Mashtruesit e mëdhenj çimentojnë geton kosovare, Kosova po bëhet një vrimë e zezë në Ballkan

Opinione

Mashtruesit e mëdhenj çimentojnë geton kosovare, Kosova po bëhet një vrimë e zezë në Ballkan

Nga: Ragip Guraziu Më: 25 qershor 2021 Në ora: 07:20
Ragip Guraziu

Me këtë politikë, gjithnjë e më larg Evropës

Duke vëzhguar dhe analizuar së afërmi mënyrën se si po qeveriset shteti i ri i Kosovës, me plot skandale e shkelje të ligjit, me plot ndërskamca në luftën e rivalëve politikë për pushtet ndaj njëri-tjetrit dhe duke harruar interesin nacional, analistët gjykojnë se të gjithë këta bosë të politikës së bashku, pozitë dhe opozitë, kush më herët e kush me vonë duke ndërruar pozitat në institucione, vetëm sa e kanë thelluar izolimin e shtetit të ri, Kosovës, si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme në qeverisjen e vendit.

Edhe miqtë ndërkombëtarë nuk po shohin seriozitet të qeverisjes së shtetit të ri të Kosovës nga kjo kastë politike, ndërsa po i vënë në pikëpyetje kapacitetet për qeverisje dhe mbajtje të shtetit, duke marrë parasysh faktin se e tërë klasa politike në Kosovë është inkriminuar thellë në krim të organizuar. Analistët konsiderojnë se kjo kastë politike tani i kanë edhe çështjet e Demarkacionit, Asociacionit dhe pamundësisë për ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë, një emërues të përbashkët të dështimit të tyre. Emërues i përbashkët është hyrja në dialog me Beogradin pa strategji dalëse në aspektin e mbrojtjes së interesave nacionale dhe kjo periudhë do të shënohet në historinë e këtij shteti si dështim historik i dekadës, i motivuar vetëm nga interesi i ngushtë i një grupi të njerëzve në strukturat qeverisëse të Kosovës, sepse janë po këta njerëz që për interesa të ngushta e faktorizuan edhe Listën Serbe,gjegjësisht Aleksandër Vuçiqin, më shumë se kurrë më parë. Derisa t'i kemi njerëzit e shantazhuar dhe të paditur në pushtet, në drejtimin e proceseve të mëdha politike, sipas analistëve politikë, do të jetë vetëm Serbia që do të vazhdojë të fitojë njëanshëm edhe nga dialogu, sikur që arriti edhe deri më tani hapa të rëndësishëm në integrimet evropiane dhe në thithjen e investimeve ndërkombëtare, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes për qytetarët e vet, derisa Kosova po ecën prapa me këtë klasë politike të inkriminuar, si shtet i krimit të organizuar, duke u lënë edhe jashtë strategjisë për integrime evropiane.

Faktorizimi i Listës Serbe

Po aq kritik dhe me konstatime të njëjta është edhe vlerësimi i analistit Ragip Guraziu."Kjo është arsyeja e një dështimi, ku vetëm për interesa të ngushta të pushtetarëve u faktorizua Lista Serbe, gjegjësisht Aleksandër Vuqiqi, më shumë se kushdo tjetër dhe më shumë se kurrë më parë. Kështu me këta njerëz po ecën edhe Kosova një hap para e dy hapa prapa, me këtë klasë politike të inkriminuar, prandaj edhe Kosova po identifikohet ndërkombëtarisht si shtet i krimit të organizuar, duke u lënë edhe jashtë strategjisë për integrime evropiane", u shpreh ai. "Tani po bisedohet nga pushtetarët e Kosovës me Aleksandër Vuçiqin dhe agjentët e UDB-së në Kosovë, për një marrëveshje për ulësen në Kombet e Bashkuara, e cila ulëse mund të tingëllojë bukur dhe joshëse nëse nuk do të shihej se çfarë ka prapa një propozimi të tillë", potencoi Guraziu për "Kosova Sot". Sipas tij, është ky edhe një tentim për ta shitur si sukses vetëm një blof mashtrues të radhës për qytetarët për të thënë që më në fund u arrit një gjë e madhe, e në fakt ky është një favor i radhës për Serbinë që pa e njohur pavarësinë e Kosovës të bëjë një lëshim për të përfituar nga BE-ja.

Të gjitha premtimet që i kanë dhënë para elektoratit nuk i mbajtën, por dolën se janë rrena, sa për të ardhur në pushtet. Kështu që ata erdhën me pazare të nëntokës kriminale të udhëhequr nga mafio-oligarkët, por të mbështetur fuqishëm nga bandat, që nga majat e shtetit e deri te kryebanditët dhe banditët e bandave politike", "Vetëm ndaluni dhe mendoni se që kur ia kanë nisur për të mashtruar popullin me rrena të kulluara, sa për të qëndruar në pushtet, ta zëmë, Ushtria do të bëhet, Demarkacioni do të kalojë këtë javë, në atë javë, në këtë ditë, në atë ditë, liberalizimi i vizave do të bëhet deri në fund të vitit, në atë vit dhe në këtë vit, i kemi votat, do t'i bëjmë votat, na mungojnë dy vota, pra të gjitha dolën rrena dhe dështime"........

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat