Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare

Opinione

Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare

Binak Maxharraj Nga Binak Maxharraj Më 7 korrik 2021 Në ora: 15:36
Ibrahim Rugova

Ishte viti i largët dhjetor 1989 kohë kjo kur bagllamët e ish-jugosllavish po pëlcitnin për tu shkatërruar definitivisht. Ishte kjo kohë kur dikush duhej t’i dilte zot Kosovës në rrugëtimin e ri që posa kishte filluar. Nuk ishte askush tjetër për t’i ndalë në ndihmë pos dr Ibrahim Rugovës i cili me një grupë intelektualesh me të shquar të kohës vendosën ta formojnë partinë shqiptare. Ishte kjo Lidhja Demokratik e Kosovës(LDK)e cila u themelua në tetor të vitit 1989 me themeluesin e saj, dr Ibrahim Rugova. Në këtë parti fillimisht u anëtarësuan mbi 70% të shqiptarëve e cila fillimisht e mori edhe rolin e një Lëvizje kombëtare me qëllim të drejtimit të aspiratave të shqiptarëve për pavarësi. Deri në vdekje e udhëhoqi me dinjitet dhe mençuri LDK dhe Kosovën drejtë lirisë,pavarësisë dhe shtetformimit. Ishte i pa kompromis kur bëhej fjalë për kombin shqiptar dhe lirin e tij.Nuk lëshonte për kurr para askujt kur ishte në pyetje kombi shqiptar.

Me dinjitet i fitoi të gjitha zgjedhjet e pasluftës deri sa ishte gjallë.Falangat e instaluara në Kosovë pas çlirimit e kërcënuan disa herë me vdekje,bënë shumë atentatë në të, sepse ky e donte Kosovën me shumë se vetën. Më 2006 vdiç nga sëmundja e cila nga disa qarqe po tregohet si e dyshuar. Megjithatë dr Ibrahim Rugova në rrugëtimin e tij politik i pati edhe kundërshtarët e tij të cilët e kërcnonim edhe me vdekje.Por,sidoqoftë kundërshtari i tij më i madh ndodhi të jetë një antirugovist i përbetuar Isa Mustafa i cili e shnatazho ashpër gjatë luftës, por edhe më vonë pas vdekjes së tij kur e rrëmbeu dhunshëm LDK.

E udhëhoqi për 10 vjet jo për ta zhvilluar por për ta shkatërruar të cilën gjë edhe e arrijti më 14 shkurt 2021 kur LDK, dikur krenaria e kombit, në zgjedhje ra në 13%.Kjo ndodhi sepse Isa Mustafa por edhe krejt LDK gjatë kësaj periudhe kurr nuk e quan në vend amanetin e Rugovës se duhet të ruhen nga Hashim Thaçi sespe ai është njeri i rrezikshëm për shtetin. Dhe ashtu doli. Megjithatë Presidenti historik Ibrahim Rugova është dhe mbetët figura më e dashur, më emblematike e kombit shqiptar është ikona e kombit me vlerë të madhe kombëtare. Edhe sot e kësaj dite, anipse nuk është në jetë, gëzon autoritetin më të madhë në popull. Nuk ka nevojë që kundërshtarët e tij ta lavdojnë. Për dr Ibrahim Rugovën fletë vepra e tij kombëtare dhe patriotike.

Dr. Ibrahim Rugova u lidhë me popullin në kohët më të vështira, e ndau atë shpritërisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralel jetën politike me Shqiptarët në të gjitha sferat e jetës. Ai është biri më i devotshëm i cili doli nga gjiri i popullit,e udhëheqi atë me mençuri.Populli atë e respektonte,ia jepte votën saherë që kishte zgjedhje.Dhe mu për këtë arsye ai mbetët ikona më e çmueshme i popullit shqiptar,mbetët figura që kurr nuk shuhet në mendjen e popullit.Me fjalë tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare,të cilit edhe për së vdekuri po i rritet vlera gjithnjë e më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat