Dëmet nga sistemi i kapur i drejtësisë janë të mëdha

Opinione

Dëmet nga sistemi i kapur i drejtësisë janë të mëdha

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 19 korrik 2021 Në ora: 12:37
Muhamet Kelmendi

Sistemin gjyqësor në Kosovë është në një gjendje të rëndë. Lendet janë grumbulluar dhe zgjidhja e tyre është vështirësuar.

Bartja e lëndëve nga vitet mëparshme i kushton vendit me milionë Euro. Mos edhe i tejkalon shumën e qindra milionëve.

Sidomos lëndët në fushën civile bartin shumë të lartë të dëmit. Mirëpo, as lëndët në fushën penale nuk janë pa dëme. Në fushën civile janë kryesisht lëndët nga prona dhe pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme. Aty hyjnë dëmet e ndryshme etj. Këto shkojnë me miliona e qindramiliona.

Dëmi nga fusha penale është i dyfisht. 1. Koha në arrest ka shumë shpenzime dhe 2. Tejzgjatja e procedurave pa prova dhe dëshmi konkrete. Në kuadër të kësaj janë disa shkaqe që duhet përmendur pse po ndodhë një gjendje e tillë. Së pari, vartesia nga grupet informale te interesit nga fusha politike, juridike dhe ekonomike.

Së dyti, procedurat e dy e trefishuara Opern një lënde, sepse zgjidhen jo drejtë dhe në kundërshtim me ligjin dhe së treti, kuadri i dobët, frikacakë dhe jo profesional e i varur në fushën e tillë të sistemit.

Gjendja e tillë shërohet. Mirëpo, kjo kërkon intervenim të ashpër. Ajo duhet të filloj nga KGJK dhe nga KPK dhe të kalojë te prokuroritë dhe te gjykatat, në të gjitha nivelet.

Ky intervenim duhet të bëhet mbi bazën e një VETTING-u që ndikon në profesionalizimin e sistemit dhe në pavarësi të të gjithë strukturave së drejtësisë. Kjo arrihet me VETTING.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat