Një pyetje Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Opinione

Një pyetje Albin Kurtit e Vjosa Osmanit

Nga: Skënder Kapiti Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:08
Skënder Kapiti

Së pari ju uroj suksese në drejtimin e punëve të shtetit të Kosovës.

Albin dhe Vjosa kisha këtë pyetje publike për juve. Që t’i realizoni premtimet tuaja për shtetndërtimin demokratik, modern, funksional e ligjor dhe efikasitetin në luftën kundër krimit, korrupsionit e tradhtisë duhet që në qeveri, në diplomaci, në presidencë dhe në administratë të mos ketë individë injorantë, të korruptuar dhe me lidhje nepotike e familiaro-fisnore.

A po u bëni këtyre institucioneve VETING-un meritor, profesional, moral dhe patriotik, dhe jo thjesht sa për zëvëndësim politik?!

Një Kryeministër i mirë dhe një Presidente e mirë pavarësisht meritokracisë, aftësisë dhe përkushtimit të mirë që i karakterizon, poqese ata do do të duan që të kenë sukses në punët shtetërore, ata duhet që stafet qeveritare e presidenciale si dhe këshilltarët t’i zgjedhin më të aftë se vetë ata.

Nuk duhet që të ketë dehje dhe mendjemadhësi nga pushteti dhe as që ta mbërthejnë pushtetarin e mirë ethet e egoizmit dhe të pëlqimit të vetëvetes dhe as rritje mendje nga shërbesat dhe servilizmat e servilëve e injorantëve.

Askush vetë nuk mund të jetë i gjithëkompetent, mbipatriot, i pagabueshëm dhe i shumë i gjithekspertdijshëm për të gjitha fushat dhe lëmejtë.

Ju nuk duhet t’i harroni dhe as t’i neglizhoni ekspertët dhe ata të cilët ju kanë mbështetur aq shumë në fitoren e betejës politike kundër ishpushtetit të keq të cilin e ndëshkoi referendumi 14 Shkurtit 2021.

Mos harroni se koha nuk është gjithmonë e ndokujt, dhe për pushtetin nuk mbetet gjithmonë justifikim krahasimi me të kaluarën dhe me ishpushtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat