Kur gëzimi shndërrohet në tragjedi!

Opinione

Kur gëzimi shndërrohet në tragjedi!

Nga: Adem Bytyçi Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:01
Adem Bytyçi

Me hidhërim dhe tronditje të thellë morëm lajmin e papritur për një fatkeqësi tragjike komunikacioni në Sllovenski Brod të Kroacisë.

Ngushëllime për jetët e humbura të mërgimtarëve tanë në këtë fatkeqësi tragjike në Sllovenski Brod të Kroacisë!

Dhimbje, lotë dhe pikëllim për gjithë shqiptarët kudo që janë!

Gëzimi për familjarët e këtyre mërgimtarëve në Kosovë të cilët me padurim i prisnin familjarët e tyre që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, për tu çmallë me ta u shndërrua në tragjedi, dhimbje, pikëllim dhe lotë për ta dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën.

Ta dinë se pranë tyre dhe familjeve të tyre në këto momente të rënda u janë të gjithë shqipëtarët dhe të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, të cilat tanimë ndodhën atje ku ka ndodhur kjo fatkeqësi e kobshme trafiku.

Falenderimet më të sinqerta shtetit kroat, Qeverisë kroate dhe të gjitha institucioneve të këtij shteti mik për ndihmën që po ua japin mërgimtarëve tanë të aksidentuar në një fatkeqësi kaq të trishtueshme në të cilën humbën jetën dhjetë mërgimtarë tanë dhe shumica nga ata përjetuan lëndime të rënda trupore, në një kohë kur udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë për t'i kaluar pushimet dhe për tu çmallë me njerëzit e tyre dhe me bukuritë magjepse të Kosovës, të cilat i kishin lënë pa dëshirën e tyre dhe i shihnin në ëndërr për çdo natë në vendet e huaja dhe për çdo vit vinin nga ata vende për t'i vizituar dhe për tu çmallur me to ...

Kjo tragjedi kësaj radhe për mërgimtarët tanë dëshirën për përqafim në mes tyre dhe familjarëve të tyre e shndërrojë në lot, dëshirën për tu çmall me Kosovën në pikëllim dhe dhimbje.

Deri kur kështu, që qytetarët tanë të detyrohen për ta lëshuar vendin e tyre për të shkuar në vendet tjera në pamundësi për të patur një jetë normale në vendin e tyre?

Kosova është një vend i begatë, po të menaxhohen me përgjegjësi pasuritë e saj natyrore, qytetarët tanë nuk do ta kishin humbur jetën në fatkeqësi të tillë dhe familjet nuk do të përjetonin dhimbje dhe pikëllim për humbjen e jetëve të tyre, sepse ata do të punonin dhe jetonin në vendin e tyre pa u detyrur ta lëshonin për të shkuar në vende tjera për t'i mbajtur familjet e tyre ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat