Mediet dhe ndikimi i tyre - histeria për rrezikun e një lufte

Opinione

Mediet dhe ndikimi i tyre - histeria për rrezikun e një lufte

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 26 korrik 2021 Në ora: 09:20
Ruzhdi Peçani

Mediet , portalet dhe rrjetet sociale sot kanë pushtuar çdo skutë të shtëpive tona. Sot kemi forma të ndryshme të përcjelljes së informatave për tema të ndryshme. Mjerisht, hulumtimet tregojnë se mediet sot kanë shumë më tepër ndikim negativ në psikikën e njerëzve.

Marrë parasysh atë se gazetarë,analistë dhe opinionist,politikan dhe dërgues tjerë të informatave për qëllime të taktikave të marketingut,por pa menduar për keqkuptimet dhe të pa vetëdishëm se si do ndikojnë këto në proceset psikologjike të cilat ndikojnë të lexuesit. Që nga viti që shkoi , koronavirusi ishte tema boshte në mediet dhe mendjet tona.Të gjitha lajmet për koronavirusin tingllonin bindshëm se gjendemi me frikën dhe panikun,tani edhe të një forme të re të tipit Delta,sikur nuk po arrimë që të gjtha informatat t´i vërtetetojmë dhe saktsojmë.

Ashtu si u thotë vetë emri - mediet masive kanë pushtuar të gjitha shtresat e shoqërisë me lajme dhe informata.Kur shofim se si të tjerët veprojnë dhe zgjidhin problemet në situatë dramatike,veprojmë po t ë njejtën.

Po në këtë ndërkohë,kur kjo popullatë e Kosovës edhe sot vuan nga post -traumat e luftës që ishte, njëzet vjetëshit që shkoi, të qevrisjeve që katandisën vendin me rrethana të vështira ekonomike-sociale dhe ekzodit të të rinjëve,së fundi shto edhe traumat që solli pandemia,qytetarët do ndeshën edhe me një propagandë lufte psikologjike që qarkullonin këto ditë në portalet me titujt : Projekti “Srpski svet” paralajmrom përflakjen e Ballkanit dhe të Evropës –Kosova Sot, “Nëse Serbia sulmon Kosovën dardane,a do të lëviz me gisht Shqipëria e Ramës në mbrojtje të Kosovës, pastaj ky “Version i nxehtë-Eksperti amerikan paralajmron rrezik fatal nga “bota serbe”e Vuqiçit”.Duhët veçuar një nga këto.

Një i tillë ishte në facebook, 19 korrik i autorit Bajrush Morina:

“Sipas të gjitha gjasave do ta kemi edhe një luftë tjetër me Serbinë! Pastaj…

– Do të formojmë një UCK të re,
– Do të kemi një Shtab të ri të UCK-së,
– Do të kërkojmë ndërhyrjen e faktorin ndërkombëtar kundër Serbisë militare, paramilitare, fashiste, çetnike…
– Do të formohet një organizatë e re e Veteranëve të UÇK-së,
– Do të formohen edhe 3 a 4 parti të “krahut të luftës”, – Do të formohet një Vetëvendosje e re (New Vetëvendosje) dhe prapë:
– Do të rifillojnë bisedimet me Serbinë!”

“P.S. Liberalizimi i vizaveve nuk do të shtrohet më si kërkesë pasi ata që do të largohen nga lufta nuk do të kthehen më në Kosovë, siç u kthyen (siç gabuan) parardhësit tanë iliro-dardan më vitin 2000!”

Autori thotë : “sipas të gjitha gjasave … “,po cilat janë ato nuk do shkruan?! Një shkrim me të cilin autori ironizon gjerë në sarkazëm. Kur thotë se : “Do formojmë një UÇK të re,…shtab të ri,…”! Pra ironizon me institucionet e shtetit,me Presidencën,Qeverinë,Ministrinë e mbrojtjës dhe Ushtrinë e Kosovës.Ironizon me dialogun dhe Kryeministrin Albin Kurti.Bajrush Morina na paralajmron se sërish Kosova do zbrazet nga “ikjet”. Me fjalë të tjera ky na udhëzon – po të gjithë në Titanik do vrapojnë drejtë varkave për shpëtim, do vraponi dhe ju,pavarsisht asaj se anija do përmbytet apo jo.

z.Bajrush Morina, me këtë veprim “poshtë t´ka ra katuni”.Nuk do kishe guxuar t´i lejosh vetes të bësh lojën e djallëzive serbe.Nuk do duhej ta bëje këtë nga shtytja e averzionit që kishe, dhe që tani ke ndaj Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministrit Albin kurti. A kishe menduar, se çfarë efekti do shkatosh tek ata që akoma,me zemra të thyera e të përvuajtur,kërkojnë eshtrat e më të dashurve? Çfarë do përjetojnë po këta kur do mendonin se “Sipas të gjitha gjasave do ta kemi edhe një luftë tjetër me Serbinë! “?!

Është dashur të mendosh dhe të kesh në dijeni edhe . . . . !

Se dhunimet,keqtrajtimet,vrasjet,masakrat lënë trauma të rënda në dy gjenerata të luftës,prindërve dhe fëmijëve të tyre. Traumat e luftës përcillen në tre gjenerata.Dhe sot në kosovë kemi dy gjenerata si viktimë e luftës.E para prindërit dhe e dyta fëmijët e tyre.Se traumat gjatë në kohë ndikojnë në tërë shoqërinë.Traumat përcillen edhe në rrugën gjenetike.Shkenctarët kan konstatuar se trauma përcillet si transgjeneratë “Jo vetëm fëmijët,po dhe nipërit hetojnë traumat e luftës që kishin përjetuar gjyshërit dhe gjyshet,…nga ana tjetër,kur janë në pyetje dhunimet seksuale,traumat përcillen gjerë tek gjenerata e pestë, apo edhe e gjashtë”.

A është menduar se në thelbin e traumave qëndrojnë edhe kujtesa për pamjet e të vrarëve,krismave të armëve,eksplodimi i minave,plagosjet,gjakderdhjes,sirenat e alarmit të luftës dhe tjera.

Duhët patur parasysh se ne në Kosovë bartim trauma të thella.Problemi i prindërve dhe sot,që kanë përjetuar traumat e luftës në shumë raste janë me sjellje impulsive,frikë,anksioziteti,depresioni dhe mosgatishmëria e vënjes së raporteve me të tjerët.Të kujtojmë,se pas luftës 1999,dukshëm është rritur numri i dhunës në familje,si dhe numëri i rritur i divorceve.

… me padashje të bëhesh bashkëpjesmarrës në luftën speciale -psikologjike ndaj Kosovës

Me përjashtim të vogël, mediet tona, sa nga moskujdesi po edhe nga senzacionalizmi biejn në kurhtin e luftës speciale hibride dhe psikologjike të Serbisë duke u zhfrytzuar kundër interesit tonë kombëtar, mu si ky shkrim i bërë nga z.Morina duke mos kuptuar se bëhen bashkëpjesmarrës në këtë luftë speciale -psikologjike që Serbia e bënë për afro 30 vite ndaj Kosovës.Një portal i Beogradit ”Politika”,16 janar 2021, kishte shkruar: “SHQIPTARËT PO PËRGATISIN LUFTË NË KOSOVË! Londra ka zbuluar datën e një SPASTRIM ETNIK të serbëve dhe kanë ndezur alarmin në Ballkan”.

Duhët kuptuar se Lufta psikologjike për Kosovën (“Psihološki rat za Kosovo”) është dokument i sajuar qysh në fillim të viteve të nëntëdhjeta nga shërbimet e fshehta të Serbisë.

Lufta speciale drejtë Kosovës,me mjete që përdoren,ka karakterin e luftës psikologjike me një qëllim për të zvogëluar dhe minimizuar prestigjin e Kosovës në arenën ndërkombëtare,të mbjelli mosbesimin e qytetarëve tanë në kreun e shtetit,në forcat mbrojtëse dhe defetizmin se Kosova a mund t'i përballonte një lufte që mund të ndodhëte me agresionin serb. Ky është program i kahershëm dhe kontinual serbomadh,destabilizimi i Kosovës.

Të gjitha luftat speciale bëhen dhe udhëheqen nga shërbimet sekrete,po me ardhjen e iternetit dhe rrjeteve sociale, kjo luftë u është bërë e dukshme edhe qytetarëve të zakonshëm,atyre që duan ta kuptojnë,dhe kështu kjo e gjitha është emertuar si “Luftë hibride”. Kur shteti lufton tjetrin, lufta hibride mund të kaloj dhe në luftë të vërtet!

Baza e luftës hibride janë informatat.Qëllimi i luftës hibride është futja e informatave apo dezinformatave gjerë tek njerzit të cilëve duhët ndryshuar mendimin,qëndrimet dhe disponimin.Kështu “lufta hibride” ka për qëllim të krijoj panikë mediatike,ndasi,parregullësi dhe kaos,defetizëm dhe mosbesim në strukturat shtetërore dhe të ngadalsoj zhvillimin ekonomik.

Kështu, me apo pa vetëdije portalet,individ mjerisht edhe deputet nga opozita, bien pre e kësaj lufte speciale dhe hibride që po bëhet në drejtim të Kosovës. Portalet duhët të dijnë, apo të u bëhet me dije se janë institucionet si ajo e Intelegjencisë, Policicisë dhe Ushtarake të Kosovës që kujdesën dhe të thithin këso informata.

… të kemi besimin e plotë dhe të fuqishëm në Forcat mbrojtëse të Kosovës

Qytetarët e Kosovës duhët klasifikuar informatat kur në to hasin,duhët të kemi besimin e plotë dhe të fuqishëm në institucionet tona të sigurisë – Ministrinë e mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës dhe ti mbështsim fuqishëm, nuk duhët ti lëmë vend skepticizmit – defetizmit.Kosova sot nuk është e viteve të nëntdhjeta. Dhe, që të merren masa adekuate, pa asnjë dyshim, institucionet tona të sigurisë dhe të mbrojtjës tani më kanë strategjinë për mbrojtjen e vendit dhe interesave kombëtare.Këto kanë në dijeni se bëhet fjalë për një luftë speciale dhe psikologjike e Serbisë ndaj Kosovës,qëllimet direkte dhe caqet strategjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat