Vjosa është e bukur, e ditur dhe trime si Margaret Thatcher!

Opinione

Vjosa është e bukur, e ditur dhe trime si Margaret Thatcher!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 9 korrik 2021 Në ora: 17:21
Vjosa Osmani, Aleksandar Vuçiq dhe Aleksandar Vulin

Edhe pse Vjosa Osmani (aktualisht presidente e Kosovës), asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje në disa emale të mia lidhur me çështjen e Ilir Konushefcit (kur nuk ishte presidente), tash, kam nderin dhe radhën t’i përgjigjem unë, por në një temë tjetër, që ka të bëjë me mbrojtjen e dinjitetit, të kredibilitetit dhe të personalitetit të saj si Vjosa Osmani dhe si Presidente e Republikës së Kosovës.

*** Vjosa Osmani është profesoreshë dhe vlerë e shkollës demokratike amerikane e Bill Clintonit (ligjëruese në Universitetin e Pittsburghut të Pensilvanisë në SHBA)!

***- Le të llomotisin dhe pëlcasin të gjithë armiqtë e kësaj vlere dhe personaliteti njerëzor dhe shtetëror shqiptar, se Zoti ia ka dhuruar edhe mendjen, edhe bukurinë, edhe diturinë, edhe guximin, edhe  etikën, edhe dashurinë, edhe devotshmërinë ndaj kombit dhe atdheut të vet të shtrenjtë-SHQIPËRISË ETNIKE dhe ndaj vlerave universal botërore.

Ndërkaq, Aleksandër Vulin është  produkt kontaminues toksikologjik i florës dhe i  faunës së gjithë Ballkanit, përkatësisht është racist dhe antihuman “I diplomuar” në shkollën së racizmit serbomadh të Dr.Vladan Gjurgjeviqit, i cili, në prag të mbajtjes së Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 1913, kur fuqitë e mëdha të Evropës pritej të merrnin vendim historik për fatin e Shqipërisë, ky racist dhe fashist serbomadh shkroi librin e tij në serbisht dhe në gjermanisht “Arnautët dhe Fuqitë e Maëdha”(1913), ku shqiptarët i shpifi dhe i shpërfytyroi në kuptimin më të ndyrë antropologjik racist, se gjoja “janë të egër dhe me bishta”; “nuk janë kurrfarë kombi”; “nuk janë kurrfarë race”; “nuk kanë kurrfarë qytetërimi” dhe “nuk meritojnë të kenë kurrfarë shteti të tyre të pavarur në Ballkan, sepse nuk dinë të udhëheqin shtetin”!?

Prandaj, Aleksandër Vulin (ministër i Brendshëm i Serbisë) është jo vetëm “Këlyshi i Mira Markoviqit gjatë viteve 1990 në JUL…” siç ka deklaruar Blerim Vela (shef në presidencën e Kosovës), por, pikësëpari është një racist i shëmtuar(fatkeqësia më elementare dhe më e madhe e Serbisë dhe e serbëve, ashtu sikurse kryekrimineli Slobodan Milosheviq dhe gruaja e tij, Mira Markoviq) dhe armik i rexhur i shqiptarëve, i dalë nga  inkubatori i “ laboratorit  antropologjik”  të racistit dhe të armikut më të madh  dhe më të përbetuar të  shqiptarëve në Ballkan, Dr. Vladan Gjorgjeviq, i cili shqiptarët i ka nxirë dhe shpifur, duke i quajtur “njerëz të egër me bishta” dhe të “paqytetëruar”.

Shkolla e racizmit të V.Gjorgjeviqit, është e hapur dhe aktive, edhe sot, duke shtyrë përpara Dialogun e Brukselit (2011-2021) për të rikthyer Kosovën nën Serbinë kolonialiste!

Vështruar në kontesktin e derisotëm historik, politik, propagandistik dhe diplomatik,  racizimin dhe fashizmin serb e kanë dobësuar vetëm bombat e Hitlerit më 6 prill 1941; Tito më 1945-1980; Bill Clintoni më 1999 dhe George W.Bush më 17 shkurt 2008, kur Amerika me fuqitë e  mëdha të Evropës Perëndimore e njohu Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Mirëpo, zjarri i racizmit dhe i kolonializimit gjenocidal serbe ende nuk është shuar përfundimisht në Ballkan.

Këtë e dëshmojnë edhe kërcënimet dhe ofendimet e herëpashershme të ministrit të Brendshëm të Srrbisë, Aleksandër Vulin, duke i gënjyer serbët, Ballkanin, Evropën dhe botën  se gjoja shqiptarët “kanë bër gjenocid kundër serbëve në Kosovë, e jo serbët”!!!???

Prandaj, nuk duhet çuditur e as befasuar, pse RACISTI nazifashist serbomadh Aleksandar Vulin,  pa asnjë arsye e ka ofenduar presidenten e Republikës së Kosovës, Prof.Dr. Vjosa Osmanin, vetëm pse është shqiptare e mençur,  e drejtë, demokrate dhe e guximshme dhe, vetëm pse  mbron të drejtat dhe liritë e popullit të vet dhe vlerat sublime të patjetërsueshme të shtetësisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Kjo është përmbajtja domethënëse e Presidentes së Kosovës, Prof.Dr.Vjosa Osmani (si njeri dhe si personalitet shtetëror),  të cilën  e zgjodhi populli me votën e tij të lirë dhe demokratike  plebishitare, më 14 shkurt 2021.

Racizmi, kolonializmi gjenocidal serb është i pashërueshëm (1844-2021)!

Të gjithë popujt e botës mund të pësojnë metamorfozë pozitive dhe progresive  në frymën e vlerave universale humane dhe njerëzore, por jo, edhe RACISTËT dhe FASHISTËT ULTRANACIONALISTË SERBË në Ballkan. Këtë tezë, së fundi, e justiifikoi edhe Aleksandër Vulini RACIST, duke e ofenduar  presidenten Vjosa Osmani, se gjoja kjo  “sikur të kishte pasur  fytyrë, siç e ka barkun për  rrenat që po i flet për gjenocidin serb, për shtetin e rremë të Kosovës, duke harruar krimet e UÇK-së  dhe të shqiptarëve terroristë ndaj civilëve…etj., së pari,  do të duhej të gjunjëzohej para ‘shtëpisë së verdhë’ dhe serbëve të vrarë për shkak të tregtisë së organeve të tyre”!?

Kjo është gënjeshtra dhe shpifja më e ndyrë, më e turpshme e racistit Aleksandër Vulin, i cili ndërron tezat, duke mohuar GJENCIDIN SERB (që ka shkaktuar mbi 11.800 viktima civile shqiptare;  mbi  22000 femra  të dhunuara shqiptare nga vrastarët dhe  pushtuesit serbë; mbi 1647 persona-viktima të pagjetura shqiptare, të cilët, veç varrezave masive në Kosovë, kanë përfunduar  edhe në “16 varrezat masive” në Serbi, të cilat i di Vulini, Vuçiqi, Daçiqi dhe Ana Bërnabiqi, etj., si dhe pararendësi i tij, Dushan Mihajloviq (ish-ministër i Brendshëm), por , ja që Aleksandër Vulini RACIST  për t’i fsheur gjurmët e krimeve të gjenocidit serb në Kosovë para gjithë botës ( edhe pas 20 vitesh) , në vend që ta pranojë dhe, të kërkojë falje për kryrerjen e gjenocidit serb në Kosovë (1989-1999), ai  ka ofenduar Vjosa Osmanin (presidenten e Kosovës) kinse për “gënjeshtrat” dhe për “kërcënimet” e saj  ndaj Serbisë,  duke gënjyer dhe e keqinterpretuar një Intervistë të saj, dhënë revistës prestigjioze  gjermane “Der Spiegel” të datës 6 korrik 2021, ku me plot të drejtë i ka deklaruar se “Shqiptarët e Kosovës ishin viktima të gjenocidit serb”.  Këtë të vërtetë e di gjithë  bota (1999). Këtë të vërtetë e di edhe racisti Aleksandër Vulin së bashku me të gjithë Vulinët, Vuçiqët, Daçiqët …, etj., por, kursesi ta pranojnë, sepse janë racistë dhe fashistë të pakorrigjuar dhe të papenduar. Ndryshe, nuk do t’i mohonin 3 tri gjenocide të Serbisë në Kosovë, në Kroaci dhe në Bosnj1% (1990-1999).

 Gjithashtu, këtë ofendim racist të Aleksandër Vulinit ndaj presidentes së nderuar Prof.Dr.Vjosa Osmani, e përforcon, edhe kjo aksiomë kritike objektive e filozofit frëng Andre Glucksmann (1937-2015) se “Serbët, edhe kur pohojnë se nuk janë fajtorë, ata janë racistë”.

 Edhe Aleksandër Vulin është rrenc, racist, shovinist dhe antishqiptar si Dr.Vladan Gjorgjeviq, Dr. Mira Markoviq dhe Slobodan Milosheviq!

Të gjithë këta janë njerëz primitive, të pacivilizuar dhe të pakorrigjuar racistë dhe shovinistë, produkte të industrisë fashiste dhe raciste të Dr. Vladan Gjorgjeviqit, të Nikola Pashiqit, të Aleksandar karagjorgjeviqit, të Jovan Cvijiqit, të Vaso Qubriloviqit, të Ivo Andriqit, të Dobica Qosiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Vojisalv Sheshelit, të Aleksandër Vuçiqit dhe të Ivica  Daçiqit, etj., , të cilët me shekuj  i urrejnë shqiptarët deri në shfarosje, që nga viti 1844 e deri më sot (shekulli XXI, 2021), duke i “diagnozuar” në rentgenin antropologjik të racizmit dhe të etnocentrizmit serbomadh, hiq më pak se “njerëz të egër dhe me bishta”!?

Kjo ishte “diagnoza antropologjike” raciste  (e mjekut- kirurgut të parë serb në Beograd, 1913) e Dr.Vladan Gjorgjeviqit, i cili për motive të nxitjes së gjenocidit kolonial serb ndaj kombit shqiptar dhe të copëtimit të territoreve të Shqipërisë Etnike, shkroi librin me titull “Arnauti i Velike Sile”, ku shqiptarët  i cilësoi si “njerëz  të egër me bishta”. Këtë e publikoi në serbishte dhe në gjuhën gjermane, më 1913, me qëllim që të ndikonte te fuqitë e mëdha të Evropës, që shqiptarëve t’iu mohohej identiteti i tyre edhe si komb, edhe si territor indigjen, edhe  si shtet i pavarur, mbase sipas logjikës së tij psikopatologjike  dhe raciste paragjykuese dhe  të sëmurë, “shqiptarët nuk ishin komb, por  një fis i egër primitiv  pa histori, pa kulturë dhe pa kurrfarë civilizmi” !!!???

Duket se këtë “universitet”  të brumit racist-gjenocidal të mjekut dhe të ish-kryeministrit të qeverisë së Serbisë (1897-1900), Dr.Vladan Gjorgjeviq e  paska mësuar përmendësh, edhe racisti dhe shovinisti serbomadh Aleksandër Vulin (aktualisht ministër i Brendshëm i Serbisë. Ndryshe, nuk do ta kishte ofenduar në frymën brutale raciste presidenten e  Kosovës, Prof.Dr. Vjosa Osmani se kinse kjo  “të kishte pasur fytyrë, do të kishte rënë në gjunjë para ‘shtëpisë së verdhë” !?

Sa më sipër, ne nuk duhet të heshtim para rrenave, shpifjeve, shantazheve, intrgave dhe fyerjeve të tilla raciste dhe shoviniste antishqiptare të Aleksandër Vulinit, që kanë për qëllim përhapjen dhe nxitjen e urrjetjes  mes shqiptarëve dhe serbëve, që mund të shpiejnë në një konflikt të hapur luftarak në Ballkan, ashtu sikurse në vitet ’90, kur Akademia e Shekncave dhe e Arteve Serbe e Beogradit, Kisha ortodokse retrograde serbe, masmediat serbe, politika, propaganda dhe diplomacia serbe, duke u ushqyer me racizmin dhe me nacionalcentrizimin autodestruktiv  serbomadh shekullor, shpaluan flamujt vrastarë të Slobodan Milosheviqit për të filluar 3 gjenocidet dhe agresionet kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

Prandaj, çfarë po pritni, ngrihuni në këmbë në protesta demokratike dhe paqësore kundër shfaqjes së racizmit kërcënues të rrencit dhe të shpifësit Aleksandar Vulin, se gjoja  “në Kosovë, serbët nuk kanë kryer gjenocid, por shqiptarët terroristë dhe UÇK-ja terroriste kanë vrarë civilë të pafajshëm serbë”!?

-Ngrihuni në protesta, dhe tregoni haptazi para botës se kush ishte terrorist dhe gjenocidist, Serbia, apo shqiptarët dhe UÇK-ja, që bashkërisht luftuan së bashku me NATO-n dhe me Amerikën kundër bandave terroriste dhe gjenocidale serbe  për ta çliruar dhe shpëtuar Kosovën shqiptare nga terrori dhe gjenocidi serb i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat