Projekti “Bota serbe” paralajmëron përflakjen e Ballkanit dhe të Evropës

Opinione

Projekti “Bota serbe” paralajmëron përflakjen e Ballkanit dhe të Evropës

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:54
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Jo vetëm riserbizimin dhe rikolonizimin e Shqipërisë Etnike, të Kroacisë dhe të BeH, por edhe destabilizimin dhe shkatërrimin e  rendit dhe të sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ja, këtë rrezik serioz  për paqen dhe për sigurinë e Evropës, dhe më gjerë e dëshmon kjo deklaratë skandaloze, injorante dhe anticiviluzese e Aleksandër Vulinit, të cilën po e citojmë në original: “ Të gjithë serbët do të jetojnë në të njëjtin vend, nëse gjermanët që filluan dy luftërat botërore mund ta bëjnë këtë, pse jo ne?!”.

Serbia kolonialiste nuk mund të bashkohet sipas modelit  të Gjermanisë!

 Gjermanët janë bashkuar, por kolonilistët serbë nuk kanë të drejtë as historike,as natyrore e as ligjore të bashkohen në një shtet të vetëm jashtë kufijve të sotëm të Serbisë, të cilët, edhe ashtu, janë shumë të diskutueshëm dhe artificialë, mbase janë krijuar nga copat e ankesuara dhe të kolonizuara të territoreve shqiptare, kroate dhe hungareze etj. Kjo është arsyeja krysore pse Serbia, në asnjë kuptim nuk mund të krahasohet me Gjermaninë e sotme, sepse nuk ka asgjë të përbashkët me historinë dhe me civilizimin e saj të derisotëm.

Edhe pse  Vulini “duduk” , i cili nuk ka “haber” as me histori, as me politikë e as  me diplomaci ka deklaruar se “Të gjithë serbët, do të jetojnë në të njëjtin shtet serb, sepse kur gjermanët mund të jetojnë në një shtet të vetëm, edhe pse kanë bërë dy luftëra botërore, atëherë pse nuk mundemi edhe ne?!”

 Vërtet, “kafshë politike” e Aristotelit, Serbinë e krahason me Gjermaninë, duke gënjyer ase “gjermanët kanë zhvilluar dy luftëra botërore”!?

Kjo është gënjeshtër sui generis, sepse  Luftën e Parë Botërore (1914-1918) e ka shkaktuar Serbia e Vulinëve dhe e Gavroilo Principëve, JO GJERMANIA. Mirëpo, fatkeqësia ishte se, Serbia nuk e mori “shpërblimin adekuat” nga Austro-Hunagria dhe nga aleatët e saj, sepse nga katastrofa e merituar e pati shpëtuar Franca. Ky ishte gabimi më i madh Francës së atëhershme, që e shpëtoi Serbinë, e cila gjatë luftërave ballkanike (1912-1914) me agresion , me terror dhe me gjenocid pati kolonizuar dhe aneksuar territoret e Shqipërisë Etnike në Ballkan, me ç’rast siç shkruan  autori  A. Baladacci nëlibrin e tij “Albania”, f. 176 : “ Ushtritë dhe bandat serbomalazeze shkretuan fshatra, dogjën shtëpi, dogën të gjallë burra, gra, fëmijë dhe fishnja në zjarr…, duke masakruar mbi 150,000 shqiptarë të pafajshëm, gjoja në emër të çlirimit  dhe të shpëtimit të Shqipërisë nga robëria turke”.  Ky ishte  gjenocid i paparë serbo-malaze në troejt etnike shqiptare të Shqipërisë në Ballkan. Mirëpo, fatkeqësisht deri më sot askush nuk e ka denoncuar si krime të gjenocidit as nga Lidhja e Kombeve  (19120-1941) , as nga Kombet e Bashkuara (1945-2021), as nga BE-ja, as nga Shqipëria e as nga Kosova, përpos kryeministrit Albin Kurti, që edhe këto krime të gjencoidit ia përpalsi në fytyrë presidentit serb Aleksandër Vulin në takimin e tyre në Bruskel, më 19 korrik 2021. Asgjë më tepër në këtë temë të tragjedisë gjithëkombëtare shqiptare në Ballkan (1878-2021).

"Bota serbe" nuk mund të krahasohet me bashkimin e Gjermanisë (1990)!

-Vulin "lopa" e Aristotelit nuk e di se Gjermania ka mundur të bashkohet, sepse ka pasur të drejtën historike dhe natyrore, që më 1990 të bashkohej në një shtet, mbase ai ishte terrirotri dhe populli  gjerman, të cilin e kishte copëtuar BRSS-ja. Pra, populli gjerman është bshkuar brenda territorit të vet, jo si Serbia që me Vulinët, me Vuçiqët dhe me Daçiqët etj., po kërkon që t’i bashkojë të gjithë serbët në territoret e huaja të shteteve fqnije, siç janë Kosova, Kroacia dhe Bosnja. Kjo strategji vetëvrasëse e Velika Serbisë nuk ka asgjë të ngjashme dhe të përbashkët me Bashkimin e Gjermanisës së sotme  të Angjella Mërkelit (kancelare), por vetëm me “apetitet” megalomane, kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë, e cila në vitin “1850 kishte vetëm 60.000  banorë”. Ndërkaq, shqiptarët ishin mbi “1 milion e gjysmë banorë”  në trorjet e tyre etnike iliro-shqiptare.

Sërish zunë të bien këmborat për krijimin e një “Bote serbe”, të patentuar nga shovinisti dhe i verbuari Aleksandar Vulin (aktualisht ministër policor në qeverinë e Serbisë së Ana Bërnabiqit), që në të vërtetë, ky nuk është kurrfarë novus-i i politikës dhe i propagandas serbomadhe (1878-2021), por një  paralajmërim për rrezikun e ripërsërtijes së spastrimit etnik dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit  ndaj shqiptarëve, kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë (1989-1999).

Mirëpo, ne së bashku me Amerikën dhe me NATO-n, që tani duhet të jemi  vigjilentë dhe të gatshëm në çdo aspket për neutralizimin dhe për paralizimin total të këtij Projekti fashist dhe gjenocidal të Aleksandër Vulinit (ministër aktual i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë), mbase synimi i këtij Projekti  “gjithënacional” serb, nuk ka për qëllim vetëm bashkimin e serbëve në një shtet të vetëm, të ashtuquajtur “Bota serbe”, por edhe bashkimin e të gjithë sllavëve të Jugut të Evropës në territoret e huaja të shqiptarëve, të kroatëve, të hungarezëve, të myslimanëve boshnjakë  etj.

Projekti i Vulinit si i Balkanikusit dhe i Milosheviqit!

Ky projekt “bota serbe” është reprizë e projektit të “Velika Srbija” të organizatës terroriste “Crna ruka”, e cila përmes një atentati  teroristit Gavrilo Principi ia arriti ta vrante  Franc Ferdinandin, trashëgimtarin e Fronit  të Austro-Hungarisë në Sarajevë, më 28 qershor 1914. Këtë vrasje e ka organizuar “nëntoka” politike sekrete e Serbisë (edhe pse Beogradi zyrtar këtë e ka mohuar, ashtu sikurse  gjenocidin serb në Bosnjë, gjatë vieteve  ’90 të shekullit XX), për shkak se trashëgimtari austro-hungarez  e ka penguar zgjerimin e kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, përkatësisht bashkimin e  serbëve me sllavët e tjerë  të Jugut të Evropës.  Ky është shkaku kryesore, pse Serbia përmes “Crna ruka” e ka vrarë Franc Ferdinandin së bashku me bashkëshorten e tij, Sofija, duke zgjedhur me paramendim, jorastësisht  Ditën e Vidovdanit (28 qershor 1914). Pikërisht, ky atentat politik terrorist serbomadh ndryshoi rrjedhat e historisë politike ndërkombëtare, ngase ishte shkas për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore ( “28 qershor 1914  - 11 nëntor 1918”).

Prandaj, s’ka asnjë dyshim se atentatori Gavrilo Princip vrau  trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë në Sarajevë, më 28 qershor 1914 (me porosinë dhe me mbështetjen direkte të  organizatës së fshehtë serbe “Crna ruka” në Beograd) , shkaktoi Luftën e Parë Botërore; Slobodan Milosheviqi (me jogurt-revolucionet çetniko-fashiste, raciste dhe ultranacionaliste serbe) shkatërroi Jugosllavinë (1945-1990), duke kryer tri agresione gjenocidale kundër Kroacisë , Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999), dhe, ja tash, së fundi Aleksandër Vulin (ministri Policisë së Serbisë” ka shpaluar flamurin nacionalist serbomadh, ku thërret liderët politikë shtetërorë të Serbisë, që të përkrahin Projektin e tij, të ashtuquajtur “Bota serbe’, që është kopje e politikës dhe e propagandës hegjemoniste, militarsite dhe kolonialiste e  Serbisë së Madhe - Velika Srbija të Nikola Pashiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Radovan Karaxhiqit dhe të Ratko Mladiqit…etj., – “Të gjithë serbët në një shtet”, që paralajmëron NJË LUFTË TË RE GJENOCIDALE kundër të gjithë atyre popujve fqinj, nëse  do ta kundërshtojnë atë!

Vërtet, rishpalimi i kësaj ideje fashistoide “lebensraum”  të rizgjerimit territorial të Serbisë së Madhe të Ilija Garashaninit (1844), në kohën kur  kërkesa e Beogradit po prêt në “sportelin” e BE-së, që Serbia të aderojë si anëtare me të drejta dhe detyrime të plota të saj, është një bombë me sahat, e kurdisur nga Slobodan Milosheviqi dhe nga forcat retrograde çetniko-fashiste dhe ultranacionaliste e reaksionare të Serbisë, që  po synojnë të rimarshojnë sikurse në vitet ’90 të shekullit XX për ta ridjegur Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, me qëllim që ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan, gjithnjë duke llogaritur në traktativat e kanonierave diplomatike ruso-kineze dhe të “satelitëve” të tyre ndërkombëtarë.

-E, në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me delegacionin e tij negociues në Bruksel po e gënjejnë  BE-në, Amerikën, NATO-n , BE-në dhe OSBE-në, se kinse Beogradi zyrtar  “është konstruktiv” dhe  gjoja po do mirëkuptim dhe mirëbesim me palën negociuese shqiptare të Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Albin Kurti. Mirëpo, deri tani, në të dy takimet me të në Bruksel (më 15 qershor dhe më 19 korrik 2021) nuk ka pranuar asnjë propozim dhe, asnjë kërkesë të Albin Kurtit për të hapur Dialogun, në mënyrë që të arrihej ndonjë kompromis politik  për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

 Presidenti Vuçiq është fajtor për bllokimin e Dialogut të Brukselit!

Pra, s’ka asnjë dyshim se për dështimin e këtyre dy (2) takimeve të nivelit të lartë nën monitorimin e emisarëve të BE-së, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell, nuk mund të fajësohet kryeminisri Albin Kurti (pse me të drejtë ka kërkuar që Serbia të ballafaqohet për  3 gjenocidet e saj, të kryera ndaj shqiptarëve/1878-1999/, mbase krimet e  gjenocidit sipas së drejtës ndërkombëtare nuk parashkruhen-nuk u kalon afati asnjëherë , që të trajtohen sipas konventave ndërkombëtare), por direkt dhe indirekt, është fajtor presidenti serb Aleksandar Vuçiq,  i cili nuk po pranon që të debatohet për spastrimet etnike dhe për krimet e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve (1878-1999). Ky është problem, jo kërkesat dhe propozimet e temave  të kryeministrit Albin Kurti, që, patjetër mertiojnë debat të pashmangshën në takimet e Dialogut të Brukselit.

Si të bëhet Dialog në Bruksel, kur Vuçiqi deklaron se “Beogradi kurrë nuk do ta njohë Kosovën”!

-Çfarë kuptimi dhe peshe politike e dipomatike  për Ballkanin dhe për Evrpoën mund të ketë ai Dialog,dhe, çfarë inetresi dhe rëndësie për shtetin e Kosovës, mund të ketë vazhdimi i atij Dialogu, kur Vuçiqi po thotë botërisht: “Serbia kurrë, kurrë, kurrë nuk do ta njohë Kosovën!

-Kush i ka dy “fije” mend, s’ka çfarë të kërkojë në atë Dialog, ngase këtu qëndrimi zyrtar i Beogradit, është tejet i qartë, “Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.   – E, logjika e shëndoshë e pragmatizmit  politik, shtron këtë pyetje të pashmangshme, “atëherë për çfarë leshi të dialogohet me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel?!

Në vend të njohjes së pavarësisë së Kosovës, Vulini ka shpërpallur Projektin e Sllobës "Bota serbe"

Mirëpo, si BE-ja, si NATO-ja, si Amerika, ashtu edhe OKB-ja, këtë Projekt të Aleksandër Vulinit, duhet ta kuptojnë dhe ta trajtojnë si kërcënim direkt  ndaj kroatëve, ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovë, si dhe ndaj sigurisë dhe paqes jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Evropën.

Ngaqë sipas mendjes së tij të sëmurë raciste, duhet të krijohet “srpski svet”, që në fjalorin politik hegjemonist serb, do të thotë hiq më pak se “Velika Srbija”: “ Populli serb nuk ka të drejtë të heqë dorë nga ribashkimi dhe bashkimi, nuk ka të drejtë të heqë dorë nga ‘bota serbe’ “ !?

Sa “ i mençur” ky polic dhe  “korrier” besmik  i “Jul-it” të Dr. Mira Markoviqit dhe  i “SPS-it” të Slobodan Milosheviqit ( burrë e grua), të cilët me parullën  çetniko-fashiste etnocentriste, raciste nacionalocialiste-majtiste “Svi srbi u jedonj drzavi” (Të gjithë serbët në një shtet) indoktrinuan, mobilizuan dhe i armatosën të gjithë serbët (brenda dhe jashtë Serbisë), që t’i atakojnë shqiptarët, kroatët dhe myslimanët boshnjakë, në mënyrë që t’i shfarosnin dhe t’ua marrnin me dhunë tokat, shtëpitë dhe të gjithë pasurinë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme, me qëllim të fundit, që t’i rizgjeronin kufijtë territorialë të “Velika Srbija” të Ilija Garashaninit (1844) dhe të Nikola Pashiqit (ish-kryeministër,  jo më pak se 7 herë brenda viteve “1891-1926” ).

Ja, kjo është esenca lëndore historike, gjeopolitike, politike, diplomatike, propagandistike dhe militariste e Projektit të ministrit të Policisë së Serbisë, Aleksandër Vulin,   të gjithë serbët  në një ‘bota serbe’. 

Fatkeqësisht këtë Projekt famëkeq dhe shumë tragjik për kroatët, për myslimanët boshnjakë dhe, në veçanti për shqiptarët e Shqipërisë Etnike, zuri të zbatohet në terren që nga viti 1878, një ditë pas njohjes së Serbisë nga ana e Kongresi të Berlinit, duke filluar spastrimin etnik të shqiptarëve që nga Nishi  e deri në Kurshumli. Mirëpo, deri më sot askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk i kanë ndëshkuar këto krime të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë Etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat