Hekurudha austro-hungareze dhe manipulimii shqiptarëve nga armiqtë serbë me bashkëpunëtorët e tyre!

Opinione

Hekurudha austro-hungareze dhe manipulimii shqiptarëve nga armiqtë serbë me bashkëpunëtorët e tyre!

Nga: Sami ARIFI Më: 25 qershor 2021 Në ora: 07:25
Sami ARIFI

Mosmbajtja e premtimeve të dhëna për reformat nga ana e xhonturqve, për përmirësimin e pozitës ekonomike dhe sociale të popullit, moszvoglimi i eksploatimit feudal, mosdhënia e tokës fshatarëve të varfë, moszvoglimi i taksave, mosmundësimi i shkollimit të shqiptarëve në gjuhën e amtare e të tjera, shkaktoi revolta poullore deri te kryengritjet e armatosura kundër xhonturqëve.

Në këto rrethana, e rëndësishme është hallka dhe zhurma, pa marrë parasysh se kush do të nxiste përfitimet, dhe kush do të digjte gishtat. Pra, shqiptarët fanatik kishin qëllim të mbronin Sulltanin, serbët donin pengimin e Austro-Hungarisë dhe të Gjermanisë në mënyrë që të bashkoheshin, në ato rrethana revolta të orjentohej kah Vjena nën insistimin e serbëve lokal në Kosovë, të nxitur nga Serbia, për të penguar çështjen e hekurudhës, këtë e donin serbët. Pra, këto fokusime kryesisht ishin në vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit. Identiteti kombëtar sprovoht përmes sfidave të bashkimit të tyre që bazën e kishin në hapjen e shkollave shqipe, nga se deri në vitin 1908, shkollat në Shqipëri kishin qenë të organizuara sipas linjave fetare myslimane, ortodokëse dhe katolike, edhe atë pa të drejtë në gjuhën amtare shqipe. Prandaj, mund të themi se këto ishin lëvizje shumë të mëdha që morën përkrahje edhe nga disa shtete përmes ambasadorëve të tyre siç ishte; ambasadori i Vjenës në Stamboll, Pavllaçini, në emër të qeverisë së tij, ai i propozoj zyrtarisht Portës së Lartë kërkesën për futjen e mësimit të gjuhës shqipe në të gjitha shkollat shtetërore të viseve shqiptare.

-Diplomacia serbe qysh në vitin 1908 orvatej të bënte për vete disa krerë shqiptarë të cilët kishin ndikim të madh në popull. Krejtë kjo kishte të bënte me atë që shqiptarët e trevës së Ferizajt t’i bënin rezistencë trasimit të hekurudhës që planifikonte të ndërtonte Austro-Hungaria që lidhte vilajetet shqiptare e cila duhej të kalonte nëpër trevën e Ferizajt.

-Kryeshefi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, dr. Miroslav Spallajkoviqi, konsull i mëparshëm më Prishtinë, e porosit konsullin Paçenac se ai duhet në Shtime (fshat afër Ferizat) ta njoftojë Mulla Sylën dhe nëpërmjet tij të ndikoj te shqiptarët që të punohet në favor të një hekurudhe serbe. Sipas rekomandimit të Spallajkoviqit, konsulli serb në Prishtinë Paçanac, është dashur t’i shpjegojë Mulla Sylës, se kjo do të bënte Shtimën qytet të përparuar, sepse pronat dhe tokat, do të rrisin vlerën, do të shtrejtoheshin.

-Ndikimi i organizatës serbe “Lidhja Demokratike  e Serbëve Otoman” që ishte themeluar në Shkup më 10-13 korrik 1908, ndihej mjaft te popullsia serbe që jetonin nënë ombrellën e perandorisë osmane. Këta për të vepruar kundër shqiptarëve shprehen se serbët mendojnë se shpallja e kushtetutës së Perandorisë Osmane nga ana e xhonturqve është garanci e mjaftuar dhe e përhershme për zhvillimin e mëtejshëm.

-Në kohën kur bëhej koncentrimi i ushtrisë turke në Ferizaj dhe rrethinë, ishte shtuar mjaft interesimi i diplomacisë serbe dhe bullgare për njohjen e situatës në këtë terren, prandaj më 20 mars të vitit 1909 kishte udhëtuar për në Ferizaj sekretari i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ivan G. Bocev, i cili pastaj kishte udhëtuar për Shkup dhe gjatë udhëtimit në tren ishte takuar me një oficer serb, i cili oficer ishte prezentuar si bullgar nga Shkupi me emrin D. jovanov.

-Kundër rexhimit të xhonturqve edhe në Stamboll më 13 dhe 14 prill shpërtheu kundërrevolucioni, por së shpejti ky kundërrevolucion shtypet dhe sulltan Hamiti interrnohet në Selanik.

-Pas rrëzimit të sulltan Hamitit, në vitin 1909, në Ferizaj xhonturqit kishin organizuar miting popullor për të informuar se sulltan Hamiti ishte përmbysur nga fronti, ku, sipas raportit të Millan Rakiqit shqiptarët në Ferizaj janë përgatitur për ta sulmuar klubin xhonturk, ku në këtë miting kishte marr pjesë vetëm Shashivar Aga dhe Marko Sinadinoviqi, që në miting i kishin prur oficerët e Ferizajt. Në këtë mbledhje (miting) ishte konstatuar se midis shqiptarëve egziston pakënaqësia dhe ajo rrjedh nga Haxhi Pllana. Për t’u penguar më e keqja, organet lokale të xhonturqve kishin kërkuar nga Shkupi dy batalione ushtarësh.

-Komiteti xhonturk “Bashkim dhe Përparim” mbajti kongresin në Selanik në maj të vitit 1909 dhe u vendos që lëvizjet kombëtare të kombësive joturke (ishte fjala për shqiptarë) të shtypen me masa më të rrepta ushtarake. Lidhur me këto masa Mexhlisi i Vilajetit të Kosovës në seancën e vet gjatë muajit maj e kishte shqyrtuar çështjen e çarmatimit të popullsisë myslimane dhetë krishterë dhe kishte vendosur që kundër shqiptarëve të kenë qëndrim jashtëzakonisht të rreptë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat