UE ka dështuar në dënimin e gjenocidit serbomadh

Opinione

UE ka dështuar në dënimin e gjenocidit serbomadh

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 21 qershor 2021 Në ora: 21:17
Muhamet Kelmendi

Pas LDB në Ballkan u bë gjenocidi më i rëndë nga shteti serb. Ranë nga dora gjakatare serbomadhe me qindra e mijëra veta në Ballkan.

U mbushen varret me njerëz të masakruar.

Derisa në Bosnjë e Herzegovinë ishte përgjegjës ushtri kriminale serbe, në Kroaci e në Kosovë, dhuna dhe gjenocidi u krye nga shteti serb.

Në Kosovë u masakruam mbi 13 mijë veta dhe u dëbuan mbi 1 milion shqiptarë jashtë vendit. Nga ky shtet serb nëpërmjet kriminelëve u përdhunuar mbi 20 mijë femra shqiptare dhe u shkatërruan rreth 150 mijë objekte të ndryshme.

Këtë dhunë dhe gjenocide pas luftës nuk e dënojë UE dhe SHBA me masa penale përgjegjëse.

Dënimi do të ishte protektorati mbi Serbinë.

Kjo nuk u bë.

Megjithatë, nuk mund të përjashtohen nga përgjegjësia njerëzit e pushtetit të dhunës serbomadhe. Këtu është fjala te krimineli Vuciq, Vulin, Daciq etj., që ishin bartës të gjenocidit në Kosovë.

Dështimet në dënimin e krimit serbomadh u bënë nga Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës dhe natyrisht vete UNMIK dhe EULEX dështuan në luftimin e këtij krimi makabër serbomadh.

Deklarata e Simmons nuk ka fare peshë kundruall fakteve të theksuara. Mund të ketë mendime e mendime mbi këtë, por fakti i dështimit të UE mbetet. Mbetet fakti se krimi serbomadh është toleruar dhe tash nga UE dhe nga SHBA, pa bërë fjalë për OKB-në, po bashkëpunohet me kriminelët.

Kjo formë e punës ka krijuar forcë dhe tash kriminelët serbe po marëshojnë përpara. Tamam sikur vendin e tyre të ishte gjakosur.

Ky është turpi i UE dhe cdo shteti tjetër në botë që thirrjet në demokraci dhe në liri.

Kështu u forcua shteti serb dhe u ndërruan pozicionet. Kriminelët serb dhe Serbia nuk gjendet në Den Hagë për të u përgjigjur për gjenocid por Kosova si vend.

Nuk më dhimbsen individët shqiptare. Më dhimbset drejtësia dhe fakti se kështu UE i forcojë kështu shtetet kriminale dhe dha për të kuptuar se forca nuk njeh drejtësi.

Kjo të dërgon natyrisht te fakti se Kosova dhe organet e Kosovës, vetë duhet të i ndjekin kriminelët serbomëdhenjë dhe të përpiqen që domosdo të padisin shtetin serbe për gjenocid.

Në fakt kjo mospërgjegjësi duhet të jetë edhe fakt në raportet e shtetit të Kosovës me shtetin serb dhe edhe me ndërmjetësuesit e UE dhe të shtetet nga vijnë ata. Janë këto 5 shtete të UE që kanë bllokuar përgjegjësinë serbe dhe tash e kanë vënë Kosovën me shpatulla për muri.

Kosovar ka shtetin.

Mbi atë kërkohet dialog me shtetin serb. Asgjë jashtë shtetit nuk duhet bërë dhe kurrë mos të nënshtrohen.

Tash po shkon Kurti në France. Takimi është për dialog me shtetin serb. Natyrisht se Franca e krijoi Veriun e Kisoces dhe tash po bënë presion për Asociacion serb në Kosovë.

Këtë kërkesë franceze duhet refuzuar. Franca duhet të tregohet se është bartëse e Kartës mbi liritë dhe të drejtat e njeriu. Si shtet i tillë kërkohet të angazhohet në përgjegjësinë penale të kriminelit Vuciq etj.

Z.Macron priti disa herë Vuciqin në Paris, ai ishte edhe në Beograd. U takua me kriminelët serbomëdhenjë, u premtoi atyre të ardhme në UE.

Por, mos kështu, Franca u dha forcë kriminelëve në Beograd!

Natyrisht se po.

Tash krimineli Vuciq, Vulin e Daciq po paraqiten si të fuqishëm.

Këtej dështojë UE dhe i tërë faktori ndërkombëtar. Këtu u dha shembull se dhuna po vlerësohet dhe tash po ecet në rrugën e shkatërrimit të Republikës.

Jo.

Kosova nuk ka ku shkon.

Ka humbur mjaftë njerëz dhe vend. Ose tash o kurrë vendi i ynë kërkohet të jetë i qëndrueshëm dhe kurrsesi mos të dakordohet me planet shkatërrimtare të Republikës.

Vetëm si unike në territor dhe në shtet unitar ka perspektivë Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat