Albin Kurti dhe LVV po mundohen të kopjojnë Dr. Ibrahim Rugovën dhe LDK në idenë e bashkimit kombëtar?

Opinione

Albin Kurti dhe LVV po mundohen të kopjojnë Dr. Ibrahim Rugovën dhe LDK në idenë e bashkimit kombëtar?

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 12:12
Hisen Berisha

Në shumë dokumente të nivelit strategjike, është pretenduar të identifikohen objektivat strategjike shtetërore.

Por, të trajtuar në kontekst lokal, pa përfillur shkencërisht ambientin politik dhe të sigurisë në të cilin qëndron dhe zhvillohet Kosova, ato nuk kanë qenë në sinkron synimet tona ndaj gjeostrategjisë politike amerikane për rajonin, me theks Kosovën si produkt i këtij projekti dhe partner i sponsorizuar e supportuar nga vetë SHBA.

Projekti, "Kosova shtet i pavarur", si modus vivendi, nuk ka qenë jashtë synimeve tona gjegjësisht kompromisi i rëndë në mesin e opsioneve që Presidenti Rugova sfidoi politikat dhe diplomacinë botërore,

- për të mbetur Republikë autonome në një federatë apo konfederatë që do ri definohej nga Badinteri për Jugosllavinë, e që me fillimin e luftrave dhe suprimimin e Kosoves si njësi federale u eleminua vetvetiu dhe

- Bashkimit kombëtar të shqiptarëve në trungun e Shqipërisë natyrale ku edhe takojmë historikisht dhe politikisht.

Duhet vënë theksin në përfshirjen e natyrshme edhe të Sanxhakut dhe Çamërisë, ku e kishte shtrirjen me degët e veta Lidhja Demokratike si lëvizje kombëtare.

Për këtë u organizua edhe referendum plebishitar për pavarësi, në të gjitha trevat shqiptare nën republikat jugosllave.

Pra, asnjëherë ky projekt nuk u kufizua në bashkimin hendikepues të vetëm territorit të Kosovës dhe vetëm territorit të Shqipërisë aktuale.

Po ashtu, duhet vënë theksin në atë se Kosova me Deklaratën Kushtetuese të dy Korrikut '90, e kishte nxjerre opsional orientimin gjeostrategjik e gjeopolitik të shqiptarëve që kishin jetuar të shkëputur nga trungu amë.

Bazën e lëvizjeve politike e përbënte partneriteti me SHBA dhe gjeostrategjinë e tyre politike për rajonin e me theks për shqiptarët si partner relevant të rajonit.

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje dhe udhëheqësi i sajë z.Kurti, përkundër mbase ekzistimit të dëshirës ta imitojnë Lidhjen Demokratike dhe Liderin e shqiptarëve që jetonin jashtë Shqipërisë lindineze, Dr. Ibrahim Rugova të viteve '89/90/91, në vizionin e tij opsional për ta realizuar "bashkimin kombëtar" si synim të natyrshëm të shqiptarëve, z. Kurti edhe me shtrirjen e LVV kudo në trevat shqiptare, po e bën këtë duke e modifikuar në variantin më hendikepues, të bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë.

Reciprociteti në trajtim në mes shqiptarëve të Lugines apo Sanxhak e treva tjera ku shqiptarët janë autokton, me statusin e serbëve kolon në veriun e Kosovës, është zhbërje e identitetit të tyre shqiptarë në aspektin etnik, historik dhe politik.

Së pari, për të garantuar opsionin politik Kosova shtet i pavarur, në rend të parë duhet përmbushë objektivi bazë, që garanton ekzistencën e mbijetuesen e shtetit dhe popullit kosovar, e që është nënshkrimi i një:

"Marrëveshje të partneritetit strategjik" me SHBA, si dhe të nënshkruaj

"Traktatin për mbrojtje ushtarake" me SHBA.

Ky traktat duhet të punohet në modelin e njëjtë siç është Traktati për mbrojtjen ushtarake nga SHBA, të Koresë Jugore.

Së dyti, për Kosovën prioritet mbi prioritetet është ruajtja e asetit më strategjik në vend, Ibrit (Lumi Ibër).

Vetitë bifurkative të tij në shtrirje, e bëjnë jetik për mbijetesën e Kosovës në rrezikun për sigurinë shtetërore të Kosivës parashikimet e ngrohjes globale. Kjo peshë do të vërehet tek në vitet 2040, kur pritet edhe Kosova të përballet me këto pasoja të ngrohjes globale.

Deri atëherë Kosova për një kohë relativisht jo të largët do ketë krizë për ujin e pijes.

Në nivel global do të jet i njëjti kostelacion zhvillimor i përcjellë me mungesë të ujërave të ëmbla dhe rritje të ujërave të njelmëta.

Së treti, objektiv strategjik për Kosovën që përbën aset të veçantë zhvillimor dhe determinues në përmbylljen e procesit politik të shtetësisë është Trepça.

Jo për sasitë e plumbit, zinkut, e mineraleve tjera por me theks për "BERILIUMIN si element kimik që shërben për bombardimin e molekulave të atomit" kështu e përkufizonte edhe vet Presidenti Rugova në studimet e tija.

Berilium, ishte zbuluar në një lokacion në Francë, në vitin 1798. Ndaj dhe Franca bëri shumë hulumtime për identifikimin e lokacioneve ku mund të gjendet.

Në gjigandin kosovar Trepça, gjendet në sasi të vogla.

Prandaj janë pikërisht këto dy asete më strategjiket, që patën tretman edhe me raport të veçanet të SHBA, nga Marrëveshja e zotimeve në Uashington që duhen konsideruar.

Nënshkrimi i marrëveshjes nga ish Kryeministrit Hotit, i ka dhënë të drejtën SHBA, që ta mbroj Ujmanin/Ibrin, meqë është anëtare e organizatës botërore të ujërave, e Kosova s'ka kapacitete ta bëj.

Sukcesioni i plotë Serbi - Kosovë ndodhë pas njohjes së ndërsjellë.

Për studiuesit e gjeostrategjive politike dhe ushtarake për Ballkanin perëndimor, katër propozimet e bëra nga Kryeministri Kurti në Bruksel, tregojnë matshmërisht se po rrezikojnë shpërbërjen e shtetit të Kosovës.

Implementimi i detyrimeve të, ndërsjella mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, heqë shumë tema destabilizuese për vendin tonë siç janë Asociacioni i cili duhet implementuar me venerimet kushtetuese për Statutin dhe implementimi i tij të vihet "kushtëzim për njohje të pavarësisë paraprakisht nga Serbia".

Temë tjetër është implementimi i “shengenit ballkanik” made in USA, i cili do të ketë dy efekte: ta bëjë të parëndësishëm asociacionin dhe e dyta, “shengeni” made in USA të bëhet me Kosovën si palë ndërshtetërore nënshkruese duke e përjashtuar “minishengenin” ballkanik Vucic - Rama , i cili u ideua si revansh ndaj BE-së, që do ta avancoj praktikisht hegjemoninë politike, ushtarake dhe ekonomike të Serbisë në rajon.

Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, përmes katër propozimeve të Brukselit ka tentim që ta nxjerrë shtetin nga rruga e tij euroatlantike dhe ta orientojë në ndonjë aleancë midis shteteve të Ballkanit jo vetëm përmes marrëveshjeve politiko- ekonomike por edhe ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat