Krimineli i luftës në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë Aleksandër Vuçiq, kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Opinione

Krimineli i luftës në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë Aleksandër Vuçiq, kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 qershor 2021 Në ora: 13:02
Adem Bytyçi

Negociatatë Kosovë ‐Serbi, për të arritur një marrëveshja paqësore pas një lufte gjenocidale anti shqiptare të Serbisë në Kosovë kanë filluar qysh moti.

Ka patur shumë takime janë arritur disa marrëveshje , por në asnjë takim Presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, me ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, nuk ka kërkuar hapjen e arkivave të UÇK-së.

Tani , pasi z. Kryeministri Albin Kurti , në takimin për herë të parë në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin, kërkojë që Serbia t'i kërkojë falje Kosovës për gjenocid, të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale dhe ta njoh pavarësinë e Kosovës, Aleksandër Vuçiq, krimineli i luftës së Bosnjë-Hecegovinës në periudhën e regjimit fashist të Millosheviqit , fillojë të luaj rolin e viktimës, në vend që të kërkojë ndjesë për krimin e luftës gjenocidin kundër popullatës shqiptare në Kosovë, kërkon hapjen e Arikivave të UÇK- së, me demek sipas këtij krimineli të luftës së Bosnjës Hercegovinës ,Serbia qenka "viktima" ndërsa Kosova " "Agresori" , një mënyrë e vjetër në logjikën nacional shoveniste serbe në arsyetimin e krimeve serbe ndaj popujve tjerë , thua se nuk po e ditka bota se kush ishte agresori e kush viktima në luftën e fundit Serbi - Kosovë 1998/99.

As Kosova dhe as UÇK-ja , nuk kanë çka të fshehin, sepse kanë zhvilluar një luftë të pastërt çlirimtare kundër një ushtrie fashiste serbe e cila pas kryerjes të masakrave më të llohtarshme, krimëve më makabre të luftës kundër popullatës civile të pa fajshme shqiptare në Kosovë e detyrojë Bashkësinë Ndërkombëtare të ndërhynte ushtarakisht kundër një ushtrie të tillë kriminale serbe për të shpëtuar nga zhdukja e sigurt e një popullate të terë.

Serbia është ajo që duhet t'i hap arkivat Ushtarake të saj , sepse ajo e di ku janë varrezatë masive me trupa të shqiptarëve në Serbi , të cilët sa të vdekur dhe sa të gjallë e pastaj i ekzekutuan , për t'i zhdukur gjurmët e krimit trupat e civilëve shqiptarë i varrosen në varre masive në lokalitet të ndryshme nëpër Serbi.

Serbia , saktësisht e di ku gjenden varrët masive të shqiptarëve në Serbi por heziton t'i tregojë, dhe për turpin e botës BE-ja, heziton të bëjë presion për të treguar edhe varrezën e fundit masive në Serbi me trupa të vrarë e të masakruar të shqiptarëve në Kosovë nga Ushtria dhe policia fashiste e shtetit serb.

Përderisa takimet në Bruxel në mes Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, kriminelit të luftës së Bosnje Hercegovinës dhe të luftës në Kosovë vazhdojnë , disa analistë dhe opozitarë sharllatan e dogmatikë sugjerojnë për kompromise në mes Kosovës dhe Serbisë ,në sinkreon edhe me kërkesën e Presidentit Serb Alexandër Vuçiq , i cili në së cilin prononcim të tij thotë nuk ka Marrëveshje pa kompromisë, e për Kosovën nuk mund të kët kopromisë më të dhimbshëm se Plani i të dërguarit special të KS, të OKB-së, për pavarësinë e Kosovës ,Martih Ahtisarit.

Është koha e fundit ,që Pozitë dhe opozitë të bëhen bashkë për t'i thënë Serbisë stop me koncesione, në të kundërten për ata që e njohin të kaluarën e politikës hegjemoniste serbe ndaj tokave të shqiptarëve, Serbia kurrë nuk do të mjaftohej me koncesione në dëm të sovraniteti dhe inegritetit teritorial të shtetit të Kosovës .

Serbia kurrë nuk do të kishte pranuar të hynte në negociata me shqptarët për çështjën e Kosovës , sikur mos të ëndrronte se në fundin e këtyre negociatave , Serbia do të jetë ajo që do vendos se si do fuksiononte shteti i Kosovës.

Në qoftëse klasa politike e Kosovës akoma nuk ka arritë ta kuptojë këtë qasje të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës , atëherë nuk i'a vlenë të shpresohet se Kosova e ka një klasë politike të shëndetshme që mendon për të ardhmen që e meriton Kosova dhe qytetarët e Kosovës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat