Dialogu me Serbinë - qëndron larg të prodhojë një marrëveshje

Opinione

Dialogu me Serbinë - qëndron larg të prodhojë një marrëveshje

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:22
Ruzhdi Peçani

Që të vije gjerë tek një zgjidhje dhe dialogu me Serbinë, të prodhoj një Marrëveshje me njohje,do duhej të ndodhte shume çka,të plotësoheshin disa nga kushtet:

- Kërkim falja nga Serbia për vrasjet dhe gjenocid,

- Zbardhja e së vërtetës nga Serbia për të gjitha krimet e bëra në Kosovë,

- Viktimat e luftës,si të humbur akoma të pa gjetur,

- Gjykimi i të gjithë autorëve të krimineve të luftës,

- Krijimi i vetëdijës se Pavarsia e Kosovës tani është realitet.

As njeri nga këto kushte nuk është plotësuar që të vije gjerë te një marrveshtje – Conditio sine qua non.

Në periudhën e pasluftës së ftohtë ,SHBA dhe NATO këtë rajon e kishin vënë nën “shputën e tyre”.Po,me që ishin të preokupuar me çështje tjera (lexo lufta) ,Ballkanin ia dorzuan Bashkimit Evropian,i cili duhej ta bënte revitalizimin e rajonit në aspektin ekonomik dhe rritjes së vlerës .Kjo perandori jo vetëm se e la pas dore Ballkanin Perëndimor,po edhe u mundësoi ,që për interesa të tyre, të futet edhe Rusia.Të kujtojmë se BE kurrë nuk nxorri një rezolutë ku do të gjykonte gjenocidin në Srebrnicë dhe Kosovë.

Situatën në Ballkanin Perëndimor e bënë të komplikuar “ndikimi malinj” rus. Rusia është tradicionalisht e lidhur me traditën ortodokse panslaviste me Serbinë dhe Republika Srpska,me të cilat Rusia si shtesë mund të forconte ndikimin e sajë ndërkombëtar e të këthehet në fronin e politikës ndërkombëtare.Të kujtojmë vizitën që Beogradit i kishte bërë Aleksandër Grushko,zëvendës ministër i punëve të jashtme, më 18 qershor,pas kësaj vizite i deklaron “balkanist.ru”:” Rusia duhët të bëhet për Ballkanin model i botës shumëkombëshe.”

Amerikanët Anglezët dhe NATO tani kishin vendosur,për ex-rajonin jugosllav,për një periudhë të shkurtër të mundshme,me dëshirë apo dhunshëm,duhet të futeshin si antare të NATO ngase koha më nuk duron pritje.Mali I Zi dhe Maqedonia e Veriut u bënë antare në NATO.

Nëse Washingtoni ka për qëllim të dobësoj lidhjen e Serbisë me Rusinë,do duhej “të propozonte një marrëveshtje të mirë dhe të drejtë për Kosovën,që Serbija të pajtohej”- 26 gusht 2020,diplomati për problematikën e Ballkanit Timothy Less, që kishte theksuar se njëri ndër prioritetet e politikës amerikane duhët të jetë neutralizimi i ndikimit rus. Në 2020, me administratën Trump “ Shtetet e Bashkuara nuk ishin aqë të brengosura se ç´farë do jetë zgjidhja përfundimtare ë çështjes së Kosovës,qëllimi ishte që problemi të zgjidhet. Poashtu, kishte thënë se Rusia po i jepte shtytje idesë së ndarjes së Kosovës. „Moskva e dinte mirë se nuk mban fuqinë për kontrollin e bisedimve,kështu ishte e fokusuar të bënte tregti me ndërmjetësit amerikan,për një zghjidhje që do shkonte në favor të Rusisë dhe Serbisë”.

Duke vazhduar mëtej „Ata do i ikin idesë për korigjimin e kufijëve,por kur Vučić dhe Thaçi do uleshin në tryezën e bisedimeve idenë për ndarje teritoresh, si shpërblim do ishte njohja reciproke,SHBA do ishin të gatshme që këtë ide ta shqyrtonin”. Fatamirësisht ky takim nuk ndodhi në Washington.Po tani Rusët e dinë fortë mirë se SHBA kanë marrë rolin udhëheqës për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Nga dialogu, është vështirë të thuhet se do të prodhohet një marrëveshtje mes Kosovës dhe Serbisë,sëpaku edhe për disa muaj.Mund të dali një marrëveshtje,me një substancë tjetër,por jo me njohje nga Serbia.Tani për tani nuk ka asnjë indikacion që do tregonte për arritjen e një marrëveshtje me njohje.Dhe në takimin e parë me kryeministrin Albin Kurti, Vučić dha përgjigjen se nuk do e njohi Kosovën ,kurrë.

Në Parlamentin e Serbisë,më 22 qershor, Presidenti serb Aleksandar Vučić deklaron: “Kompromisi është e vetmja zgjidhje,po nuk di se si do dukej“.Dhe hipokrizia slave e kryeparlamentrit Dačiċ: “Nëse gjenocidi është bërë ndaj shqiptarëve,po si tani janë më shumë se që ishin,e serb më pak.Këtu pak keni gabuar se ndaj kujt është bërë gjenocid.Ku janë serbët? Spastrimi etnik dhe gjenocid është bërë ndaj serbëve.Kjo është e vërtet faktike historike”- Reagimi ndaj deputetit Shaip Kamberi. Po ky, Dačiċ bëri edhe një kërcnim duke thënë: ”Serbia nuk ka sovranitet të plotë në Prishtinë,por edhe Prishtina nuk ka sovranitet të plotë në veriun e Kosovës dhe këtë gjendje vetëm lufta mund ta ndryshoj.”

Dhe në vizitën që Kryeministri i vendit Albin Kurti , më 23 qershor ,ka vizituar Francën, ku u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.Dhe presidenti i Francës thekson që Kosova të gjejë kompromis për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë. Presidenti i Francës Macron nuk pati zotim për liberalizimin e vizave, por kërkon zotim nga Kosova për kompromise në dialogun me Serbinë,pra bënë goditje me të njejtin akord me Presidenti serb Aleksandar Vučić – theksojnë “kompromiset.” Nga kjo vizitë jo se kishte pritshmëri,kur është e ditur se Franca ka mbajtur përherë lidhje tradicionale ,po dhe i qëndron si aleate Serbisë,që nga luftrat që Serbia zhvillonte.

Të gjithë këta faktorë na japin atë se Dialogu nuk mund të prodhoj një Marrëveshtje me njohje.Po ja, të paragjykohet se me presionin e SHBA, Vučić do deklaroj njohjen dhe këtë do e bënte edhe Qeveria e Serbisë?! Ky do të ishte një “bluff”,në stilin e politikës serbe që mbështetet në gënjeshtra dhe mashtrime.Këtë do e bënte,ngase e din se një njohje kërkon edhe ndryshimin kushtetues,ku Kosova duhet hequr nga preambula e Kushtetutës së Serbisë dhe për këtë kërkohet referendum e që ish Ministri i Miloševiċ e din se nuk do kaloj,për këtë ky është kujdesur që averzioni ndaj Kosovës dhe shqiptarëve duhët rritur në vazhdimësi,se frymën e nacionalizmit dhe shovenizmit serb duhët mbajtur gjallë.

Nuk ishte i rastit kur deputeti Vladan Glišić,në Parlamentin e Serbisë më 22 qershor,deklaroi se gjëja më e drejtë do ishte shpallja e referendumit në Serbi për çështjen e Kosovës.

Jo, se SHBA nuk është e fuqishme, apo BE dhe antaret e sajë. Problemi qëndron në atë se vendet e BE nuk janë unike për qështjen e Kosovës. Ngase pesë nga to mbajnë të njejtin pozicion sikur Srbija,do të thotë mu si Rusia dhe Kina.Kështu mungon shtytja që Srbija të njohi Kosovën.Pra mungon mënyra se si të largohet ky bllokim i pesë shteteve të BE.

Sikur BE të vepronte,këtë mund ta bëjë edhe tani,atë që bëri Ministri i jashtëm i Krocisë Grlić Radman në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë i cili bëri ftesë,vendeve që nuk e kanë njohur,që ta njohin pavarsinë e Kosovës „Kroacia fton dhe u jep shtytje pesë antareve të BE që ta njohin Kosovën, ngase kjo do kontribuonte stabilizimit të rajonit dhe vetë Kosovës”.

Ministri mëtej, për këto rrethana,deklaron :“Tërësia teritoriale e shteteve të Ballkanit duhët respektuar dhe ruajtur,që do thotë pa ndryshime kufijsh,ashtu si muajt e fundit dëgjuam për shumë non-papera famoz e që ishin të drejtuar në këtë drejtim”.Dhe si përfundim,bazuar në premisat e shtruara,mund të shtrohmë faktet për pranimin e Koasovës në NATO –kjo do duhej të pranohej nga të gjitha antaret e Paktit Veriatlantik!

Që të kuptojmë më mirë . Marrim paramendimin tjetër kur BE do thoshte,se nuk na inereson po edhe Serbija nuk do njohi Kosovën – nëse pesë shtetet do e njohin sikur SHBA.Ky nuk do ishte problem, sëpaku jo serioz.Po,përse? Ngase Kosova do mund të bëhej antare e NATO-os dhe BE,dhe bllokimi për në OKB nuk do kishte fare rëndësi.

Në këso rasti Serbia do të humbte,e Kosova do bëhej antare e NATO-s dhe BE,do bëhej shtet më i fortë, më i sigurt dhe i përparuar. Srbia tani po izolohet me Kosovën. Dhe për këtë fajin e mban mosuniteti i BE, ngase këto pesë shtete po ia japin levën,dhe përderisa Serbia ka këtë levë – problemi nuk mund të zgjidhet. Qeveria e sajë me presidentin Vucic kan kthyer atë prapa, dhe hapur është proruse dhe prokineze, kjo shihet qartë.

Në takimin e ardhshëm dhe në vazhdim,Kryeministri Albin Kurti të mbetet konzistent në katër pikëshin e propozuar. Pyetja për njohjen e Kosovës të anashkalohet,kërkesa shtruar palës serbe në dialog të vë në pozitë inferioriteti në dialog. Njohja të rrjedh nga vetë dialogu apo trusnia që do i bëhej Serbisë.

”Dhe në fund po nuk do ketë zgjidhje me marrëveshje, duhet përgatitur për një Marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e ndërsjellët,sikur që SHBA ka me Korenë e Jugut – dhe t´u thuhet, Serbisë,Rusisë dhe Kinës,se ju tani nuk mund të bëni asgjë.”- Edward Joseph.

Tani më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë të qartë se “Krizat e papërfunduara”,Bosnja & Hercegovina dhe Kosova, po tani nuk zgjidhen me doktrinën e Presidentit Biden,ekziston mundësia e ndezjes së këtij rajoni nga një krizë shumë eksplozive në rajon. Por ,besohet se SHBA edhe për interesat e saja gjeoplitike dhe gjeostrategjike këtë nuk do e lejonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat