“Dyzi” është gati, hajnat në liri...

Opinione

“Dyzi” është gati, hajnat në liri...

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 qershor 2021 Në ora: 22:14
Burgu i Dyzit

Ishte përfolur shumë, aq shumë sa burgu i “Dyzit” i apostrofuar në opinion, si “burgu i kravatave”, kryesisht është i destinuar për zyrtarë me ndikim që shkelin ligji, pa përjashtuar deputetët, ministrat e ish-komandantë e luftës.

Thuhej se së paku janë rreth 20 zyrtarë të lartë shterpor janë nën hetime, ndërsa shumica prej tyre mund të shkojnë në burgun e sigurisë së lartë.

Megjithatë deri tani asnjë zyrtar i lartë nuk është future në këtë burg.

Burgu i Sigurisë së Lartë gjendët në fshatin Gërdovc të Komunës së Podujevës, përkatësisht 25 kilometër nga qyteti i Prishtinës është ndërtuar në vitin 2013, kurse në maj të vitit 2014 ka filluar me pranimet e para të dënuarve me rrezikshmëri të lartë.

Burgu i Sigurisë së Lartë është ndërtuar në bashkëfinancim të Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës

Ky është burgu i Sigurisë së Lartë, që njihet edhe si burgu i ‘Dyzit’ me kapacitet prej 390 të burgosur, i ndarë në dy pavijone dhe një qendër paraburgimi.

Duket se qëllimi akoma nuk është arritur, pasi në këtë burg nuk ka ndonjë zyrtar të lartë që ka keqpërdor ligjin, e që si rrjedhojë edhe ka marr dënimin e merituar.

Pikërisht se ky shtet ka qenë i kapur është ngritur edhe Gjykata Speciale. Nëse politika s’do kishte ndërhyrë në drejtësi, s’do të ishte ngritur fare Gjykata Speciale, pikërisht se këto s’ka pasur siguri se politika nuk përzihet është ngritur Gjykata Speciale.

Edhe ata që është dashur të jenë në “Dyz” për vepra të krimeve ekonomike janë në Hagë, të njëjtit që kanë bërë zullum tek qytetarët.

Do ishte më i lumtur sikur Hashimi, Kadriu dhe të gjithë ata që janë në Hagë të ishin në “Dyz” për krime ekonomike, se sa që janë në Hagë për luftën e fundit.

Kur të mendosh t’i besoni keq dikujt gjithmonë me keq ia bën vetes, ky është ligj i pashkruar, të cilin edhe si parim nuk arriti ta mësonte Hashimi, dhe të gjithë ata që menduan se duke kapur shtetin arrijnë të shpëtojnë nga burgu.

Nuk ia arritën këtë, për më keq edhe përfunduan në Hagë. Tanimë me qeverinë e re, Albini duhet të fillojë të zbatojë premtimin e tij “Hajnat në burg”, ja burgu është gati, edhe hajnat janë në Kosovë (disa në Hagë), asgjë nuk e pengon për të realizuar premtimin e tij.

Natyrisht se nuk është e mundur shpejt e shpejt, nëse ka vullnet kjo gjë mund të realizohet gjatë mandatit të tij 4 vjeçar. Mbetet të shihet se a do të mbushet “Dyzi” me hajna, me ata që e kanë vjedhur pasurinë e shtetit, apo premtimi Albinit do të mbetet vetëm premtim dhe asgjë më shumë.

Qytetarët e Kosovës, kanë nevojë të ndjehen se shteti po funksionin, kjo do të shërbente edhe si mësim edhe për ata që kanë prirje për të vjedhur se nuk do të shpëtojnë.

Sa më shpejtë reagon shteti aq më pak hajna do të kemi rrjedhimisht aq më pak hajni.

Në këtë kuptim, shteti, qeveria duhet të reagojnë më shpejt. Me një vendosmëri të hekurt, dhe mos dorëzim, mund të fillojë një fytyrë e re për shtetin, është koha për veprim, jo më fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat