Nexhmedin Spahiu (publicist) ja ka fut kot!

Opinione

Nexhmedin Spahiu (publicist) ja ka fut kot!

Nga: Rehep Torte Më: 25 korrik 2021 Në ora: 07:27
Rehep Torte

O Nexhmedin Spahiu “publicisti” fillimisht po të pyes a je shqiptar, apo surrogat shqiptar apo serb?

E dyta ku ke jetuar,  në Kosovën martire dhe viktimë të agresionit gjenocidal kriminal të Serbisë, apo diku në Serbi?

Ti mund të arsyetohesh si të duash dhe sa të duash, por nuk të ka hije dhe nuk ke asnjë të drejte morale e njerëzore, as ty,  por  as edhe cilido shqiptar qoftë,  që të thoni se “Kosova duhet t’i japë diçka Serbisë për njohje”.

O Nexhmedin Spahiu “publicisti”, nëse je shqiptar dhe nëse ke jetuar në Kosovë, nëse të ka rritur nëna kosovare dhe je rritur me bukën kosovare,  nëse ke edhe dy gram tru në kokë, duhet të kesh kuptuar faktin dhe t’ia vësh gishtin kokës.

A pak po të duken, që afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm që Serbia i  vrau dhe i  masakroi  në Kosovë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, dhe i transportoi  në Serbi për tu varrosur në varreza masive, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve”.

A pak po të duket, që mijëra e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm që Serbia i vrau, i masakroi në Kosovë, dhe i transportoi në serbi ku i dogji mizorisht në hekurinat e Serbisë, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

A pak po të duket që,  ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë dhunuan 20 mijë femra të pafajshme shqiptare, motrat tona.

A pak po të duket që, Serbia agresore gjenocidale e kriminale rrëmbeu nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1643 shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

A pak po të duket që,  Serbia në agresionin gjenocidal kriminal, e bëri shkrimb e hi Kosovën, dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të Kosovës të marrin rrugën e eksodit për të shpëtua nga vdekja.

O Nexhmedin Spahiu “publicisti”, ti me sa duket qenke me shpirt të ftohtë si hekuri apo akulli i Antarktikut, që nuk po i ndjen dhe kupton  dhimbjet dhe plagët e pashërueshme të atyre familjarëve që mes këtyre viktimave të pafajshme shqiptare në Kosovë i kanë të afërmit e tyre.

O Nexhmedin Spahiu “publicisti” në deklaratën tënde po e përmend Emanual Makronin, presidentin e Francës, se e paska pyetur Albin Kurtin, kryeministrin  e Kosovës,  se çfarë do të lëshojë për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Edhe pulat e kotecit e dinë se Franca dhe Emanue Macroni janë pro Serbë dhe se e mbajnë padrejtësisht anën e Serbisë.

Ne deklaratën tënde po i përmend edhe letrat që Joe Biden, presidenti i SHBA-ve ua ka dërguar  Aleksandër Vuçiqit, presidentit të Serbisë ku i kërkon ta njeh Kosovën, dhe Vjosa Osmanit, presidentes së Kosovës, ku i thotë të përgatiten për  kompromise të vështira.

O Nexhmedin Spahiu “publicisti”, duhet ta kuptosh  letrat e Joe Bidenit janë komunikim diplomatik dhe pulsmatëse, dhe se Joe Biden e din  shumë mirë se Kosova kompromisin e ka bërë me vetë faktin që Kosova është viktimë e agresionit gjenocidal e kriminal të kryer nga Serbia, dhe se është urë të dialogojë me Serbinë kriminale dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq.

Kosova nuk ka më çka t’i japë Serbisë agresore gjenocidale e kriminale.

Fundja e tërë bota mund të kërkojë si “zotërote” që edhe Kosova t’i  japë diçka Serbisë për njohje.

Por asnjë shqiptar atdhetar i Kosovës, ose cilido qoftë shqiptar tjetër i ndershëm,  nuk ka të drejtë morale të thotë që  Kosova viktimë, duhet t’i japë diçka për njohje Serbisë kriminale.

Populli thotë se “Budallenjtë nuk kanë brinjë për t’i dalluar nga të tjerët, por veprimet e tyre të pamatura tregojnë se janë budallenj”.

Nexhmedin Spahiu në emisionin “Ballkan faks”, deklaroi se, “Thelbi i vërtetë  i dialogut qëndron në  në pyetjen  që presidenti francez Emanuel Macron ia bëri kryeministrit Albin Kurti , se çfarë do të lëshojë për të marrë njohjen. Por edhe presidenti Joe Biden  në letrat e tij  i kërkoi presidentit të Serbisë ta njohë Kosovën  dhe Vjosa Osmanit, presidentes së Kosovës i thotë  të përgatitet për  kompromise të vështira”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat