Serbia është duke notuar në ujërat e fashizmit

Opinione

Serbia është duke notuar në ujërat e fashizmit

Nga: Hafiz Shala Më: 20 korrik 2021 Në ora: 19:39
Hafiz Shala

Albin Kurti në takimin e fundit më Kryetarin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, duke i bërë përgatitjet për dialog, ia bëri më dije së, përderisa ai po merret më historinë e shekullit 14- të, ky megjithatë i tha, po ndalna edhe unë sadopak më ta përkujtuar shekullin 19-të në të cilin keni ushtruar tri here gjenocid ndaj popullit shqiptar duke i përzënë nga 520 fshatra të Serbisë juglindore të sotit të cilat, ca i muret dhuratë nga Turqia bashkë më banoret shqiptar autoktonë që, po nga ato fshatra, duke i larguar, i vrarë e i masakruar mbi treqind mijë, për t’ua ndaluar kthimin dhe të drejtat në pronat e tyre.

Ti, zotëri më popullin serb je i ulur këmbëkryq në ato vende të cilat identifikohen me toponime shqiptare.

I llastuar nga ish udhëheqja politike, mercenare e Serbisë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Avdullah Hoti, të cilët ia luanin vallen e tij “shumadinac”, sot, siç thotë populli, i hasi turjela në gozhdë dhe iu ngri pështyma në fyt.

U djersitë sepse, u befasua më një qëndrim dinjitoz, kombëtar e të paluhatshëm të Albin Kurtit një zog shqiptari për të cilin, mburrët jo vetëm Kosova por i gjithë kombi.

Ai, “në shenjë respekti, ia  dhurojë” tri libra më fakte dhe dëshmi më të cilat ia përkujtojë, tri gjenocidet të ushtruara ndaj shqiptarëve, duke e kurorëzuar më këtë të fundit të vitit 1999.

Libra, ndër të cilat e kanë autorin/ren serbe, zonjën Natasha Kandiq.

Për të qenë “transparent” para Evropës dhe botës demokratike, ai, këto libra ua dhurojë edhe përfaqësuesve zyrtar evropian, Borrel dhe Lajçak, të cilët vijnë nga shtetet të që pa kurrfarë arsye e shkaku, ende nuk e njohin Republikën e Kosovës.

Kontribut të veçantë në këtë veprim, i atribuohet Serbisë më propagandën e sajë dhe, më sjelljet amorfe të diplomacisë kosovare e cila, një kohë të gjatë as që funkciononte pra, ishte inekszistente.

Albin Kurti, “qiti pushkë” me vend aty kur duhet e ku duhet.

Tragjedia e jonë kombëtare është së, ne, në vend që ta përkrahim, ndihmojmë dhe e inkurajojmë Qeverinë dhe Kryeministrin Kurti, ne, po e bëjmë të kundërtën, punën e sizifit, sikur kanë vepruar ata udhëheqës para kësaj Qeverie e këtij Kryeministri, ku në mënyrë direkte i dalin në mbrojtje të Serbisë.

“Opozita”, që më së paku është opozitë, disa (b) analist dhe “ intelektual” më tituj doktoraturashe “ profesor” universiteti, e akuzojnë zotin Kurti së, po e përdorë “popullzimin, së nuk është i gatshëm  për dialog, së do t’i mbetët faji Kosovës” e tjera muhalife, janë shprehje të një urrejtje dhe xhelozie ndaj këtij patrioti që erdhi në krye të qeverisë më vullnetin dhe dëshirën e gjerë popullore duke ia dorëzuar fatin e Kosovës në duar të sigurta e, duke i larguar ata të cilët, e vodhën, e shitën dhe deshën ta bëjnë copa-copa.

Ishte shume simptomatike deklarata e nënkryetarit të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit, zotit Lutfi Haziri i cili deklarojë se Kurti nuk është i gatshëm të bëjë dialog.

Kjo, e vërteton edhe njëherë se, Luta ishte në të njëjtat pozicione më Thaçin kur, ishin të gatshëm që 17 fshatrat të “ dhuruara” në veri nga Aleksandër Rankoviq, t’ia japin  Serbisë për Mrdvegjën.

Zoti Abdixhiku, je larg nga pastrimi i LDK-së, që do t’i duhej Kosovës si uji në Saharë, po t’i kthehet primati i kohës së Dr. Ibrahim Rugovës.

Siç po shihet, nga tentativa që zoti Kurti ta kthej Serbinë në tavolinën e bisedimeve për paqe dhe fqinjësi normale, gjithnjë duke i plotësuar kushtet për njohje, kërkim falje dhe kthimin e të pagjeturve, ajo, Serbia, assesi nuk po mund të lirohet nga mentaliteti dhe filozofia fashisoide e urrejtjes deri në zhdukje ndaj shqiptarëve, që nuk do të ishte rast më asnjë popull dhe asnjë komb tjetër.

A thua pse?! Sepse, është e vetëdijshme së shqiptarëve iu ka aq shumë borxh sa që nuk është në gjendje t’ua kthej.

Dhe për fund, zoti Kurti ia bëri më dije së, njohja reciproke është nyja  dhe zgjedhja e të gjitha problemeve dhe, sa i përket Asociacionit të komunave më shumicë serbe, Serbia nuk e ka të drejtën të përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe për ketë duhet të bisedohet më serbet e Kosovës.

Zgjedhja e vetme dhe përfundimtare do të ndodhe kur SHB-at, përmes një të dërguari tjetër special në vend të Methew Palmer, ta caktojë dikë  tjetër, më shprese së, do të ketë njohje reciproke dhe, në trupin e Kosovës, nuk do të lejohet kanceri i quajtur Asociacion, apo Republikë Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat