Shpifjet e Mero Bazës ndaj kryeministrit Albin Kurti, janë në sinkron me politikën hegjemone serbe ndaj Kosovës..!?

Opinione

Shpifjet e Mero Bazës ndaj kryeministrit Albin Kurti, janë në sinkron me politikën hegjemone serbe ndaj Kosovës..!?

Nga: Rexhep ELEZAJ Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:46
Mero Baze dhe Albin Kurti

Në shkrimin e tij me titull: “Albini në kërkim të “armiqve” që e shpëtojnë nga dialogu”, i publikuar në webfaqen e RTK-së me datën 27.06.2021, e që nuk është hera e parë, që Mero Baze shkruan kundër kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit, duke përdorë shpifje dhe gënjeshtra në mënyrën më të paskrupullt ndaj tij, madje kryekëput mbi paragjykimet e tij të njohura anti-kosovare, plotë urrejtje, halucinacione si dhe spica përçarëse në raportet vëllazërore Kosovë-Shqipëri..!?

Në shkrimin e tij në fjalë, Mero Baze (në vijim; MB), ndër trillimet e shumta, ka konstatuar, po shkojmë me radhë;

1.), se “Albin Kurtit i është prishur agjenda me të cilën përpiqej të injoronte agjendën ndërkombëtare për Kosovën, duke e renditur dialogun me Serbinë aty “diku nga vendi i shtatë..”, gjë që kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse kryeministri Albin Kurti dialogun me Serbinë e ka renditur, jo “diku nga vendi i shtatë”, por në vendin e katërt. Dhe, shkakun se pse ka vepruar kështu KM Kurti, jo veç MB, por janë të pakët ata politikanë shqiptarë të cilët e kuptojnë drejt dhe krejt konstelacionin, se pse kryeministri Kurti një temë siç është dialogu me armikun shekullor serb nuk e radhitë ndër prioritetet e para të agjendës së tij qeverisëse, por diku më poshtë siç është vendi i katërt. Ngase, me këtë radhitje donë me ia bë me dije palës armike serbe, se dialogu me juve (shkijet), që hiç më larg se 22 vite na keni vrarë dhe masakruar si popull, edhe pse dialogu është i detyrueshëm për Kosovën, për shkak të presioneve të vazhdueshme nga faktorët ndërkombëtarë, për ne shqiptarët dialogu është dhe do mbetet gjithmonë i padëshirueshëm. Por, këtë finesë të hollë politike nuk mund t’ia rrokë kurrë rradakja M. Bazës dhe e serbofilëve të shumtë sikur ai..!?

2.), konstatimi i MB, se Albini, “ka ngritur një kauzë të tërë që imponimi i dialogut me Serbinë ka ardhur nga që Shqipëria është përfshirë në projekte rajonale, diktuar nga procesi i Berlinit..”, përveç se edhe kjo është një shpifje ordinere, e kundërta e kësaj është njëqind herë më e sakët, sepse ishte pikërisht iniciativa e “Mini-shengenit” ballkanik, e dalë nga takimi i Novi Sadit (tetor 2019) nga presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, E. Rama dhe disa kryeministra tjerë ballkanik, ajo e cila e ka dëmtuar mjaft procesin e Berlinit, sipas të cilit Kosova dhe 6 vendet e Ballkanit perëndimorë do përfitonin shumë më tepër ekonomikisht se sa hyrja nën ambrellën e Serbisë hegjemoniste me pretekstin e kamufluar, për gjoja heqjen e barrierave ekonomike midis 6 shteteve ballkanike si dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, që në fakt kishte për qëllim zhbërjen graduale të pavarësisë së Kosovës. Por, jo, ngase këtë formulë të hegjemonizmit serb në Ballkan, nuk e pranon Kosova, sepse janë shqiptarët e saj ata të cilët e kanë paguar me gjak dhe mijëra të vrarë, që nga Kongresi i Berlinit, 1878 e deri me 10 qershor 1999, por këtë katrahurë nuk e ka përjetuar në jetën e tij MB dhe familja e tij, përndryshe nuk do fliste sot me kaq pandjesi dhe dhimbje, po sikur të shihte përgjatë gjithë Shqipërisë mbi 400 varreza masive të bashkëqytetarëve të vetë, të cilat çdo natë të errët do i dilnin në ëndërr këtij kokëtul paranojak, siç është MB..!?      

3.), Ja shpifja tjetër e radhës e M. Bazës; “E gjitha ka qenë se (AK, v.i.) i duhej një armik në Shqipëri dhe ai të quhej Edi Rama..”, pra shikoni se deri në ç’masë shkon propaganda e MB kundër kryeministrit, Albin Kurti, kur edhe fëmijët e dijnë, se është pikërisht Adi Rama, ai i cili qëkur e ka marrë pushtetin me vota të vjedhura në Shqipëri, ka gjetur “armiq” në Kosovë kundër tij, siç ishte rasti me ish kryeministrin Ramush Haradinajn, ndaj të cilit edhe pati ngritë padi pranë gjykatës në Prishtinë, pastaj sjelljet e tij abuzive ndaj gjithë spektrit politik në Kosovë të cilët kishin qëndrime kundër mikut të tij, Hashim Thaçit, të cilët ER në mbledhjen e dy qeverive në Pejë (Nëntor 2018), i quajti tradhtarë. Më pas injorimi arrogant që E. Rama ia bëri në Tiranë kryeministrit “Kurti-1” para dy viteve si dhe presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani para tre muajve etj. Atëherë kush sipas MB paskësh kërkuar armiq në Tiranë, Albin Kurti, apo E. Rama në Prishitnë..!?    

4.), Lexoni shpifjen makabre të bërë nga MB ndaj KM A. Kurti, kur thotë: “Qyshkur ka ardhur në pushtet po belbëzon idenë e paditjes së Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocid ndaj Kosovës. Po shkon gjashtë muaj në pushtetin e dytë të tij dhe akoma nuk e ka bërë..”, një çështje kjo të cilën qysh pas mbarimit të luftës në Kosovë është dashur ta ngriste para Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësi në Hagë, qeveria e Shqipërisë, por as që i ka shkuar mendja ta bënte një gjë të tillë, sepse edhe po qese eventualisht do ta ngriste qeveria e Sali Berishës, një gjë të tillë nuk do e lejonte PS-ja në krye me Edi Ramën. Aktakuzë të cilën nuk e ka ngritur dhe iniciuar kurrë as qeveria “Thaçi-I- dhe -II-“, dhe, tash sipas MB po u dashka që kryeministri A. Kurti, këtë veprim të cilin nuk e kanë ndërmarrë për 22 vite asnjëra nga qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë, ta bënë për vetëm 6 muaj..!? Por ishte vetë presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, i cili në fjalimin e tij para Kuvendit të Serbisë e tha troç, se “Shqipëria e ka refuzuar kërkesën e qeverisë së Kosovës që të ngritë padi kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë”, mbase ky servili i pushtetit të E. Ramës në Tiranë, M. Baze, e mohon gjenocidin e Serbisë në Kosovë, kur thotë; “Serbia nuk ja ka arritur të kryejë gjenocid ndaj Kosovës. Nuk e vë në dyshim që ka dashur, por nuk ja doli dot..”, fakte këto që nuk i interesojnë fare trilluesit M. Baze, veçse futja e spicave përçarëse midis Kosovës dhe Shqipërisë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat