Platforma me Serbinë, njohja e Kosovës!

Opinione

Platforma me Serbinë, njohja e Kosovës!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 21 qershor 2021 Në ora: 18:05
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Mirëpo, në këtë rast, do të ringjallej (si FENIKSI nga zjarri) heroi gjithëkombëtar Adem Jashari dhe UÇK-ja e lavdishme heroike me përshëndetjen betuese “MIRËMENGJES SHQIPËRI ETNIKE”!

*** Duke mos e ngatëruar interesin privat personal a grupor, këtë koment të shkurtër  e shkrova vetëm për hir të së vërtetës, se Albin Kurti nuk  e tradhton Kosovën e as kauzën gjithëkombëtare shqiptare, pavarësisht  çka flasin të tjerët për poena politike dhe për inetresa të ndryshme karrieriste.

Prandaj, si miqtë, ashtu edhe armiqtë e tij, duhet ta kenë të ditur se POPULLI LIRIDASHËS  SHQIPTAR  i  Kosovës nuk është në konflikt me Albin Kurtin, por me Serbinë e  Aleksandër Vuçiqit. Ndaj, merruni me Vuçiqin, me Daçiqin, me Bërnabiqin, me Vulinin dhe me patriarkun serb Perforije, jo me kryeministrin Albin Kurti. E gjithë kjo amalgamë shtetërore dhe kishtare serbomadhe përmes Dialogut të Brukselit po kërkon kthimin e Kosovës nën Serbinë kolonialiste (1912-1999).

Pra, mos dilni nga kjo “temë”, sepse ky është problemi, jo Albin Kurti. Mirruni me Serbinë dhe me Aleksandër Vuçiqin, jo me kryeministrin e juaj legjitim dhe legal, i cili e ka mbështetjen e shimicës dërrmuese të popullit.

Vetë e keni zgjedhur, askush nuk ua ka imponuar, tash iu takon ta dëgjoni dhe ta përkrahni politikën e tij drejtuese shtetërore.

Ata që e kanë përqafuar dhe lënë të hapur  Dialogun e Brukselit. Ata janë fajtorë dhe përgjegjës kryesorë, jo Albin Kurti !

-Kritikoni “aminuesit” dhe përqafuesit e Dialogut të Brukselit, gjatë një dekade të plotë (2011-2021) nuk kanë pasur kurrfarë platforme dhe, kurrfarë rezultati konkret për arritjen e ndonjë marrëveshjeje paqësore me Serbinë, por dështuan ashtu sikurse dikur Ibrahim Rugova me politikën e tij  paqësore 10-vjeçare(1989-1999).

Kurti e “paralizoi”  Vuçiqin me kërkesat e tij !      

Në takimin e Dialogut të Brukselit, më 15 qershor 2021, Albin Kurti (kryeministër i qeverisë së Kosovës)  i tha presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq : “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën?”. Ndërkaq, Vuçiqi  i “trullosur”  nga kjo pyetje e papritur (sepse nuk ishte mësuar nga bashkëbisedeuesit e mëparshëm shqiptarë në Dialogun e Brukselit, t’ia kishte bërë një pyetje të tillë) iu përgjigj prerazi  Albin Kurtit : “Kurrë nuk do ta njohim Republikën e Kosovës”.  Me kaq,    u mbyll  “takimi historik” Kurti – Vuçiq, më 15 qershor 2021.

Kjo ishte  kërkesa racionale politike, diplomatike, kombëtare dhe shtetërore e kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. S’ka platformë tjetër alternative, kushdo që ta ketë propozuar nga pala shqiptare, do të ishte e gabuar dhe e papranueshme për popullin shqiptar të Kosovës.

 Albini ia tha të vërtetën Vuçiqit, s’ka dialog pa njohjen e Kosovës !

Pa asnjë dyshim, edhe unë, troç do ia thosha këtë Aleksandër Vuçiqit : -Njih Kosovën, pastaj bisedojmë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Ndryshe, s’kemi për çfarë të bisedojmë fare, sepse nuk kemi luftuar dhe, nuk kemi derdhur lumenj gjaku, që të nënshkrujamë “paqe” nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale. Këtë të vërtetë të pakundërhtueshme ua kam thënë botërisht qe më se tri dekada (1990-2021), që nga Lubjana në Gazetën “Liria për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut” (të Editorit Ramadan Marmullaku, ish-ambasador) deri në Prishtinë,  në Shkup,  në Tiranë e në Amerikë.

Në vend se ta përfolim Albinin, ta kritkojmë Vuçiqin, i cili me parullën e tij kërcënuese po provokn luftë në Kosovë?!

Ne, nuk jemi në konflikt me Albin Kurtin, të cilin e kanë votuar mbi “51% “ të elektoratit zgjedhor më 14 shkurt 2021, por me Serbinë kolonialiste, e cila përmes Dilogut paqësor të Brukselit po synon të rikthejë sovranitetin kolonial të saj në Kosovë. Ky është problemi, jo Albin Kurti, o  badihavgjinj  dhe interesgjinj të kohës vurratë.

Të lihen anash interesat e ngushta personale e partiake dhe private, mbi të gjitha ta mbrojmë interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës !

Pra, të mbështetet  kërkesa e Albinit, së pari, njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, pastaj  “tema”  të tjera.

Tjetër nuk kemi se çfarë të bisedojmë me presidentin Aleksandër Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq dhe me kryeparlamentarin Ivica Daçiq të Serbisë. Pasi ta kenë njohur Republikën e Kosovës, atëherë krijohen premisat, kushtet dhe rrethanat normale për debatimin e çështjeve të tjera, që janë me interes të dyanshëm për  bashkëpunimin dhe për normalizimin e marrëdhënieve reciproke të dy shteteve fqinje të barabarta. Ndryshe, çdo  debat me palën negociuese serbe, është në dobi të politikës kolonizuese dhe neokolonizuese të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit.

Po qe se duam ta mbrojmë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, asnjë “temë” tjetër NUMËR NJË (1) nuk duhet të debatohet me palën serbe në Dialogun e Brukselit (2011-2021). Kjo është PLATFORMA politike dhe diplomatike e Kosovës. Nuk ka hapje të Dialogut  me “tema të zgjedhura” të palës negociuse të Serbisë, presidenti i së cilës, Aleksandër Vuçiq po deklaron se “kurrë nuk do ta njohim Kosovën”.

-Edhe  ne duhet t’i themi se kurrë nuk do të debatojmë për revidimin e statusit politik, juridik dhe kushtetues të Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, mbase ai është mbyllur më 17 shkurt 2008=Nuk ka më Kosovë shqiptare nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Prandaj, nuk duhet të harxhojmë kohë kot nëpër media të ndryshme, kinse duke “analizuar”   qëndrimin  dhe “temat” e kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti. se çfarë dhe, si do të duhej të fliste me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në takimin e tyre në Bruksel, më 15 qershor 2021.  

Sa më  sipër, Albin Kurti nuk e tradhton Kosovën! Kini kujdes mos e kontaminoni florën dhe fuanën e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës. 

Prandaj, fare mos u shqetësoni e as mos u frikësoni nga shpifjet, nga spekulimet, nga mashtrimet dhe nga manipulimet e ndryshme  të diletantëve të ndryshëm, se gjoja Albin Kurti  “nuk ka platformë” për dialogimin me Serbinë, ngase  Platformën e tij e pamë në TV dhe e lexuam në masmedia se pa njohjen e Kosovës, nuk ka marrëveshje me Beogradin. Kjo është platforma, o fatzinj, e cila nuk pranon formimin e kurrfarë “Srpska zajedince” brenda shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. 

Së fundi, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se, kushdo që ta nënshkruajë  “Srpska zajednicën” nuk do ta ketë mbështetjen e popullit, as të Kushtetutës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat