Për serbët e Kosovës, as më shumë e as më pak se për shqiptarët e Kosovës Lindore

Opinione

Për serbët e Kosovës, as më shumë e as më pak se për shqiptarët e Kosovës Lindore

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:38
Mr.Ali Hertica

Kanë kaluar dhjetë vite që kur ka filluar dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, fillimisht si dialog teknik e pastaj i avancuar në dialog politik, duke u fokusuar kryesisht në të drejtat e serbëve në Republikën e Kosovës, por çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore- Lugina e Preshevës, asnjëherë nuk është nxjerr në tavolinë si kusht paralel i zgjidhjes së çështjes së pakicave nga ana e ekipeve të Kosovës në këto bisedime. Kjo temë duhet të merr epilog dhe të vendoset tash në adresën e duhur. Nuk mundë të ketë favorizim për serbët e Kosovës dhe diskriminim për shqiptarët që jetojnë në Serbi në komunat me shumicë shqiptare.

Këto ditë kemi qenë dëshmitar të një vizite përmbajtjesorë të përfaqësuesve shqiptar nga Lugina e Preshevës, në Kosovë, dhe takimet që kanë zhvilluar ata më zyrtarët e lartë të shtetit. Brenga e përfaqësuesve të zgjedhur të Luginës në institucionet lokale dhe atom qendrore tani më dihet, të drejtat nëpërkëmbura nga pushteti serb dhe politika e diskriminimit me tendencë të zbrazjes së Kosovës lindore nga popullata shqiptare. Prandaj tani më kur dialogu me Serbinë ka nisur dhe pritet të zhvillohet me një dinamikë të re, po bëhet temë e domosdoshme që nuk mundë të anashkalohet, edhe zgjidhja paralele e të drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, në kudër të Serbisë me standarde të njëjta të cilat Serbia po i kërkon në vazhdim të dialogut, për serbët e Kosovës, me Bashkësinë e komunave Për një platformë të tillë të kundërvënies Serbisë në dialog, kanë biseduar para takimit që do të zhvillohet mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kryeministri Albin Kurti dhe Shaip Kamberi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, së bashku me shefin e tij të kabinetit, Rahim Salihun. Siç është njoftuar edhe nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Kamberi kanë biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi. Po ashtu theksohet se Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në fokus të këtyre zhvillimeve Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur edhe kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe këshilltarin komunal të Medvegjës, Fehmi Beha, me të cilët bisedoi për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në këto tri vendbanime dhe në viset e tjera në Serbi në prag të takimit të radhës për vazhdimin e dialogut në Bruksel me Presidentin Serb Vuqiqi. Tani me kjo temë duhet të hapet dhe të jetë pikë e bashkimit si kërkesë e gjithë spektrit politik të Kosovës.

Pra kërkesa për zgjidhje të njëjtë të çështjes së shqiptarëve të Luginës me serbët lokal në Kosovë, është strategjia e vetme politike dhe diplomatike e detyrimit të Serbisë për të hequr dorë nga kërkesat maksimaliste për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, dhe dorëzimit të shtetit serb për njohën e pavarësish së Kosovës në kufijtë ekzistues, kërkim fjale për krimet e luftës, zbardhjen e fatit të viktimave që mbahen në varrezat masive në serbi, dhe zotimin më ganecin ndërkombëtar për kompensim të të gjitha dëmeve të luftës, nëse nuk dëshiron të ballafaqohet me padi në Gjykatën Ndërkombëtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat