Në dialogun Kosovë-Serbi të thuhet e vërteta historike për krimet serbe ndaj shqiptarëve nëpër kohë!...

Opinione

Në dialogun Kosovë-Serbi të thuhet e vërteta historike për krimet serbe ndaj shqiptarëve nëpër kohë!...

Nga: Sami ARIFI Më: 27 korrik 2021 Në ora: 07:24
Sami ARIFI

Në dialogun Kosovë-Serbi të thuhet e vërteta historike për krimet serbe ndaj shqiptarëve nëpër kohë!...

Papërgjegjësia e kastës politike në të kaluarën përmes dialogut Kosovë-Serbi duke mos e shikuar interesin e popullit, por, vetëm interesin e paligjshëm të tyrebën që përmes firmosjes së njëmori nënshkrimeve në Bruksel në praninë e përfaqësuesëve evropian ta dëmtojnë tejmase shtetin e porsaformuar të RK-së (Republikës së Kosovës), duke ia varrosur, përmes dialogut,  gjymtyrët e trupit të saj, duke ia mundësuar Serbisë që RK-së ta bëj shtet të paaftë dhe jofunksional.

-Në dialogunë Kosovë-Serbi, zyrtarë të palës shqiptare tëRK-së përmes firmosjes së nënshkrimeve ia lejuan Serbisë investimet, që përmes investimeve të bëj kolonizimin me serbë në pjesën veriore të vendit, përmes ndërtimit të mijërave shtëpive dhe qindra godinave me banim kolektivë, veçanërishtë në të ashtquajturën “Mitrovicën e Veriut”. Ndërsa sa u përket shqiptarëve në atë pjesë të vendit, leje që s’ju lejua ndërtimi në pronat e tyre, por shqiptarëve atje nuk u lejohet as jeta normale në shtëpit e tyre që kishin më parë.

-Kasta politike e kaluar përmes firmosjes së nënshkrimeve me ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropian i lejuan Serbisë formimin e ashtquajtur të “Asociacionit të Komunave Serbe” me kompetenca ekzekutive, lejuan demarkacionin me Malinë e Zi duke i dhanë me mijëra hektartokë shtetit malazez. Kasta e tillë politike  edelegjtimuanshtetin e RK-sëpërmes firmosjes së nënshkrimeve duke ia vendosur RK-së fusnotën, pastaj edhe duke ia kufizuar ushtrisë së RK-së të drejtëne e manovrimeve, stërvitjeve në territorin e shtetit të saj, pa të drejtë veptimi në raste urgjente të ushtrisë së RK-së në pjesën veriore të shtetit tonë.

-Të gjitha këto firmosje të nënshkrimeve me praninë e përfaqësuesve evropian u bënë në kohët e udhëheqësve të RK-ës në mandatet e Hashim Thaqit, Isa  Mustafës dhe pjesërisht të Ramush Haradinajt (firmosja e demarkacionit me Malin e Zi përmes PRK-së) përmes imponimit të deputetve, që këtë firmosje të nënshkrimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në Brukselit, madje kjo firmosje nënshkruese me duartrokitje u legjitimuan nga deputetët e PRK-së (Parlamentit të Republikës së Kosovës).

-Këta udhëheqës nuk ju thanë asnjëherë gjerë më tani ndërkombëtarëve të vërtetën historike kriminale të Serbisë,në dialogun Kosovë-Serbi, që bëri Serbia nëpër kohë ndaj popullatës së paarmatosur shqiptare në përgjithësi, në veçanti ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

-Kasta e kaluar politike e RK-së më mirë është të heshtë se sa t’i bëj edhe më dëm shtetit të Kosovës duke i mbrojtur dëmet që bënë udhëheqësit e tyre më parë. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së thotë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të ecet përpara për shkak të bllokimit nga dya palët, duke harruar se gjerë më tani ishte gjithnjë bllokusese e dialogut Serbia, ndërsa Kosova me udhëheqjen që kishte gjerë më tani, ishte nënshtruese ndaj Serbisë, me dëme të pariparueshme që i sollën RK-së.

-Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se kryeministri, Albin Kurti, ka vendosur të mos bëj dialog me Serbinë, ai në anën tjetër akuzon kryeministrin e RK-së, Albin Kurtin, për mosshkuarje në SHBA, harron se SHBA-të kanë agjenda të shumta në tërë globin për zhvillimin e proceseve demokratike në botë, dhe se, ata do të jenë prezent në proceset e vështira përfundimtare. Rasti i tanishëm kur RK-së tenton të veproj si palë e barabartë, e jo si palë nënshtruese ndaj Serbisë, si më parë, në prezencën e përfaqësuesëve evropian në këtë dialog, rast ky që i krijojë kryeministri Kurti SHBA-ve mundësinë për ndërhyrje për ta ndihmuar dialogun që sigurisht përmes amerikanëve do të jetë në të drejtën e Kosovës. Z. Haradinaj ishte kategorik kundër demarkacionit me Malin e Zi derisa nuk ishte pozitë, por kur ai erdhi në pozitë si kryeministër e legjitimoi demarkacionin me Malin e Zi përmes imponimit që i bëri PRK-së (Parlamentin e Republikës së Kosovës) për dhënjen e mijëra hektar tokë malazezëve, madje me duartrokitje frenetike në PRK-së.

-Nuk besohet se mund të ketë ndonjë rast në shtetet normale që përmes udhëheqjessë tyre të firmos nënshkrimin për mosushtrimin manovrues të ushtrisë në territorin e shtetit të vet në raste të rrezikimit territorit apo raste tjera urgjente. Këtë dëm aq të madh e bënë kasta politike përmes firmosjes së nënshkrimit në Bruksel që e cekëm më parë.

-Dialogun Kosovë-Serbi sot po e udhëheq kryeministri i RK-së, z. Albin Kurti, në mënyrë brilante në mbrojtje të interesave të shtetit të Kosovës. Urojmë ai ta vazhdoi këtë dialog i pathyeshëm në qëndrimin e drejtë të tij në mbrojtje të së drejtës së popullit shqiptar të RK-së. Më mirë vonë se sa kurrë përmes dialogut Kosovë-Serbi në prezencën e përfaqësuesve evropian të njoftohet opinioni ndërkombëtar për të bërat kriminale të Serbisë nëpër kohë mbi popujt e Ballkanit, posaçërisht mbi popullin autokton shqiptar në tërë Ballkanin Perëndimor. Serbia ushtroi gjenocid nëpër kohë mbi shqiptarët, veçanërisht gjatë viteve 1877-1878 ku mbetën të vrarë mbi 36.000 shqiptarë të moshave të ndryshme duke përfshirë gra, gra shtatëzana, pleq e fëmijë, pleq të smuar dhe mbi 300.000 të shpërngulur përmes dhunës. Gjatë viteve 1912-1913 Serbia vrau mbi 500.000 (gjysmë milioni) shqiptarë në mënyrën më mizore përmes holokaustit. Barbaritë e Serbisë nuk u ndalëedhe në luftën e fundit në Kosovë më 1999 ku la më se 14 mijë të vrarë duke përfshi edhe gra, gra shtatëzana, pleq, persona të smuar, fëmijë, dhunime të femrave e të tjera, pa i numruar edhe dëmet materjale në rrënimin e shtëpive, objektet e kultit e gjëra tjera materjale të grabitura përmes dhunës.

-E kaluara historike është treguesja më e mirë e popujve në përpjekje të parreshtura për liri, demokraci dhe shtetndërtim. Urojmë këtë ta arrij udhëheqja e tanishme në kordinim me mikun e madh SHBA-nësi dhe me disa miq evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat