Sjellja e Policisë së Kosovës ndaj protestueseve femra, ishte e neveritshme!

Opinione

Sjellja e Policisë së Kosovës ndaj protestueseve femra, ishte e neveritshme!

Nga: Adem Bytyçi Më: 17 korrik 2021 Në ora: 17:25
Adem Bytyçi

Sjellje të tilla janë të pamoralshme edhe sikur kjo protestë të ishte e kundërligjshme dhe e porositur nga kushdo qoftë për qëllime huliganeske dhe vandaliste kundër pronës shoqërore.

Nuk po e kalojë Europën për të shkuar aq larg në shtetet e kontinenteve tjera, sepse mund të me hargjohet lapsi ende pa e përfunduar opinionin.

Por me bindje të plotë e pohojë se në shtetet evropiane, në cilëndo protestë apo demostratë,me protestueset femra do të merreshin policët femra duke i kapur përdorë apo për pjesë tjera të trupit për t'i arrestuar e jo policët meshkuj siq ndodhi në protestën në Prishtinë me femrat protestuese .

Lutemi që panorama të tilla rrënqethëse në kuptimin moral të ndërhyrjes së policëve meshkuj, ndaj femrave protestuese mos të përsëriten asnjë herë në protesta apo demostrata në Kosovë, ky të mbetet rasti i vetëm dhe i fundit i izoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat