Edhe diçka mbi ‘Ilirinë e Re’ ose ‘Rilindjen Ilire’ në Kroaci....

Opinione

Edhe diçka mbi ‘Ilirinë e Re’ ose ‘Rilindjen Ilire’ në Kroaci....

Nga: Agron Shabani Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:19
Agron Shabani

Siç dihet, termi ose nocioni i njohur "ilir" ose "Iliria" sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose humaniste të ilirologëve ose historiografëve të shquar si Jan Kollar, Jarosllav Shidak, Ivan Mazhuraniç, Matija Mazhuraniç, Ivan Kukuljeviç, Antun Mihanoviç, Ljudivig Gaj, Antun Njemçiç, Ante Sekuliç, Juraj Krizhaniç, Ante Starçeviç, Juraj Shporer, Juraj Stoosmayer, Ban Josip Jelaçiç, Ban Josip, Shokçeviç, Ivan Derkos dhe shumë e shumë të tjerëve: E ka kuptimin, etimologjinë ose origjinën e njohur gjuhësore (linguistike) , semiotike ose semiologjike nga ilirishtja që do thotë: njeri (njerëz), popull (komb), teritor ose hapësire ose teritor i lirë, sovran, autonim, autokton, specifik ose autentik në kuptimin e plotë të fjalës. Pra, njërez ose popull (komb) me moral dhe karakter të fortë, epik ose kalorsiak që nuk i nënshtrohën askujt.

Se këndejmi, sipas mitëve, eposëve ose legjendave të njohura historike ose historiografike: Udhëheqësi ose pjesëtari i shquar i një klani të lartë familjar të fenikasve, me emër Kadno (Kadnos ose Kadanos) në perudhat e lashta ose antike, kishte vëndosur të shpërngulej ose zhvëndosej dikund në hapësirën ose teritorin e banuar nga fiset ilire të enkelejve, dalmatëve, ardiejve ose ditijonëve (përafërsisht në teritorin e sotëm të Dalmacisë, Hercegovinës ose Kroacisë), ku dikur me vonë martohet me enkelejën ose ilirën e bukur dhe tepër ekskluzive ose ekzotike me emër-Harmonia, e cila ia sjellë në jetë të birin ose djalin e vet që e pagëzojnë me emrin Ilirios (Ilyrios)...Ndërkohë që Iliri ose Iliriosi, ishte i pajisur ose blatuar me forcën ose fuqinë e jashtëzakonshme (magjike, hyjnore ose profetike)-për të qenë gjithëmonë i lirë dhe i mbrojtur nga të tjerët, që ia kishtë dhënë ose falur (blatuar) gjarpëri mitik ose mitologjik.

Kështu thonë se lindi miti ose legjenda e njohur mbi ilirin (ilirët) e lirë dhe të panënshtruar.

Ndaj, mëqe, sipas historisë dhe filozogisë së njohur kristiane ose perëndimore: Popujt (kombet), shtetët, kulturat ose civilizimët e ndryshme, ashtu sikurse yjet në qiellin ose universin e pafund, iu nënshtrohen eklipsëve ose procesëve të ndryshme evolutive ose ripërtrirëse në kuptimin e asaj se gjithëçka ripërtrihet, transformohet dhe merr kuptim e jetë të re, sapo të rishfaqët (rikthehët) drita e bekuar e Zotit: Edhe agu (agimi) dhe ringjallja, gjithënjë sipas filozofisë kristiane, janë shfaqje të larta hyjnore dhe sinomike në kuptimin e rishfaqjes së vazhdueshme të dritës së jetës, gjenialitetit ose fenomenologjisë së natyrës, shpirtit, intelektit dhe mbijetesës ose ekzistencës së njeriut, popullit (kombit), shtetit, kulturës, traditës, civilizimit ose historisë së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, kulturore, politike etj.

Kroatët kanë vlera, resurse, kapacitete dhe potenciale të shumëta intelektuale, shkencore, kulturore, politike, historike, materiale, natyrore dhe të tjera....Gjithashtu,

kroatët janë popull (komb) trim dhe tepër krenar ose heroik.

Ndaj, edhe lidhja ose bashkimi i tyre me vlerat, resursët, potencialët ose pasuritë e njohura njerëzore, tokësore, natyrore, shkencire, intelektuale, kulturore etj., qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t'i shquanin (afirmonin), mbronin, shfrytëzonin, shpërndanin, menaxhonin, eksploronin dhe konsumonin ato (këto) vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale.

Duke i qëndruar besnik thelbit ose tematikës së këtij shkrimi:

Luftërat e gjata për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale nga 'kurora' e hujaj mbretërore ose monarkiste, se bashku me ngritjen, zhvillimin, përsosjen ose afirmimin e ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, idealeve dhe vizionëve të njohura shkencore ose humaniste mbi shtetin dhe kombin e lirë, sovran dhe të pavarur ose autonom të Kroacisë, në një masë relativisht të madhe, sikur ndodhën të varura ose ndërlidhura me emrin dhe mbiemrin e mbretëreshës së njohur të Austro-Hungarisë, Maria Terezës (Maria Terezisë), respektivisht me rastin e ngritjes ose promovimit të "theresianumit" ose "terezianizmit" në instancë ose instiitucion të lartë shkencor, kulturor dhe monarkist. Duke e veçuar këtu dokumentin e "marrëveshjes paqësore" ose "monarkiste" në mes Maria Terezës dhe përfaqsuesve të zgjedhur të shtetit dhe popullit (kombit) kroat dhe të tjerëve, në bazë të të cilit, intelektualët ose patriotët e ri kroat si Ljudvig Gaj, Stanko Vraz, Ljudvig Vukotinoviç, Demetrije Demetar dhe të tjerë, atëbotë ishin vënë në krye të Levizjes ose Ligës (Lidhjes) kroate të Ilirisë, menjëherë pas vdekjës së Franc Jozefit II-mbretit të njohur të Austro-hungarisë. Kjo për shkak të diktatit ose monopolit hungarez mbi si thuhët "shpalljen ose aplikimin e gjuhës hune (maxharre) ose hungareze si gjuhë zyrtare nepër shkollat, univerzitetët, kancelaritë, administratën, ose në të gjitha institucionet tjera të Kroacisë, të cilin populli (kombi) trim, revolucionar, liberator dhe patriotik i Kroacise, do e refuzojnë me forcë dhe një rezistencë të madhe gjithandej. Ia vlen të cekën ose rikujtohen në sfond, demonstratat ose protestat e përgjakshme të intelektualëve, patriotëve ose qytetarëve të shumtë kroat në sheshin e njohura të "Katarina Zrinskit" me 1791 në Zagreb-kundër vërjes ose aplikimit të maxharrishtës (hungarishtës) si gjuhë zyrtare në Kroaci dhe kështu me radhë.

Disa shënime të tjera me rëndësi...

Pas rënies së shtetit ose republikës së miletit ( lëxo "mletaçka republika") në vitin 1797, Dalmacia i takonte Austrisë.

Ndërkaq, kroatët dhe serbët e rajonit ose regjionit të njohur të Dalmacisë, asokohe e kishin kërkuar bashkimin ose unionin e tyre me Kroacinë (Zagrebin) të cilin e kishte pënguar me të gjitha mjetët e mundshme represive, inkursive ose reperkusive, sundimtari ose administratori i atëhershëm italo-francez, Vikco Dandollo.

Ndërkohë që paralajmërimin më sublim dhe relevant mbi Rilindjen ose Renesansen kombtare (nacionale), çlirimtare ose patriotike në Kroaci, asokohe do e bënte të qartë

ipeshkvi, kardinale, misionari, intelektuali dhe patrioti i shquar kroat, Maksimilian Vrhovec me 1813...Për t'u pasuar nga homologu i tij, respektivisht, nga kleriku, misionari, intelektuali dhe iluministi i shquar kroat, Antun Mihanoviç dhe librat ose broshurat e tij famoze.

Me vonë do paraqitën në skenë P. Shtoos, I. Dërkas, J. Drashkoviç etj.

Në vitin 1835 në Varazhdin, Zarë (Zadar), Karllovac dhe Zagreb, do filloi botimi ose editimi i gazetave ose revistave të ndryshme në gjuhën kroate, së bashku me hapjen e biblotekave ose librarive të shumëta në gjuhën kroate.

Në vitin 1842 do ngritët ose themelohët Amëza Ilire (Matica Ilirska) në Kroaci.

Ndërkaq, për shkak të ndalesës së përdhunshme të emrit, identitetit, autenticitetit dhe simboleve të njohura ilire në Kroaci nga ana e armiqve të ndryshëm hungarez dhe të tjerë: Me 1844 në Beograd, do botohet ose publikohet vepra e njohur e B. Shulekës, me titull "Sta namjeravaju iliri" (çfarë pretendojnë ilirët)?" së bashku me broshurën e njohur të Borisllavit etj.

Ndonëse, gjatë vitit 1843, intelektuali, politikani, patrioti ose deputeti i njohzr kroat, Uvan Kukuljeviç-Sakcinski, do fliste ose legjeronte në gjuhën kroate në kuvendin (saborin) e Kroacisë, edhe përkundër ndalesave ose pasojave të njohura nga ana e Vjenës dhe Budapestit etj.

Në vitin 1848 ndërkaq, kuvendi (sabori) i Kroacisë, në një seancë solemne dhe të jashtëzakonshme ose historike, e kishte aprovuar (miratuar) vedimin e famshëm mbi zgjedhjen ose emrimin e Josip Jellaçiçit për Ban (Udhëheqës) dhe gjeneral ose komandant suprem të Kroacisë.

Gjatë vitëve pasuese (186O, 1862, 1873 etj.) do ndodhin edhe kuvendi (sabori) i njohur i Dalmacisë në Zarë (Zadar) dhe vendimët e njohura mbi ribashkimin e saj me Kroacinë, rikthimi gjuhës kroate si gjuhë amtare dhe zyrtare në Kroaci, si dhe shumë ngjarje ose zhvillime të tjera epokale ose monumentale.

P. S. Çka (çfarë) mund të mësohet nga Kroacia?

 Për shkak të ndryshimit të hartave të reja shtetrore, nacionale, politike, gjeografike ose gjeopolitike, si dhe të rritjes ose zgjerimit të fushëveprimt politik, diplomatik, tregtarë dhe ekonomik në kontinentin e vjetër evropian dhe më gjërë: U fillua me aplikimin e arkivave dhe dokumentacionëve diplomatike, si dhe të dërguarëve (dërgatave) ose atashimëve të ndryshme konzulare ose diplomatike në mes shtetëve (qytetëve), mbretërive, perandorive ose principatave të ndryshme evopiane dhe të tjera në kontinentin dhe globin tonë. 

Kështu që përveç shtetëve të Mileti, Raguzës (Dubrovnikut), Venedikut, Milanos, Montovës etj..., edhe shtetët, mbretërite ose principatat tjera filluan me akreditimin ose atashimin e diplomatëve dhe përfaqësive të ndryshme konzulare ose diplomatike tek popujt (kombët) dhe shtetët e ndryshme.

Ndërkohë që ngritja, themelimi ose konstituimi i shtetëve moderne ose bashkohore, në menyrë eksplicite ose implicite i solli edhe ndrydhimet ose reformat (restaurimet) ose transformimet e njohura konceptuale ose metodologjike edhe në planin konzullor ose diplomatik. Sidomos pas firmosjes së "Paqës së Vestfalisë" me 1648 dhe Revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, Francë, SHBA-s, Gjermani, Itali etj.

Ndërkaq, me "Kongresin e Vjenës"(1815) dhe "Kongresin e Aachenit" me 1818, do filloi një etapë ose epokë e re në historinë e përgjithshme të politikës së jashtme ose diplomacisë botërore. Duke i nënkuptiar këtu edhe ngritjen ose themelimin e "Unionit Telegragik" me 1856, "Unionit Postar" ose "Diplomatik" me 1874 dhe 1875, "Kongesin e Berlinit" me 1878 etj.

Përderisa, politikën dhe diplomacinë botërore të shekullit të kaluar (XX) do e karakterizojnë dy luftërat e mëdha botërore së bashku me ish "luftërat e ftohëta", si dhe një mori ngjarjesh, procesësh dhe zhvillimët të tjera hektike, turbulente, cvilitëse, korpulente, robuste, sfiduese, agresive, eklektike dhe tepër dinamike.

Me fjalë tjera, politika e jashtme ose diplimacia moderne dhe postmoderne, kanë njohur ose pësuar ndryshime, zgjerime, reforma ose transformime të thella esenciale ose substanciale edhe në fusha ose disciplina tjera politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, shkencore, akademike, pedagogjike, industriale, teknologjike etj.
E tërë kjo në pajtim me konventat ose kodifikimet e njohura konzulare ose diplomatike të Vjenës me 1961 dhe 1964, si dhe në pajtim, sintoni, harmoni, kohezion, vokacion dhe rezonancë të plotë me ngjarjet dhe zhvillimët e sotme botërore ose ndërkombtare, ku politika e jashtme ose diplimacia në kuptimin e njohur kolokvial ose seminarik, është shkathtësi ose efikasitet intelektual dhe profesional i përzgjedhjes, modifimimit dhe moderimit (retorik ose oratorik) të fjalëve, termave, shprehjeve, konceptëve, definicionëve ose narrativëve të njohura politike ose diplomatike për arritjen e qëllimëve ose interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, ekonomike etj.


Kjo për faktin se për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu, ose individi dhe kolektiviteti, janë vetëm numra (shifra) ose një pamje e thjeshtë të cilët, duhet të përputhen dhe përshtaten me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tyre real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit. 


U mor vesh se filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike dhe diplomatike, në instancë të fundit, janë zgjuarësi, afinitet, efikasitet ose shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë (kontinetal dhe interkontinetal). E sidomos ato brendapërbenda UE-së, Natos dhe OKB-së ku politika e jashtme ose diplomacia kroate, janë faktor relevant dhe respektabil.

Ndonëse, janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane që nga koha e revolucionëve të njohura industriale dhe politike në Angli, SHBA dhe Francë e deri me sot: Luftërat ose interesat e njohura tregtare ose ekonomike në mes popujve (kombëve) dhe shtetëve të mëdha industriale dhe ekonomike së bashku me ideologjinë e njohur shtetrore, nacionale, kulturore, politike, historike, ekonomike, shkencore, imdustriale, teknologjike etj. 

Si për shëmbull, në Gjermaninë (Prusinë) dhe Austrinë e dikurshme ndodhej ne fuqi i ashtuquajturi merkantilizmi (merkantalizmi), "kameralizmi" ose "dirigizmi" i njohur finansiar dhe ekonomik nga ana e oboorëve të asokohshme mbretërore ose monarkiste, në Francë dhe Angli absolutizmi kolonial ose gjysëmkolonialist etj. 

Me merkantilizëm ose merkantalizëm në radhë të parë e nënkutojmë monopolin, diktatin, forcën ose fuqinë e gjithëmbarshme të shtetit ose shoqërisë mbi bazën e njohur monetare, finansiare, fiskale, tregtare ose ekonomike. 

Për me tepër ndërkaq, pas firmosjëve të njohura të "Paqes së Vestfalisë" me 1648, "Paqes së Pirinejeve" me 1659 , "Marrëveshes së Utrehtit" me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit "Sistemit të Balansës" ( "Balance of Powers" ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfiktet kabinetike" së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "liberalizmin kapitalist" , gjegjësisht, "anarkoliberalizmin kapitalist" si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore, lokale, rajonale etj.

Se këndejmi, përderisa kriza finansiare dhe kredidhënëse, si duket e kanë kapluar ose pushtuar Europën (e sidomos UE-së): Vëmendja e liderëve ose lidershipit europian, sikur ndodhët e fokusuar tek menaxhimi i krizës globale të shkaktuar nga covid 19, si dhe tek strategjia e planifikimit të së ardhmes së përbashkët: Kriza e mëhershme tregtare, finansiare dhe ekonomike në UE-së dhe gjithandej, pos tjerash nxorri në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale, esenciale ose ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli europian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin autonom, liberal dhe zemërgjërë të bazuar ose mbështetur në një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar? Si mund të përqaset ose ravijezohet, konturohet dhe adaptohet tregu i përbashkët i financëve ose kapitalit me tregtinë ose realitetin e ri, sipas të cilit vetëm qeveritë kombëtare vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq etj...? 

Në këtë kontekst, vetëm gjermanët dhe francezët e zhdërvjelltë dhe dominant, kanë kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveritë i tyre po i mbrojnë nga krizat e ndryshme globale ose universale në plan të shkurtër dhe afatgjatgjatë.

Megjithatë, ekziston frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinale, si duket janë lënë ose shtyrë për më vonë . 

Në Bruksel, Londër, Uashington, Moskë, Peking ose Paris ndërkaq, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur ose pèrcjellur me vemendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Gjermani.

Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjithëmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm. 

Ndonëse, askush nuk e di me saktësi të plotë, nëse Evropa ( UE-së ) është

larguar përfundimisht nga kriza ? Britania e Madhe si për shëmbull vazhdimisht është ankuar për një stagnim ose staniacion kontinental ku modeli social i tregut të lirë akoma përballej me prova ose sfida të vështira. Pa i harruar këtu edhe 'luftërat tregtare', ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-së dhe UE-së etj. 

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane gjatë kohëve të fundit kanë njohur(shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njerën prej vendëve me të fuqishme industriale dhe ekonomike, si dhe kampione të eksportit ose tregtisë së globit dhe kontinentit tonë.

Në këtë sfond të suspektshëm ose tepër dubioz, njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, finansiare, industriale dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët"europian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme  të BE-së: Ka kohë që flasin ose bëjnë fjalë për ndarje ose "forma të reja" suksesive, secesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët" europian në të ardhmen.

Largimi i Britanisë së Madhe ( Brexit) nga BE-së, sikur u ka hapur rrugë edhe procesëve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit (dekompozicionit) të mundshëm të " kompozicionit të përbashkët evropian" në të ardhmën...? Kush e di!?

Ndërkaq, edhe "rruga" e mundshme e anëtarësimit të Kosovës në UE, sipas shumë gjasave do njohu sfida ose provokime të reja determinante dhe paradigmatike në kuptimin e "dialogut" ose koncesioneve ose kompromisëve tè njohura ndaj Serbisë, Malit të Zi etj...Dhe, Kroacia me përvojat, potencialet, vlerat dhe resursët e saj të lartëpërmendura në njerën anë, si dhe për shkak të pozitës, statusit dhe lidhjeve të saj gjeografike dhe të tjera me popujt (kombët) dhe vendët tjera në anën tjetër, sigurisgt se mund të japë ose lozë një rol të madh, esencial (substancial), kolateral dhe multilateral në rajon dhe gjithandej.

ASh

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat