Vërtetë është për t’u shqetësuar, prandaj është e pandërgjegjëshme për të mos reaguar

Opinione

Vërtetë është për t’u shqetësuar, prandaj është e pandërgjegjëshme për të mos reaguar

Nga: Adem Bytyçi Më: 8 korrik 2021 Në ora: 10:57
Adem Bytyçi

Kur dëgjon se disa parti politike të cilat aq shumë t'kËqia i'a kanë bërë Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës pas çlirimit sa që për t'i numëruar nuk mjaftojnë vetëm disa muaj, por duhet disa vite, dhe përseri shpresojnë që t'i "fitojnë" zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen së shpejti , vëtetë është për t'u shqetësuar për ata që i'a duanë t'mirën vendendit të tyre!

Luten të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, që të tregohen të vetëdishëm dhe shumë të përgjegjëshëm se kujt do t'ia japin votën kur t'i afrohen kutisë së votimit në zgjedhjet lokale , sepse vota e tyre vendos se a janë ata që e meritojnë t'i qeverisinë dhe t'iau përmirësojnë jetën e tyre.

Duke u angazhuar më shumë për interesa të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës se sa për pasurimin e tyre të pa ligjshëm, siç ka ndodhur disa herë me rastin e keqqeverisjës së vendit nga disa parti politike.

E të cilat parti politike akoma ëndërrojnë për t'iu rikêthyer keqqeverisjës së vendit, duke i'u premtuar rrena qytetarëve të Kosovës .

Lutemi që qytetarët e Kosovës në zgjedhjet lokale ,që po afrohen me shpejtësi të jenë në nivelin e përgjegjësisë dhe vetëdijës së lartë qytetare, politike , shtetëformuese dhe kombëtare , se kujt do t'ia besojnë votën e tyre për t'iau përmirësuar jetën , mbrojtur shëndetin , ngritjen e cilësisë së arsimit dhe zhvillimin e Kosovës në të gjitha aspektet më hapa shumë më të shpejtë se deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat