Është koha që mos të mbesim në margjina të civilizimit

Opinione

Është koha që mos të mbesim në margjina të civilizimit

Nga: Skënder Mulliqi Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:07
Skënder Mulliqi

Do të ishte tragjike nese politika bëhet shkaktare e getoizimit të Kosovës.Mbetem të izoluar si shtet dhe si popul qe 22 vite, nga politikat jo produktive, por edhe nga lojërat politike te disa shteteve te BE-se. Dhe, kaptinë e veqantë e politikës tonë shumë vjeçare është kundërvënja njeri- tjetrit sikur mos të ishim të një gjaku! Kjo po vazhdon të vështirëson punën tonë në planin e mbredshem politikë dhe në planin e jashtëm.

Tensionët të cilët po i ngrisin politikanet në lidhje më temat e ndijeshme të interesit shtetëror dhe nacional, shtojnë dron të ndarjës qytetare që do të na sjellë edhe të ndonjë e pa mirë .Duhet përfundimisht të tregojmë mençuri politike dhe vetëdijësim qytetarë që të evitojmë qdo të keqe e cila do të përmbyste përspektivën e shtetit të Kosovës.

Shoqëria e jonë e ka rastin më pushtetin e ri t'i kthehet të ardhmës. Kemi rastin e mirë të ndërtojmë shtet si duhet, shtet tolerant dhe të barabartë për të gjithë, shtet që inkuadrohet në Evropën e Bashkuar. Nuk na duhet kapitujt nga e kaluara jo e mirë e historisë.

Kjo do të ishte brengosëse. Së si do të jetë e ardhmja jonë mbetet të shihet. Elitat politike duhet të janë të vetëdijshme së politikat jo parimore, mund të na dërgojnë në theqafje kombëtare. Uniteti është prioritet i qdo politike largpamëse. Nga çdo politikë e keqe duhet të disitancohemi, së vetëm më këtë logjikë edhe mund te ecim sigurtë përpara.

Gjithmonë duhet t'i kujtojmë dhe të përkulemi për gjithë ato viktima të agresionit shovinsit serb në luftën e fundit çliritmare. Kur ekzsiton mençuria, vjen në shprehje edhe uniteti për ta kthyer fletën e një jete të re dhe shumë më të lumtur.

Fatkeqësisht disa sikur nuk po e kuptojnë dhe sikur po fshehën mbrapa popullit duke e dërguar ate në rrugën gabuar. Protagonistët e nje politike të tillë konfliktuoze shpresojmë që do mbesin mbrapa si një ëndërr e keqe. Të shpresojmë gjithashtu së kan ardhur në pushtet njerëzit e përgjegjshem, të cilët do të bëjnë më të mirën për Kosovën dhe popullin,

Është koha që mos të mbesim në margjina të civilizimit. Duhet përfundimisht të tregohemi të mençur..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat