Dalldi lirie në Prishtinë

Opinione

Dalldi lirie në Prishtinë

Nga: Gjokë Dabaj Më: 2 korrik 2021 Në ora: 15:00
Gjokë Dabaj

E pashë te “Zëri i Amerikës” defilimin e homoseksualëvet dhe lezbikevet nëpër Prishtinë. Por më parë po dua të bëj një sqarim të vogël. Dikur, më kanë akuzuar zyrtarisht se e dija anglishten (dmth amerikançen), por nuk tregoja. Nuk e pohoja. E mbaja të fshehtë. Unë as sot nuk e di anglishten, por e dëgjoj “Zërin e Amerikës” në shqip... Në një kohë tjetër, kur kisha vendosur të martohesha me një vajzë nga Jugu, më akuzuan, këtë herë gjsmëzyrtarisht, se unë “këtu e haja bukën dhe përtypesha në Amerikë”. Ky thashethem idiotësh (sepse idiotë ka në të gjitha kohët) për pak më la pa u martuar.

Tash kanë ardhur kohë të tjera dhe unë e dëgjoj thuajse rregullisht “Zërin e Amerikës”, sepse fati i kombit tim varet shumë prej mbarësisë apo jombarësisë së punëvet pikërisht atje, në SHBA.

E pashë, pra, dhe e dëgjova “Zërin e Amerikës”, si përherë, edhe para një apo dy netësh. Një pjesë e atij emisioni, atë natë, i ishte kushtuar parakalimit të homoseksualëvet dhe lezbikevet nëpër sheshin kryesor të Prishtinës.

Jam moralisht i detyruar ta them, dhe këtë nuk mund askush të ma ndalojë: Ata nuk qeshnin, por zgërdhiheshin. Ata nuk vallëzonin, por përdridheshin. Ata nuk flisnin, por mjaullinin.

Nuk e di si e ndienin veten atë natë gratë e nderuara dhe burrat e nderuar të seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”. Ata të martuarit, ata që kanë një familje, ata që kanë fëmijë.

Nuk e di si e ndienin veten atë natë (apo atë ditë), gratë, që e kishin nga një bashkëshort, burrë, dhe burrat, që e kishin nga një bashkëshorte, grua. Ata ishin aty, ose në bulevard tek po defilonin “kërkuesit e mirëkuptimit e të lirisë”, ose në shtëpitë e veta përballë ekranevet. Ç’po mendonin në ata çaste banorët e Prishtinës dhe të krejt Kosovës për këtë lloj lirie dhe ç’po mendonin po ata shikues-dëgjues për vetë “Zërin e Amerikës”, i cili po i propagandonte aq zellshëm homoseksualizmin dhe lezbizmin?! (Sigurisht që ne kemi hallin e Mitrovicës Veriore, nuk kemi hallin e lezbikevet. Kemi edhe hallin e vajzavet dhe nusevet tona, të përdhunuara prej sërbëvet në vitin 1999.)

...Unë jam njëfarë shkrimtari dhe njëfarë studiuesi i historisë dhe i sociologjisë. Si i tillë, jam i prirur për të bërë edhe analiza e për të nxjerrë konkluzione. S’është e thënë që analizat dhe konkluzionet e mi të jenë domosdo të parrëzueshëm, por jam mijë për qind i bindur që këta probleme, shumë të rëndësishëm, duhen parë e analizuar edhe nga këndvështrimi im.

Po e zëmë sikur, ashtu siç po thuhet, ashtu siç po këmbëngulet, se lezbiket, gratë që çiftohen njëra me tjetrën, dhe homoseksualët, burrat që çiftohen njëri me tjetrin, duhet ta kenë të drejtën e qytetarisë “për të krijuar familje” njësoj si familjet tradicionale: burrë-grua, dhe fëmijë të lindur nga çiftimi i asaj gruaje dhe atij burri.

Logjika e ka vështirë ta gëlltitë një pohim të këtillë, prandaj dhe jemi të dertyruar të përdorim shprehjet “po e zëmë“ ose “ta zëmë”.

...Epo, mirë! Atëherë, pse të mos kenë të drejtën e vet të qytetarisë, të garantuar me ligje, shoqatat e pijanecëvet?! Pse të mos dalin të defilojnë nëpër rrugët e qytetevet turma qytetarësh të alkolizuar, me shishet gjysmë të zbrazëta nëpër duar, dhe duke bërtitur: “Duam të dehemi! Duam të mbrohet me ligje e drejta jonë për t’u bërë xurxull!”

Pse të mos kenë të drejtën e vet të qytetarisë, të garantuar me ligje, qindra mijë përdoruesit e drogës, shkatërrues të vetes dhe të familjevet të veta?! “Mos na i burgosni tregtarët e drogës, sepse ata janë furnizuesit tanë me lëndën që ne e kemi të domosdoshme!”

Përse të mos mbrohen me ligj tregtarët e fëmijëvet?! Lesbiket dhe homoseksualët nuk lindin fëmijë, por i blejnë apo “ua dhurojnë”. Tregtarët e fëmijëvet blejnë e shesin fëmijë. Ky është dallimi?!

Kur këkohet me kaq këmbëngulje dhe lejohet “martesa” burrë me burrë dhe grua me grua, përse të mos lejohen, me ligje, që burrat të mund të kenë nga 10 apo 15 gra bashkëshorte dhe gratë të mund të kenë nga 10 apo 15 burra bashkëshortë.

Për shembull, në një ndërtesë 10-katëshe, secila femër të ketë të drejtë, të garantuar me ligj, për të bërë seks me secilin mashkull të asaj ndërtese. A po flasim për lirinë e individit?! Le të hartohen ligje që t’i garantojnë të gjitha liritë! Jo, një po e pesë jo!

Në një ndërtesë ministrie apo ndërtesë të qeverisjes lokale, të ketë të drejtë kryetarja e komunës të bëjë seks me cilindo mashkull që i pëlqen asaj dhe këtë punë ta kryejë hapur gjatë ditës, para se të shkojë në shtëpi të vet te burri i vet. Të njëjtët veprime t’i kenë të garantuar me ligj edhe kryetari i komunës, kryeministri e ministrat, të bëjnë seks me të gjitha gratë e dikasteirt. Të ketë të drejtë secili mashkull të zhvirgjërojë vajza pa kufi. Duke e pasur edhe gruan e vet te shtëpia.

A po flasim për liri të palogjikshme?! Liria e palogjikshme nuk ka fund.

Ka dëshirë, ka oreks dhe ka neps, një adoleshent të hajë biskota, të pijë kolë dhe ta shoqërojë kolën me sanduiç. Përse të mos lejohen adoleshentët të hyjnë nëpër markete e supermarkete dhe të marrin atje ç’t’u dojë qejfi, pa para?!

Unë po dua ta përdor organin tim seksual jashtë funksionit të tij natyral dhe po më lejohet me ligje, të cilët “Zëri i Amerikës” po i mbron me këmbëngulje. Përse të mos kem të drejtë për ta përdorur organin tim të ngrënies, ku të dua unë, jo jashtë funksionit të tij, por brenda funksionit të tij?!

Sigurisht që unë jam kundër të gjitha këtyre, përfshirë doemos edhe homoseksualizmin, dhe dëshira ime e madhe është, që njerëzimi të mos rrëshqasë në këtë mënyrë. Të mos dalë njerëzimi nga logjika e ekzistencës së vet, sepse ashtu, kjo qenie që quhet njeri, do të shkojë pashmangshëm drejt vetasgjësimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat