OSBE/ODIHR vërtetuan zgjedhjet e 25 prillit

Opinione

OSBE/ODIHR vërtetuan zgjedhjet e 25 prillit

Nga: Pranvera Dalipaj Më: 27 korrik 2021 Në ora: 09:14
Pranvera Dalipaj

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR - it vërtetoi "masakrën zgjedhore" të 25 prillit, 2021.

Raporti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) konstatoi përfundimisht shitblerjen e votës, përdorimin e administratës publike, përdorimin e të dhënave të paligjshme të qytetarëve, grupet e strukturuara kriminale, por më e rënda ka të bëjë me deformimin e vullnetit të qytetarëve.

Operacioni i mirëplanifikuar për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit, filloi para ditës së votimit, ku u denoncua disa herë radhazi nga partitë opozitare.

Ky operacion manipulimi u provua me fakte konkrete, nga hapja e kutive të votimit në disa qarqe.

Fakte të tjera e më të rënda, dolën që shtetasit u lejuan të votonin më shumë se një herë (disa herë), fenomen ky që u përdor gjerësisht në të 12 qarqet e vendit.

Këto janë fakte shumë të rënda, të cilat rrëzojnë tërësisht proçesin kriminal, votim- abuzimin e 25 prillit.

"Shqipëria meriton shumfishin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë, ne do t'i harxhojmë duke luftuar çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila është dhe mbetet një betejë e shenjtë dhe pa asnjë kompromis për të shpëtuar të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Kjo betejë është beteja e Demokratëve dhe e Partisë Demokratike, që do të nisë nga dita e parë e futjes në Parlament, e do të vazhdoj deri në përmbysjen e këtij rregjimi kriminal

Kjo është përgjegjësia, është detyrimi i Partisë Demokratike, para Shqipërisë dhe shqiptarëve, për të mbrojtur Demokracinë dhe për të sjellë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Kjo betejë nuk duhet nisur dhe vazhduar vetëm brenda mureve të Parlamentit, por në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, qytet më qytet, fshat më fshat, nga jugu në veri as një ditë, orë, e minut paqe për këtë rregjim, që ka abuzuar me lirinë e shqiptarëve.

Ju Zoti LULZIM BASHA dhe të gjithë ne e dimë shumë mirëë se sa të rëndësishme ishin këto zgjedhje për Shqipërinë e shqiptarët.

Prandaj ne jemi besimplotë që ju dhe ne të gjithë bashkë, me kokën lartë, nuk do të dorzohemi përballë pakicës që ka dhunuar dhe tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.

I pazëvendësueshmi, themeluesi i shtetit shqiptar dhe autori kryesor i DEKLARATËS së PAVARËSISË, ISMAIL Qemali, ka thënë:

"Duam vetëm bashkimin dhe unitetin e rracës shqiptare, përparimin e saj intelektuale dhe ekonomik me qëllim që të bëhemi mjaftë të forte; për të kundërshtuar atë që synon të na përpijë ne”...

Ndërsa ne sot kërkojmë bashkimin e shumicës së shqiptarëve, me qëllim që të bëhemi mjaftë të fortë përballë pakicës që ka dhunuar e tjetërsuar vullnetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat