Paradokse, apo slogane dhe recidive nga e kaluara...?!

Opinione

Paradokse, apo slogane dhe recidive nga e kaluara...?!

Nga: Agron Shabani Më: 26 korrik 2021 Në ora: 08:40
Agron Shabani

Marëdhëniet ose raportët e sotme botërore ose ndërkombtare, sikur i ngjajnë një llastiku ose litari (konopi) të mundjes atletike, në atë menyrë që njëra anë mundohët të të tërheq zvarrë anën tjetër, pa e matur ose njohur kurrë pikën qëndrore të barazpeshës ose gravitacionit së bashku me fushën e njohur magnetike etj.

Pse (përse) ndodhë kjo?

Kjo ndodhë sepse, në esencën ose substancën e marëdhënieve ose raportëve të përgjithshme ndërkombtare, kanë ngelur si të thuash klishetë, sterotipët, hipotekat, thirrjet, sloganët, parullat, banderollat, narrativat, diskurset, fobitë, paranojat, kompleksët, dyshimët, mentalitetët, fiksionet, recidivët dhe interesat e moçme shtetrore, nacionale, ushtarake, politike, strategjike, gjeopolitike, diplomatike dhe të tjera të fuqive të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, që datojnë herët.

Se këndejmi, dy- tre fusha ose segmente të rëndësishme ose kryesore e mbulojnë dhe karakterizojnë historinë e gjithëmbarëshme të marëdhënieve të sotme botërore ose ndërkombtare:

- Fusha e njohur e reformave, transformimëve dhe substituimëve (ndryshimëve) të përgjithshme në diplomacinë e sotme quazimoderne ose neobashkohore, në domenin ose kontekstin e marëdhënieve, raportëve, rrethanave, trendeve, standardeve dhe konstelacionëve të reja politike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, tregtare, ekonomike, industriale, teknologjike etj.

-Miqësitë, quazitraktatët ose subaleancat e reja politike, ushtarake, tregtare, ekonomike, kulturore, strategjike, gjeopolitike, industriale, teknologjike dhe të tjera në mes ish armiqve ose rivalëve të vjetër. (lëxo: "miqësitë e reja" ose subaleancat e ndryshme në mes Rusisë dhe Turqisë, Rusisë dhe Kinës, Kinës dhe Turqisë etj.)

Filozofia politike na mëson ose udhërrefen vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
U mor vesh se, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! "Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.

Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një "botë globale" ose "treg të përbashkët" të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të "mbinjerëzve" ose'supërmenëve' të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit.

Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara.

Është pra një "luftë" ose "stuhi infernale që nuk pushon kurrë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike etj...Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të 'egove', 'superegove' ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive.

Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një "mikrokozmos", bëhet vetëvetiu një "megapoligon luftërash" ose 'makrosferë interesash' e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç "vullnetit" ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë mëtë pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Për me tepër ndërkaq, shëmbja e ish 'murit' famëkeq të Berlinit së bashku me shpërbërjen ose shkatërrimin e përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish BRSS-së dhe "Traktatit të Varshavës", si duket nuk arritën t´i shëmbin dhe shkatërrojnë ose asgjësojnë edhe ëndërrat ose iluzionet e njohura militariste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste dhe të tjera të fuqive (superfuqive) të ndryshme për sundime, ndikime (influenca) ose dominime të përgjithëshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e "formulave" ose "doktrinave të reja" politike, ushtarake dhe të tjera: kjo do thotë se nga ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose 'subllokiste' (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës, Rusisë dhe Turqisë dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit) të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish "lufta e ftohtë" dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.

Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, ëndërrat ose ilizionet e njohura "pentarkiste" ose caristo-revizioniste të "aleancës antiamerikane" mbi ndarjen (copëtimn) ose shkëputjen e SHBA-së në "Veriun e pasur" dhe në"Jugun e varfër ose të pazhvilluar", nuk kanë pushuar kurrë.

Edhe ato mbi shpërbërjen ose dekompozicionin (dekompozimin) e 'kompozicionit të përbashkët' të BE-së (UE-së) të kompozuar, tërhequr, komanduar dhe pilotuar nga personeli dhe lokomotiva e fuqishme gjermane-gjithashtu.

Ndonëse, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda "filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste", sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës", gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike dhe politologjike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.

Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes, katastrofave të ndryshme natyrore etj..i cili varet nga të gjitha gjërat tjera.

Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit.

Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë.

Nga ky "rreth vicioz" ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

Në të kundërten, (po e ceku ose ritheksoj prap se)- narrativi, misioni ose detyra e një intelektuali politik, analisti, publicisti, studiuesi, komentatori ose kritiku dialektik të kulturës shtetrore, nacionale, institucionale, politike, ushtarake (luftarake), diplomatike, gjeostrategjike, konjukturale, gjeopolitike etj., nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit, patriotizmit ose heroizmit nga administrimi dhe kauzaliteti i njohur shtetror, nacional, historik, gjenetik, gjenealogjik ose politik, të kulturës shtetrore, nacionale, politike ose diplomatike nga qytetërimi i lartë evroperëndimor etj. Jo, por misioni ose detyra e tij konsistojnë më tepër në insistimin ose racionalizmin kritik dhe metodologjik ndaj radikalitetit tè dyshimtë të një "kulture" ose "ideologjie" të lartësuar, rimuar, retushuar, valorizuar ose glorifikuar tej mase-kundër funksionit dhe fraksionit të palës kundërshtare antropologjike ose antropolitike.

Ndërkohë që impulset progresive të së dytës, do duhej t’iu kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.

Shoqëria e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare mund të quhet ose kualifikohët si shoqëri e organizuar qytetare ose politike, vetëm atëherë kur njerëzit ose qytetarët e saj vazhdojnë të identifikojnë, pëceptojnë, konceptojnë dhe definojnë vetvetën, pozitën ose statusin e tyre shoqërorë dhe politik. Duke i njohur, identifikuar, ridefinuar dhe qartësuar në këtë kontekst obligimet dhe përgjithësitë e tyre morale, elektorale, intelektuale, profesionale, qytetare, politike, patriotike dhe të tjera ndaj kombit dhe atdheut. Gjegjësisht, pozitën dhe statusin e tyre shoqëror, qytetar ose politik.

Ndaj, mëqe sipas Platonit dhe Aristoteli, njeriu është "kafshë politike" ose "zoon politikon" që dallon nga qeniet ose krijesat tjera për nga edukata, kultura, zhvillimi, evolucioni, empirizmi, mentaliteti, intelekti, holistika, moraliteti, primatologjia, humaniteti, karitaviteti dhe ekskluziviteti i tij. Respektivisht, për nga marëdhëniet ose raportet e tij me të tjerët: Atëherë me politikë në radhë të parë e nënkuptojmë ligjshmerinë e brendshme morale, intelektuale dhe patriotike të personit ose individit. Respektivisht, edukaten, kulturën, humanizmin, moralitetin, arsimimin, profesionalitetin, disiplinën, emancipimin, obligimet dhe përgjithësitë e tij ndaj totalitetit ose kolektivitetit.

Në të kundërten, politika pa moral si dhe pa arsimim ose edukatë të mjaftueshme shkencore, profesionale, intelektuale ose politike, të ngjanë në hedonizëm dhe makiavelizëm politik. Për të mos thënë këtu në blasfemi, demagogji dhe hipokrizi të çdo shekulli ose epoke.

Duke i nënkuptuar këtu edhe çështjet dhe aspektët e njohura sociopsikologjike, sociopolitike, sociokulturore, sociohistorike, sociofilozofike dhe të tjera që mund të kenë ndikime, influenca, interferime ose reflektime të ndryshme eksterne ose eksplikative në shtetin ose shoqërinë e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare.

Se këndejmi, askush para Platonit se kishte bërë ose parashtruar pyetjen kyçe: Pse politikanët duhet të punojnë nën komandën e filozofëve ose njerëzve të ditur?Apo, sot intelektualëve politik, politologëve, sociopsikologëve, producentëve ose moderatorève televiziv etj.

Sepse, Platoni dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie personale, interpersonale, sociale ose politike në një mënyrë sa më pak krenare, supersticioze, paranojake, frikacake ose luftarake me njëri tjetrin. Ne duhet të pranojmë se nuk jemi të plotë dhe duhet të lejojmë palen tjetër të na mësojë gjëra të reja, si dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell kjo gjë ose ky ndryshim.

Ndaj, edhe nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve të dikujt për të na ngritur ose përmirësuar.

Në instancë të fundit, këto janë vlera, parime, atribute dhe cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe objektive, edhe subjektive.

Ne prekemi, ekzaltohemi dhe emocionohemi shumë kur i gjejmë ose zbulojmë në to gjërat, vlerat dhe cilësitë për të cilat kemi nevojë, por që na mungojnë, ose na kanë munguar prore ose vazhdimisht në jetën e përditshme ose profesionale, tha dikur Platoni i cili besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.

Platoni i shihte artin, kulturën dhe arsimin (arsimimin) si terapi:

"Èshtë detyrë e filozofëve, poetève dhe piktorëve (në ditët e sotme, psikologëve, sociologëve, pedagogëve social ose politik, shkrimtarëve, producentëve televizivë, moderatorëve etj.) t'i ndihmojnë të tjerët të jetojmë mirë.", tha asokohe Platoni.

Për të vënë teorinë në praktikë, Platoni themeloi një Shkollë të quajtur Akademia e Athinës e cila lulëzoi ose shkëlqeu për më shumë se 400 vite rrjesht së bashku me Shkollën (Stoen) skolastike dhe filozofike të Aristotelit etj.

Athinasit shkonin atje për të mësuar asgjë më pak, pos asaj se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz të mirë dhe me vlerë.

Në të kundërten, ju vuani nëse nuk i merni të gjitha ato që i dëshironi dhe iu takojnè pèr çastin ose momentin. Ju vuani edhe nëse nuk i merrni të gjitha ato që i deshironi, i meritoni dhe ju takojnë, por ju vuani edhe nëse i merrni tërësisht ato që i dëshironi dhe u takojnë! Sepse, ju e dini se nuk mund t´i mbani të gjitha ato përgjithmonë. Do thoshte dikur Sokrati i urtë.

P. S.

"Liria, drejtësia dhe barazia e njohur shtetërore, nacionale, politike, sociale, fetare , kulturore, intelektuale, profesionale, historike dhe gjeografike etj., janë etja e botës, fuqia ose mëshira e Zotit, si dhe e drejta e njohur natyrore dhe historike, do thonin dikur Deistët.

Ndërkaq, Teistët do shtonin: "duke kërkuar të drejtat e pakufijshme, njerëzit, popujt ose ata që janë me të mëdhenj ose më të fuqishme, sikur po i harrojnë obligimet ose përgjegjësitë (përgjithësitë) e tyre hyjnore dhe natyrore ndaj atyre që janë më vegjël ose më të dobët.

Amerikanët dhe rusët i arrijnë dhe eksplorojnë bashk Afërditen (Venerën), Marsin, Saturnin ose Jupiterin së bashku me planetët ose galaksitë tjera, dhe kinse nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për t'i pajtuar Kosovën dhe Serbinë! Çudi!?

Ndërsa, franco-gjermanët ose francezët dhe gjermanët, me ligjet dhe standardet e tyre ndaj Kosovës dhe vendëve të tjera për t'u anëtarësuar në UE-së, i bëjnë të qeshin edhe zonjat dhe zonjushat mondane ose aristokrate të Londrës, Brukselit, Amsterdamit, Berlinit, Parist, Vjenës, Kopenhagës, Osllos ose Stokholmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat