Sistemi i drejtësisë duhet të spastrohet

Opinione

Sistemi i drejtësisë duhet të spastrohet

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:50
Muhamet Kelmendi

Tashmë dihet se prokuroria në tërësi dhe gjykatat e vendit nuk janë në lartësinë e deryrave që po i shtron Republika. Kjo vjenë nga fakti se mekanizmat e luftimit të krimit dhe të korrupcionit nga nivelet e larta, qoftë politike, qifte ekonomiko-financiare, janë të mbuluar me njerëzitë e politikës dhe të krimit dhe ata nuk e lëshojnë vendin pa i nxjerrë jashtë me VETTING.

Si policia, kuptohet kupolla komanduese, ashtu edhe AKI dhe mekanizmat tjerë, sikundër edhe prokuroritë dhe gjykatat janë me kuadro të subjekteve që e kanë udhëhequr shtetit tash e 21 vjet. Këta prokurorë, gjyqëtarë e kuadro të mekanizmave për të luftuar krimin, jane të LDK-së, PDK-së dhe të ish regjimit. Kuptohet se si te tillë këta nuk i zbulojnë udhëheqësit e vetë jashtë strukture ku punojnë.

Ata nuk e luftojnë krimin në sektorin privat dhe atë të politikës, sepse atyre u shërbejnë. Ata u raportojnë atyre. Këtej edhe nuk dalin faktet mbi rastet spektakulare të krimit të bërë. Kështu u mshefë rasti i thyerjes dhe vjedhjes së dhomës së policisë mbi sendet me vlerë dhe mjetet e konfiskuara. Kështu po bëhet edhe me 2.1milionët e vjedhur në kohën e regjimit të z Hoti.

Këto raste kanë mundësi të zbulohen dhe nuk zbulohen për publikun, sepse dalin ndoshta njerëzitë e lartë të politikës të lidhur me krimin. Askush nuk beson se dhomës e policies me sendet e vjedhura nuk dihet se kush e ka bërë dhe kush ka qëndruar prapa. Keshtu edhe per vjedhjet e 2.1 milioneve Euro.

Ne si qytetarë e kemi vështirë të besojmë se nuk dihen nga organet. Po sa krim ka me tendera në nivel qendror dhe lokal? Sa vjedhje dhe keqëpërdorime ka në lejet e ndërtimit në komunën e Prishtinës dhe me siguri në çdo komunë? Por sa vjedhje kanë me tenderat e bërë me firmën që kanë ndërtuar autostradat në Kosovë

? Vjedhjet shkojnë me qindra e mijëra milionë Euro. Kjo del nga pasuria e krijuar nga njerëzitë e pushtetit dhe nga elementet e sektorit private të lidhur me pushtet. Pasuria e tyre i kalojnë miliardat. Shumë çka tregon se shteti këtu ka dështuar. Ka dështuar ne kapjen e kriminelëve dhe në dënimin tyre.

E ky dështim kurrë nuk shërohet nga veglat e LDK-së e PDK-së kryesisht. Këto dy subjekte e kanë kapur sistemin e drejtësisë dhe kryesisht Gjykatën Kushtetuese. KPK dhe KGJK vepron me dirigjim. Këtej vynë VETTING-u.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat