Letra e Ursula Von der Leyen është e hapur!

Opinione

Letra e Ursula Von der Leyen është e hapur!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 29 qershor 2021 Në ora: 11:43
Muhamet Kelmendi

Në kuadër të dialogut me shtetin serb ka rëndësi shumë të madhe pikëpamja e shprehur nga letra e znj.Von der Lein, sepse ajo në letër ka lënë hapur qëndrime mbi shtetin e Kosovës. Pikëpamja e hapjës së rrugës së bashkëpunimit dhe të liberalizimit të vizave në shkëmbim të ndërtimit të raportëve me shtetin serb, duke ndërtuar Asociacionin, është vdekjeprurës për Republikën e Kosovës. Këtë nuk e ndalë bashkëpunimi me UE dhe as liberalizimi. Asnjëra nuk e ndihmojnë Republikën e Kosovës kur ajo shkatërrohet nga brenda me shtetin serb. Në Kosovë kurrë nuk duhet lejuar Asociacion serb. Nëse shkohet këndej është e rrugës dhe shumë më mirë të tërhiqen kufinjtë e ri me shtetin serb. Saherë është thënë se reciprociteti është arma më e mirë në raport me Serbinë. Kjo vjen në shprehje për Asocacionin e Luginës së Preshevës dhe për Republikën e Sangjakut.

Nuk lejohet shkatërrimi i Republikës për ndonjë rrugë që nuk dihet ku përfundon. Von de Lein është kryetare e UE. Ajo e dinë qartë karakterin e shtetit. Von de Lein ka përgatitje edhe për dialogë dhe e dinë mirë pozitën e Kosovës. Hapja e dy temave nga letra e z. Von de Lein është gjë pozitive. Z.Kurti duhet të shkojë në takim, por i përgatitur dhe me qëndrime të prera. Kosova është shtet. E ka një Kushtetutë dhe rregullim të brendshëm politiko- juridik. Mbi këtë rregullim dhe kundër saj nuk lejohen organizime të reja territoriale. Tashmë temat janë të qarta.

Kosovës i duhet njohja e shtetit. Natyrisht se krimet serbe janë të rënda dhe këtu lypset të kërkohet nga Brukseli formimi i një gjykate për krimet serbe në Den Hagë. Duhet të hapet edhe tema e dëmshpërblimit dhe e rikthimi i mjetëve të vjedhura, si dhe të reparacionëve. Ka edhe tema tjera. Kemi kështu një vargë çështje. Jo Asociacion serb. Po asociacion të komunave në tërësi që ekziston. Beogradi po përgatitet për luftë.

Ai po kërcënon Kosovën me intervenim ushtarak në veri. Po armatoset shumë nga Rusia. Këtë çështje duhet theksuar shumë herë në Bruksel dhe në Berlin, në Uashington e në Londër. Armët serbë janë në gjendje të gatshme për lufte. Brukseli dhe Von de Lein këtu duhet intervenuar. NATO kërkohet të sqarohet me Beogradin. Kemi kështu një varg temave. E mira është që këto tema nga z. Kurti të analizohen dhe me mençuri t’i paraqet para mekanizmave ndërkombëtar dhe në dialog. Koha është e rëndë. Ajo po punon shumë për kriminelët serb dhe shtetin e tyre. Këtë duhet të kuptojmë dhe të veprojmë në ngritjen e ekonomisë dhe të forcës mbrojtëse të vendit. Rreziqet janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat