar nga Irani etj.
Me fjalë tjera, muslimanët shiitë (shiia) dhe të krishterët maronit, gjithëmonë janë bërë bllok-kundër muslimanëve sunniitë (sunnii) në Liban. Plus (+) Izraeli.

Një digresion

Se këndejmi, në Gjirin (Golfin) e njohur Persiko-Arabik, thuhet se kanë lindur ose janë zbuluar shkrimi ose alfabeti i parë së bashku me ligjët e para njerëzore (qytetare), politike ose administrativo-juridike në Antikë. Në Babiloni, Mesopotami, Medi (Përsi), Asiri dhe kështu me radhë... Aty ku Hamurabi, Sargoni, Nebukardenazori, Aka (Akadiani), Baltazari dhe mbretër ose perandor të tjerë, shkruan, hartuan ose formuluan ligje ose kodekse të ndryshme ligjore, adminstrative ose juridike për t'i bindur, nënshtruar ose bërë bashkë grupet ose komunitetët e ndryshme etnike, fetare dhe kulturore të sumerëve, semitëve, urukëve, ugaritëve, akaitëve etj...Aty ku njerëzit, popujt, etnitetët ose komunitetët e ndryshme flisnin ose komunikonin dikur me njeri tjetrin ose me njëra tjetrën me gjuhë dhe dialekte të ndryshme, të pakuptimta, të përziera ose aglutinative para mëse 6OOO vitësh... Aty ku bota arabe ose muslimane, nuk mund të gjejnë paqën dhe qetësinë mes veti dhe me të tjerët. Me Izraelin dhe botën e zhvilluar kristiane ose perëndimore- sidomos.

 Amerikanët dikur e vranë në Irak ose Iran gjeneralin e njohur iranian, Kasem (Qazim) Sylejmani,  ku Sadam Huseini i Irakut dhe Ajatollah Homeini i Iranit së bashku me mullah-ajatollahët tjerë, dikur i panë "profetët" ose "pejgamerët e tyre" në ëndërr dhe zhvilluan një luftë të përgjakshme dhe shkatërrimtare në mes veti e cila zgjati plot tetë (8) vite rrjesht, dhe ku pati me miliona viktima njerëzore dhe shkatërrime të shumëta materiale, ekonomike, industriale, kulturore, arkitektonike etj. Duke i futur kështu popujt, vendët ose botën islame (muslimane) në luftëra, konflikte ose hasmëri të pafundme fetare, sektare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. E tërë kjo në emër të "sunnës" ose 'sunnitizmi' të përfaqësuar asokohe nga Sadam Huseni dhe 'shiitizmit" të përfaqësuar nga Imam Homeini dhe mullah-ajatollahët e sotëm në Teheran (Iran).
Shkaktarët, faktorët ose indikatorët e ndryshëm determinant dhe paradigmatik në këtë kontekst, janë të shumtë dhe të shumëfishtë. Gjenerali i vrarè, Kasem Sylejmani, njihej ose shihej si 'hero' ose 'ikonè ushtarake' e Iranit dhe bllokut shiit (shiia) nè rajon, gjegjèsisht si topterroristi ose armiku kryesor i SHBA-s atje. 
Në këtë apologji të përgjithshme diskursive, ekskursive, komparative ose analogjikr, në vazhdim ( ndoshta? ) sa për ilustrim, ia vlen të rikujtohen në sfond e kaluara e bujshme e 'katërkëndëshit të kulturave dhe civilizimëve të moçme' të Mesopotamisë, Asirisë Babilonisë dhe Persisë (Medisë) së bashku me armiqsitë ose rivalitetët e kahmotshme politike, ushtarake, strategjike dhe të tjera në mes fuqive të mëdha botërore atje.

Bëhët fjalë mbi Gjirin ose Golfin e njohur Përsiko-Arbabik ku thuhët se ndodhën rezervat ose pasuritë më të mèdha tè naftës dhe benzinës në globin tonë tokësor.
Atje pra, pos tjerash janë edhe problemët, luftërat, konfliktët, antagonizmat, divergjencat dhe diskrepancat e njohura në mes taborrëve ose blloqëve të rivalizuara sektare dhe ideologjike të shiitëve (shiia) dhe sunnitëve (sunni) që datojnë që nga viti i largët 622, gjegjësisht, 651 dhe deri me sot. Si kjo?

Siç dihet, me rastin e Haxhillëkut ( Postit ose Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 dhe 16 korrik të vitit 622 ( lëxo: "Anno Higrae" 15 -16 .O7. 622 )-Profeti Muhamet asokohe nepër vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe me largë, ishte takuar dhe njoftuar edhe me parimet, premisat, elementët dhe simbolet e ndryshme gnostike, gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropokulturore, spirtualiste, sociopsikologjike dhe të tjera të fesë kristiane (kristiane) dhe asaj ebreje ose izraelite në rajon. Për t´i ravijezuar, eksplorur, sistemuar, profilizuar, konvencionalizuar dhe bartur (inkorporuar) parimet dhe premisat e mesipërme të fesë kristiane dhe ebreje ose izraelite me fenë islame ose muslimane krahas librit të shënjtë të Kuranit, në kuadrin e "Sunnës" (lëxo: mësimet nga përvoja dhe Interpretimet e njohura fetare, kulturore, humaniste dhe metafilozofike të Profetit Muhamet), të cilat asokohe u konceptuan, akceptuan, përceptuan dhe anticipuan si një një reformë ose renesansë e madhe fetare, etikike, dialektike dhe metaestike në domenin e lartëpërmendur fetarë, sociokulturorë dhe sociopsikologjik të bashkëpunimit, tolerancës, bashkëjetesës, koekzistencës dhe harmonisë së preferuar fetare dhe sociokulturore në mes fesë muslimane, asaj të krishterë ose kristiane, fesë ebreje ose izraelite dhe kështu me radhë. 

Ndonëse, kishte edhe  të atillë që mësimet dhe interpretimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet nuk i pranuan dhe nuk i anticipuan kurrë asokohe e sot. E sidomos ata të bllokut ose taborrit të rivalizuar të shiitëve (shiia) që nuk e njohën dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë "Sunnën",  gjegjesisht, mësimet dhe predikimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet -krahas Librit të Shënjtë të Kur´anit. Për dallim  të sunnitëve (sunni) që e njohen dhe pranuan Sunnën.
Ndërkohë që antagonizmat, divergjencat, averzionet, disonancat dhe konfliktët e mesipërme sektare, konceptuale dhe ideologjike në mes shiitëve dhe sunnitëve do të thellohën akoma më shumë me rastin vrasjes ose vdekjës ( thuhet me thikë prapa shpinde ?!) të Imam Aliut nga ana e klanit familjarë të harixhitëve që asokohe ndodhëshin në lidhje ose aleanca të ndryshme me Dinastinë e njohur mbretërore ose  familjare "Omeja"( Omejada) te Mekës në Arabinë Saudite dikund në vitin e largët 651 apo, të Osmanit në vitin 656 etj.

Pa i harruar këtu edhe ndikimet ose reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të  "Dinastive" ose "Kalifateve" te njohura te Bagdadit dhe Damaskut, gjegjësisht, Kalifatëve "Omejada", Abbasida" dhe "Fatimida" dhe të ngjajshme.
Shih për këtë, bota e njohur arabe ose muslimane asokohe e sot, akoma vazhdon të jetë e ndarë dhe përçarë në grupe, shtete, organizata, parti ose levizje  të ndryshme fetare, sektare, politike, konceptuale, ideologjike, shtetërore, nacionale, historike, militare, paramilitare, ideologjike dhe të tjera, të cilat jo rrallë vazhdojnë t´i eklipsojnë dhe katapultojnë të kaluarën dhe traditat e lashta dhe aq të shquara fetare, kulturore, artistike, shkencore, filozofike dhe të tjera të botës së njohur arabe ose muslimane.

Në Siri si për shëmbull tani e një kohë të gjatë vazhdojnë të sundojnë Assadët që i takojnë klanit ose sektës së njohur të "alevitëve" (aleui) që janë pakicë në raport me shumicën e atjeshme të sunnitëve dhe të tjerëve në Sirinë e kontrstëve dhe diversietëve të shumëta fetare, kulturore, politike, historike ose ideologjike. 

Në Bahrein ndërkaq, pakica e sunnitëve ( me ndihmën e oborrit mbretërore të Arabisë Saudite etj.) vazhdojnë të sundojnë ose qeverisin mbi shumicën shiite.

 Në Jemen me tepër mund të bëhët fjalë për elemente ose instrumente të ndryshme ushtarake, diktatoriale ose despotike, si dhe për regjime ose pushtete të mirëfillëta fetare ose ideologjike. 

Në Mbretërinë Hashemite (Hashimite) të Jordanisë me tepër se 7O % të popullsisë së atjeshme janë me origjinë nga Palestina ku mbretërsha e bukur, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike- Rania dhe lobi i atjeshëm palestinez kanë ndikim të madh.

Në Irak luftërat dhe konfliktët e përditshme (të përgjakshme ) në mes shiitëve dhe sunnitëve nuk kanë të ndalur. 

Aty janë edhe kurdët, turkmenët dhe të tjerët që në Irakun e kontrastëve dhe paradoksëve të njohura janë faktorë. 

Në Liban, siç u cek me sipër, fraksionet, franxhitë dhe grupimet e njohura të Hammasëve, Hizbollahëve, Druzëve, Xhemailëve, Lahudëve, Harirëve dhe të tjerëve, edhe sot e kësaj dite e bëjnë dhe diktojnë ligjin. 

Në Palestinë grupimet paramilitare dhe ekstremiste të "Hamasëve"," Hizbollahëve" ," Fidainjëve" ( Martirëve) dhe të tjerëve.

 Ndërkaq, paqja, harmonia dhe stabiliteti i shumëpritur në botën e njohur arabe ose muslimane hëpërhë asgjëkundi nuk duken në horizont. 

Omejada" ,"Abaasida", "Fatimida" dhe Kalifatët e njohura të Bagadit dhe Damaskut:

Me afro 3 mijë vite histori dhe traditë të lashtë kulturore dhe qytetare: Damasku ( kryeqytet i Sirisë) dhe Bagdadi ( kryeqytet i Irakut) -për shumë shekuj dhe dekada me radhë, vazhdojnë të bartin epitetin e kokave krenare dhe kryengritëse të botës, kulturës dhe qytetrimit të njohur arab ose musliman. 

Në Damask (Siri)-u ngritë ose themelua Kalifati i njohur arab"Omejada", i njohur si "Kalifati i Damaskut", ndërkaq në Bagdad (Irak)- u ngritë ose themeluar Kalifati tjetër arab "Abasida", i njohur si "Kalifati i Bagdadit". Pa i harruar këtu edhe biblotekat dhe univerzitetët e famshme të Damaskut, Alepit (Halep ose Alepo), Bagdadit, Kajros, Amanit dhe kështu me radhë, ku për shumë shekuj lulëzuan dhe shkëlqyen arti, kultura, letërsia, filozofia, medicina, farmacia, matematika, astronomia, logjika, psikologjia dhe shkencat tjera.

Alepi (Alepo ose Halep): Me afro 6 mijë (6OOO) vite histori dhe traditë të lashtë dhe aq të lavdishme,-ishte qyteti më i madh dhe më i njohur i Sirisë së para luftës. Jo vetëm i Sirisë, por njeri prej qytetëve ose metropolave më të lashta, më të bukura dhe më interesante në të gjithë globin tonë tokësorë. I njohur përndryshe si Perlë e Lindjes së Mesme dhe më largë, apo, siç e quanin shpeshherë qyteti i citadelave, arkeduktëve, muzeve (muzeumëve), kështjellave, pallatëve, rezidencave, hoteleve, biblotekave, librarive ose medresëve të shumëta.... Qyteti i Salajdinit, Nuredinit, Al Naserit etj....Duke menduar në Xhaminë dhe Medresën e Madhe "Al F. Madrasal" ose "Omejada" (Umayyada) në Alep, Muzemumët (Muzetë) e njohura "Bejt Gazelah", "Al Rrahman", Muzeun Nacional të Alepit, "Babë Al Naser", "Babë Al Hadid", "Babë Al Faraj (Al Faraxh)", Kullën e Sahatit", Ndërtesën impozantë të Univerzitetit të lashtë të Alepit, Selinë e Kishës Katolike të Sirisë, Parkun Nacional (Sabël Public Park) të Alepit, "Biblotekën e Nuredinit" , hotelet "Baron", "Sheraton" etj. Ndaj, pa stisje ose modesti të tepruar, le të me lejohet të thëm në vazhdim se historia ose e kaluara e metropolit të lashtë të Alepit, është e shkëlqyer, impresionale, sensuale, miqësore, shoqërore, konvencionale, botërore ose planetare. Me vlera të njohura globale ose universale. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe substanciaoitetin antikë dhe subjektivitetin modern të qytetit të lashtë ose historikë të Alepit, i cili me 2.2 milion banorë, ishte edhe qyteti më i madh i Sirisë së paraluftës. Ndërkaq, sot pjesa me madhe e tij në ruina ose gërmadha lufte. Mjerisht. Nè Alep kishte edhe shumè shqiptar.
Yjet dhe Zoti (Hyji) ynë i përbashkët në qiell, vlerat e njohura hyjnore, globale ose universale të jetës sonë në tokë së bashku me qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë, paraqesin si të thuash "mbretërinë e posaçme" në kuader të syzimit, singularizmit, transcendentimit, koperimit, dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur empirik, evolutivë, dialektik, organik dhe pozitivistë në mes religjionit dhe shkencës ose filozofisë.', do thoshin dikur ilumiistët.

Damasku: Kryeqyteti ose qëndra rezidenciale e Serisë, me 1.9 milion banorë, qyteti i dytë (pas Alepit) për nga madhësia dhe numri i banorëve në Siri. Selia e njohur e "Dinastisë Omejada"ose "Kalifatit të Damaskut" në mesjetë. Qyteti i sheshëve, rrugëve, bulevardëve, distriktëve, tempujve, pallatëve ose objektëve të panumërta sakrale, monumentale ose historike. Me Xhaminë e famshme "Omejada (Umayyada) në qëndër të tij, pallatin e njohur "Azim", tempujt ose kështjellat e njohura si "Suq Al Hamidia", "Xhabal Qasiyn", "Çan As'ad Pasha", Xhaminë e njohur "Sayydah Raqayya", "Baba Sharki", sheshin "Omejada" (Umayyada), rrugën e famshme "Al Hamra", Muzeun e Sulltan Salajdinit, pallatin e Zajnib bin Aliut, Xhamitë dhr Medresët e shquara si "Al Zahra, "Abu Rrahman", Babë Musalah", Sheikh Sahdi", shtëpinë e bekuar kristiane të Shën Aninisë, distriktin e njohur ebraik ose izraelitë, masivin e ndërtesave monumentale ose impozante të Univerzitetit të shquar të Damaskut, citadelat e njohura të Damaskut, biblotekat dhe libraritë e shumëta, hotelet, rezidencat dhe pallatët e praruara dhe shkëlqyera me drita, shandane ose llambadare prej neoni, kristali ose porcelani që rrijnë ndezur dhe bëjnë dritë ditë e natë....Universiteti i famshëm i Damaskut si shëmbëlltyrë, instancë morale dhe institucion i fuqishëm mendor, shpirtëror dhe kulturor i shtetit dhe popullit sirian ose asirian etj. Të njohura gjithashtu janë edhe vëra dhe dredhëzat siriane. 

Për fund:

Ata që kanë studiuar farmacinë, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë kanë themeluar, në principe shkencore, farma­kologjinë si shkencë. Arabët e shpikèn (zbuluan) metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret. Vetëm në Damask, Alep dhe Bagdad, ishin me tepër se 60 barnatore të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. Vetëm Bagdadi, Alepi dhe Damasku kishin me tepèr se katër spitale të mëdha. Arabët ose muslimanët, kanë lënë ndikim të thellë e të pashlyeshëm edhe në mendimin dhe intelektin e njohur evro­perëndimorë. Në astronomi, ata ishin të parët qè ndanë globin tokësor në meri­dia­në. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade. Llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kub ka globi tokësor.

 Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhë eklipsi i Diellit dhe Hënës. Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, pa gravitacion ose fushë magnetike, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe astrofizicientët e sotëm. 

Arabët ishin të parët që ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. Të parët, i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët e ndryshme evropiane ose gjithëbotërore, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe. 

Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit. Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë (Stamboll) dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët.

Arabë kanë lënë gjurmë të pashlyera edhe në Spanjë...Sidomos në Kordobë, Kadiz, Alikante, Sevilë, Toledo, Malaga, Mursia si dhe në qytete tjera të Andaluzisë etj. 

Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba, Kadizi, Alikante, Granada,Toledoja etj. i kishin me mijëra banjo. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë. 
Profesorë, shkenctarë ose studiues eminent nga Perëndimi, pohojnë se nga "Sunna" dhe libri i shënjë i "Kur'anit", kanë lëxuar dhe mësuar për jetën dhe traditën e Pejgamberit (Profetit) Muhamet dhe pas gjithë kësaj, e tërë kjo mund të përmbledhet në maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç All-llahut (Hyjit) dhe nuk ka ngadhë­njyes tjetër, përveç Zotit (Hyjit).  Kjo është baza e besimit islam. Pas kësaj, vjen urdhri për faljen e namazit, i cili, sipas Islamit, është lidhje shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit. Pas namazit, pason zekati, një pjesë e caktuar e pasurisë, që muslimani i pasur e ka për obligim t’ia japë vëllait të tij me të varfër. Pas atyre të dyjave, vjen Agjërimi ose Ramazani, i cili ka për qëllim frenimin e epsheve dhe arritjen e dëlirësisë shpirtërore. Ndërsa, parimi i pestë i Islamit është haxhxhi.Të gjitha fetë kanë vendet e tyre të shenjta, drejt të cilave besimtarët ia mësyjnë për t’u pastruar nga veprat e këqija dhe mèkatet. Bagdadi, Damasku, Alepi, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Kajroja, Amani, Bejruti, Granada, Kordoba, Kadizi, Alikante etj. ishin qendra kulturore, prej nga iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë. 

Popujt e Evropës, në periudhën e mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencèn. 

Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse Bagdadi, Damasku, Alepi, Kajro, Amani, Aleksandia,Toledoja, Kordoba etj., ishin përplot uni­versitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me labo­ratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën e njohur shkencor ose metodoogjike. Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë dhe ata evroperëndimorë. 

Etja e muslimanëve për dije dge zbulime shkencore, ishte në kulm. Ajo ishte pre­zente deri në atë masë, saqë halifët (kalifët) e Bagdadit dhe Damaskut..përdornin të gjitha mjetet që të nxisnin dhe të sillnin në oborret e tyre shkencëtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Njëri prej tyre shkoi aq larg, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundim­tarit të Konstandinopojës, për ta detyruar që t’i lejonte një matematikani, që të vinte në Bagdad dhe Damask dhe të ligjëronte atje.
Ndryshe nga kjo, duke filluar në truallin e njohur të Kartagjenës së lashtë Antike (Tunizia ), për t´u puçur dhe vazhduar në Egjipt dhe tutje, tutje..nepër vende dhe rajone të ndryshme arabe ose muslimane që paraqesin si të thuash "harkun" ose "katerkëndëshin e madh" të kulturave dhe civilizimëve të moçme të Kartagjenës, Egjiptit, Babilonisë, Asirisë, Medisë (Persise) ose Mesopotamisë: Revolucioni Dialektik dhe Metaestetikë" së bashku me Logjikën e Re ("Logicae Novae") shkëncore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose musliman në mesjetë. Gjegjësisht, nga filozofët, dijetarët ose kulturologët e njohur arab ose musliman të oborrëve të njohura mbretërore dhe kulturore të Sasanidëve dhe të tjerëve nepër vende ose rajone të ndryshme të Gjirit të njohur Persiko-Arabik. Duke i veçuar këtu shkrimet, veprat dhe interpretimet e shkëlqyera të Avicenit, Al Kindit, Ibn Baggit, Al Gazalit, Averit ose Averosit, Ibn Rushdiut, Al Hvarzimit, Al Farganit, Ibn Haldunit, Ibn Arabit, Al Birunit , Al Hakimit dhe Al Mansurit ( themeluesve ose arkitektëve të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabit ose Al Xhebrilit ( nga i cili ka rrjedhur edhe emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit.. ) dhe të tjerëve në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, medicinës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, gneseologjisè, didaktikës etj...Të cilët asokohe si të thuash e reformuan, emancipuan dhe eksploruan Evropën dhe civilizimin e gjithëmbarshëm botëror ose ndërkombëtar.
Për me tepër ndërkaq, filozofia e përgjithshme fetre dhe kulturore, universalitetin e saj global ose globalitetin universal së bashku me metafizikën e moralit, substancialitetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkohorë, siç dihet i kanë hasur dhe zbuluar pikërisht në "kopshtin" e lartëpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve dhe dijetareve te njohur arabë ose musliman. Respektisisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijezimet, konturimet, konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëeve ose dijetarëve të tjerë antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur artab ose musliman në mesjetë. Për këtë fakt, në vargun e shumë syrësh, na bëjnë të qartë edhe Toma Akuinski, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny në librin e tij të njohur me titull "Profeti Muhamet dhe Karli i Madh", Herman dhe Ante Dlmatinski nga Kroacia, në stilin dhe cilesinë e njohur të përkthyesve dhe intërpretëve të shkëlqyer ose kryesorë të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Kordobës në Spanjë si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë evropian dhe të tjerë në sfond. Nga arabèt, evropianet dhe tè tjerèt i mèsuan artet ose zanatet (profesionet) e ndryshme tè pèrpunimit tè letrès, stoferave tè ndryshme ose pambukut, kartemonedhave ose letrave me vlerè, arit, arkitektures, dramès, teatrit etj.
Se këndejmi, e ngritur dhe themeluar nga pjesëtarët e " Dinastisë Omejada", gjegjësisht, nga Kalifët e njohur Arab të " Kalifatit të Kordobës": Universiteti dhe Bibloteka e famshme arabe e Korodobës (Cordoba) me më tepër se 45O.OOO libra ose vepra të ndryshme shkencore ose metodologjike nga fushat e njohura të filozofisë, astronomisë, fizikës, gjeografisë, mjekësisë (medicinës), logjikës, etikës, matematikës etj., ishte universiteti dhe bibloteka me e madhe dhe më shquar gjithandej globit në atë kohë. Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë.

Meqë fjala mbi "Dinastitë" ose "Kalifatët" e njohura "Omejada" dhe "Abassida" të Damaskut (Siri) dhe Bagradit (Irak), respektivisht, mbi shkëlqimet e tyre shkencore, fetare, kulturore ose akademike për disa shekuj me radhë: Do shtuar në fund se Kalifi i njohur i Bagdadit, Mamuni dhe dikur me vonë edhe Harun el Rashidi etj.., asokohe rrënzë brigjëve të njohura të Lumenjëve të famshëm të Babilonisë, metropolën e njohur të Bagdadit e kishin ngritur dhe promovuar në një qendër ose metropolë të shquar shkencore, universitare ose kulturore më shkëlqime të njohura globale ose universale gjithandej globit tonë tokësorë  Duke i ftuar dhe punësuar shkenctarët, dijetarët ose mendimtarët me të shquartè kohës nga Arabia, Përsia (Irani), Evropa dhe kështu me radhë në Universitetin ose Akademinë e Lartë Shkencore ose Pedagogjike të Bagdadit ku gjuha arabe ishte "gjuhè e lartë " shkencore ose akademike e njerëzve të ditur, eruditë ose poliedrikë. Asokohe qyteti ose metropola e njohur e Bagdadit, me më tepër se 1 milion banorë, ishte qyteti ose metropola me e madhe dhe më e famshe e botës që nga shekulli shtatë (7) dhe deri dikur vonë në mesjetë. Përkatësishtë, deri në fillimin e luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave dhe djegies (kalljës) dhe plaçkitjes së Bagdadit nga bandat dhe hordhitë tataro-mongole dhe të tjera.

 Krahas qytetit ose metropolës së njohur të Bagdadit ku ndodhej edhe selia e "Kalifatit Abassida": Aty ishte edhe qyteti ose metropola tjetër fetare, shkencore, univeersitare ose kulturore e Damaskut (gjithashtu me mbi 1 milion banor) ku ndodhej selia ose rezidenca e Kalifatit tjetër Arab "Omejada".
Bagdadi dhe Damasku në mesjetë ishin qytete milionëshe dhe metropola të shquara shkencore, universitare ose kulturore të botës arabe dhe me gjërë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat