E diela e dhimbjes kombëtare

Opinione

E diela e dhimbjes kombëtare

Nga: Gëzim Muçolli Më: 25 korrik 2021 Në ora: 16:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot shqiptarët kanë ditën e vet!

Ditën e dhimbjes : 

Familjare,

Kolektive,

Kombëtare!

Neve vetëm dhimbja na bjen në veti. 

Na zgjon nga gjumi, na shkund e na vetëdijëson dhe na bërë të kuptojmë se diçka nuk ka shkuar mirë!

Na dijmë të qajmë, të pikëllohemi, të vajtojmë, e të bindemi në moment të fundit se krejt kjo do të kishte mundur të mos ndodhte hiç.

A jemi pikërisht ne ata që  ankohemi pse vendet e ndryshme të Europës nuk ia njohin patentën e makinës qytetarëve nga Republika e Kosovës. Pyetni ambasadorët dhe konzujt tonë sa kritikat i marrin sikur ata nuk punuakan sa duhet për legalizimin e tyre pranë qeverive to vendeve ku janë të akredituar?!

A nuk jemi ne ata që për 5 euro protestojmë ( këtë herë arsyeshëm opozitarisht) edhe nuk na interesom se sa ka vlerë respektimi i një praktike që në vendet europjane pataqet standard?!

Respektimi i rregullave dhe ligjit në qarkullimin rrugor është obligim dhe kërkon zbatim qindpërqind!

Si qytetar i Republikës së Kosovës kërkoj nga Ministri i Punëve të Brendshme që urgjentisht të nxjerrë një rregullore të veçantë mbi mjetet e transportit kolektiv (sidomos autobusët dhe furgonat) që çdo tre muaj ti nënshtrohen kontrollit teknik komplet me lëshimin e çertifikatës së garancisë se automjeti është në gjendje të mirë për përdorim.

Ministër Sfeçla, do të ishte mirë që kompanitë e autobusëve që sidomos tani kryejnë udhëtime frekuente në relacionin Kosovë- Europë të obligohen që në çdo udhëtim ti kenë nga 3 (tre) shofera, për të evituar përsëritjen e tragjedisë që ngriu sot zemrat e shqiptarëve .

10 viktimat (qofshin të fundit) nuk do të kthehen më por për hirë të jetëve të humbura të tyre mund të bëjmë edhe kaq pak për të shpëtuar shumë jetë të tjera!

Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë mërgimtarëve që e dinë se dashuria për Kosovën ka çmimin e jetës dhe sakrificës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat