Edi Rama, Serbisë duhet t’i thotë: Kosovën kush e prek do t’ia bëjmë këmbët dybek

Opinione

Edi Rama, Serbisë duhet t’i thotë: Kosovën kush e prek do t’ia bëjmë këmbët dybek

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 25 korrik 2021 Në ora: 20:56
Edi Rama

O Edi Rama kryeministri i Shqipërisë amë, nuk të dëgjuam që Serbisë kriminale edhe tani kur po e kërcënon Kosovën pas tërë atyre gjenocideve ndaj shqiptarëve, qoftë edhe si fraziologji t’ia thoshe Serbisë, vargjet e këngës toske që në kohë i këndohej Mao Ce Dunit, i cili armiqve të Shqipërisë u kanosej, “Shqipërinë kush e prek, do t’ia bëj këmbët dybek”.

O Edi Rama kryeministri i Shqipërisë amë, cili djall ta mori mendjen, të mashtroi e ta solli çmendjen, të miqësohesh me Serbinë kriminale që me shekuj e përgjaku dhe e vrau Ilirinë, shqiptarinë, historinë tonë, jetën tonë dhe kulturën tonë.

Cili djall të shtiu të miqësohesh me Serbinë kriminale, që e ka për zemër Rusinë dhe dashuria e saj e zjarrtë arrin gjer në Kinë.

O Edi Rama kryeministri i Shqipërisë amë, shqiptarët, mizoritë, të ligat, hilet dhe tradhëtitë e Serbisë, Rusisë dhe Kinës moti i kanë pësuar dhe ndje mbi shpinë.

Josip Broz Tito në vitin 1945, nuk arrijti ta mashtrojë Enver Hoxhën që Shqipëria të bëhet republika e shtatë e ish Jugosllavisë.

Edhe Nikita Hrushçovi i BRSS-së e preu në besë Enver Hoxhën, pas së cilës Shqipëria i ndërpreu madhësdhëniet me Moskën.

Edhe Mao Ce Duni i shkeli premtimet ndaj Enver Hoxhës, dhe si pasojë pati ndërmperjen e marrëdhënieve ndërmjet Tiranës dhe Pekinit.

Këto janë pëvojat e hidhura që i patën Shqipëria dhe mbarë shqiptarët me Beogradin, Moskën dhe Pekinin.

O Edi Rama kryeministri i Shqipërisë amë, Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë kriminale, tashmë një kohë të gjatë është duke të mashtruar dhe manipuluar, gjë që dëshmohet me përfshirjen tënde në pazaret e pista që po i bën në dëm të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Kulmi i këtij mashtrimi është ndihma jote e pakursyer në krijimin e “Minishengenit ballkanik”, me çka Serbia do ta fut Shqipërinë nën tutelën e saj duke pretenduar të del në Detin Adriatik.

Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, mos t’i zgurdullojë sytë, dhe as me mendje mos fluturojë se, para popullit shqiptar dhe ushtrisë shqiptare as sa një gjeth i thatë s’do të peshojë.

Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, do të kaplohet nga mërzia, kur një ditë do t’i thyhet shtamba në krua nga populli dhe ushtria.

Miqësia e ngushtë e Edi Ramës me Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, armike shekullore e shqiptarëve.

Lidhjet e ngushta të Edi Ramës me Serbinë agresore kriminale dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq, si dhe planet Aleksandër Vuçiq- Hashim Thaçi - Edi Rama për ndarjen e Kosovës, që fatmirësisht nuk u realizua.

Tentimi këmbëngulës i treshit Aleksandër Vuçiq- Edi Rama-Zoran Zaev, për kririjimin e “Minishengeni ballkanik” që e forcon fuqishëm vetëm Serbinë agresore, gjenocidale e kriminale.

Kërcënimet dhe rrezikimi i shqiptarëve në Kosovë dhe në Ballkan nga Serbia agresore gjenocidale e kriminale, janë alarm tejet serioz paralajmërues se mund të ndodh, që Edi Ramën më në fund populli dhe ushtria do ta shporrin nga Shqipëria.

Kjo don të thotë se në Shqipëri nuk përjashtohet mundësiadësia që të shtypet butoni për një grusht shteti popullor e ushtarak, ku populli dhe ushtria ta marrin në dorë fatin dhe timonin e Shqipërisë dhe të mbarë shqiptarëve, e që Edi Rama, Qeveria e tij dhe fantazirat e tij të marrin arratinë dhe përgjegjësinë.

Shqipërisë i nevojiten udheheqës të ndershëm, të pastër, dinjitozë, të pakorruptuar dhe atdhedashës e shqiptardashës.

Shqipërisë i nevojiten udhëheqës largpamës dhe garantues të popullit dhe të rinisë shqiptare për jetë dinjitoze e të sigurtë në Shqipëri.

Shqipërisë i nevojiten udhëheqës që do ta kenë angazhimin e sinqertë e vëllazëror edhe për të gjithë shqiptarët që kanë mbetur të jetojnë pa vullnetin e tyre në trojet shqiptare, por jashtë shtetit amë Shqipërisë.

Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë, është udhëheqësi më tradhtues, më i korruptuari më i urryeri, më kontraverzi, më i paparashikueshmi, më dinaku dhe më i dëmshmi për Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët.

Edi Rama publikisht është kritikuar, përfolur dhe akuzuar për korrupsion, për lidhje me oligarkët e drogës, për tenderimet korruptive, për lidhjet e ngushta me Hashim Thaçin, me Serbinë kriminele dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiqin, për lakejtë e tij që i mban rreth vetes si soji i Baton Haxhiut Stanishiqit.

Për planet ogurzeza që Edi Rama i thurri me Aleksandër Vuçiqin dhe Hashim Thaçin për ndarjen e Kosovës.

Për planet ogurzeza që Edi Rama i thurri me tërë qeveritë e derisotme në Kosovë, për realizimin e kolonizimit nga Serbia të Veriut të Kosovës me ndërtimin e 300 shtëpive dhe të rrokaqiejve, projekt i cili tashmë ka filluar të zbatohet, ku në tokën e Kosovës, në banesa e shtëpi të mobiluara dhe me pagë mujore pa punuar asgjë, vendosen serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë.

E tërë kjo bëhet më qëllim që Serbia ta ndryshojë përberjen demografike të popullsisë në veri të Kosovës në favor të serbëve.

Për 12 miljet e Detit Shqiptar që Edi Rama ia fali Greqisë, në vend që t’ia kërkojë Greqisë t’ia kthejë Shqipërisë trojet e Çamëve të dëbuar me gjenocidin e Greqisë ndaj popullit Çam.

Edi Rama po këmbëngul për themelimin e “Minishengenit ballkanik”, gjë që dëshmon se ka ra këmbë e krye nën ndikimin e Serbisë kriminale dhe të kriminelit Aleksandër Vuçiq, për t’i mbështetur qëllimet hegjemoniste të Serbisë kriminale ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve në Ballkan.

Edi Rama synon ta bëjë Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, Perandori të Ballkanit, kundër shqiptarëve që janë kombi më i vjetër autokton dhe më i pakontestuari në Ballkan.

Edi Rama është vënë në shërbim të realizimit të projekteve antishqiptare të nisura nga Garashanini, Çubrilloviqi, Dobrica Qosiqi, Sllobodan Millosheviqi dhe të shumë kriminelëve tjerë në Serbinë kriminale, që aktualisht po vazhdojnë të realizohen nëpërmjet kriminelëve Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin.

Edi Rama me lidhjet tij të ngushta me Serbinë kriminale, i ka harruar shqiptarët dhe e ka shkelur me të dyja këmbët historinë shqiptare, kur Serbia kriminale në fillimshekullin e 20-të i kishte okupuar edhe trojet shqiptare në Shqipërinë e sotme për ta futur në dorë edhe Detin Adriatik.

Edi Rama me lidhjet e tij të ngushta me Serbinë kriminale, po shkel pamëshirshëm mbi jetën, nderin dhe dinjitetin e qindra mijëra shqiptarëve që Serbia kriminale më shumë se njëshkekull, i vrau, i masakroi dhe i dogji familje të tëra të pafajshme shqiptare, duke i mbyllur nëpër shtëpitë shqiptare dhe duke ua vënë flakën, ku u shkrumuan burra, gra, pleq dhe fëmijë shqiptarë.

Po t’i hedhish një sy pamjes së fytyrës së Edi Ramës, vetë sytë e tij zgurdullues, tregojnë qartë se kemi të bëjmë me një tradhtar cinik kombëtar të pashoq në historinë komëbtare shqiptare.

Të mbash lidhje të ngushta me Serbinë kriminale dhe me kriminelin Aleksandër Vuçiq, dhe t’ia kthesh shpinën Kosovës martire edhe pas gjenocidit të Serbisë në fundshekullin e 20-të, siç po vepron Edi Rama kryemintri aktual i Shqipërisë amë, është tradhti shkuar tradhtie.

Tërë këto argumente të sipërtheksuara tregojnë se Shqipëria dhe votuesit në Shqipëri, gabuan Edi Ramën që e votuan.

Votuesit në Shqipëri që ia shitën votën Edi Ramës për një favor apo grusht lekësh, u treguan skajshëm të papërgjegjshëm dhe të pamoralshëm ndaj vetes së tyre , ndaj familjeve të tyre dhe ndaj popullit dhe rinisë së Shqipërisë, e cila çdo ditë e më shumë po e humb shpresën dhe po largohet nga Shqipëria.

Edi Rama është mbuluar gjer fyt me tradhti e kriminalitet dhe po e mashttron veten se, mund të shpëtojë nga përgjegjësia e krimit dhe nga tradhtia, duke u mbështetur në sulltanatin që po e përgatit me Beogradin nëpërmjet “Minishengenit ballkanik”.

Edi Rama e gënjen veten se me “Minishengenin ballkanik” do ta mashtrojë Shqipërinë dhe popullin shqiptar, dhe se me këtë to t’i vë para aktit të kryer SHBA-të dhe BE-në.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë se pika e vlimit është afër, dhe se do të vjen momenti, kur do të shtypet butoni e do të shpërtheje vullkani popull - ushtri, me ç’rast do të fluturojë Qeveria e Edi Ramës, mu si thyerja në krua e shtambës, dhe timonin e shtetit do ta merr populli dhe ushtria, me çka do të shpëtojnë shqiptarët dhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat