E vetmja shpresë për PDK-në, zgjedhjet e reja

Opinione

E vetmja shpresë për PDK-në, zgjedhjet e reja

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:07
Adem Bytyçi

Megjithëse është vështirë të besohet, por pas dorëheqjes së Enver Hoxhaj nga Kryetari në detyrë i PDK-së, ndoshta ky subjekt do ta bëjë një zgjidhje më të mirë për t'i dhënë oksigjen sa më shumë në rrugëtimin e saj politikë për të dalur nga amullia në të cilën e kanë katandisur individ të etur pa kudret për pushtet.

Është e drejtë demokratike, plebishitare e çdo subjekti politik për ta zgjedhur personin e duhur në krye të tij, i cili me aftësitë e tij organizative e bënë partinë njërën ndër partitë më të dashura për qytetarët në vend për t'ia besuar qeverisjen e vendit.

Për t'ia kthyer partisë PDK, reputacionin që e kishte dikur dhe për ta çliruar nga energjitë politike negative të cilat ia kanë imponuar disa anëtarë shkurtë pamës dhe të pa vizion të kësaj partie, këtij subjekti i duhen të bëjë reforma të thella në radhë të parë kadrovike, për t'i vendosur personalitet e duhura në vendet e duhura.

I vetmi politikanë në radhët e PDK-së, i cili po të zgjidhej Kryetar i këtij subjekti politikë, do t'ia kthente imazhin dhe reputacionin politikë i cili duhet këtij subjekti për t'i konkurruar subjektet tjera politike për t'i fituar zgjedhjet për ta qeverisur vendin është prof.dr. Arsim Bajrami.

Çdo zgjedhje tjetër vetëm sa do të zgjaste agonin politike në këtë subjekt politik dhe humbjen e shpresës për t'ia kthyer dinjitetin i cili i duhet dhe për të cilin kjo parti duhet të investojë shumë nëse mendon që t'i kthehet pushtetit përsëri pas katër vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat