Çmimet e udhëtimit me aeroplanë!

Opinione

Çmimet e udhëtimit me aeroplanë!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 28 korrik 2021 Në ora: 18:37
Muhamet Kelmendi

Këtu ka pak, shumë pak mundësi qeveria që të bëjë në aspektin ligjor ndonjë ndikim dhe ndryshim të çmimit. Cështja e udhëtimeve është një çështje jo e rregulluar me ligj. Ajo varet nga tregu dhe si e tillë bije nën ndikimin e tregut të lirë. E keqja është se konkurenca është e vogël.

Veç kësaj, kjo fushë e udhëtimit është kapur nga disa firma tipike mafioze, të cilat për përfitime ngritin dhe veprojnë me çmime si me qenë në "bashqe të babës"..

Ata i përcaktojnë çmimet. Nuk kanë fare rregulla dhe nuk i respektojnë normat e tregut. Çmimet rriten deri në dyfshin a trefishin e çmimeve normale. Forma kriminale zotëron në çmime.

E tërë kjo në emër të tregut dhe mbi bazën gjoja normale të lëvizjes së çmimeve. Këtu nuk ka rregulla. Fitimi mbizotëron. Kjo gjendje do të vazhdon deri në kohën kur nuk ka linja të rregullta të fluturimit.

Çdo formë tjetër, sikurse është tash, është e ndërlidhur me firmat e udhëtimit që i dirigjojnë fluturimet dhe çmimet. Këtu marrin formë pikësynimet e tyre për përfitime dhe këtej rriten çmimet në shuma të larta.

Çfarë mund të bëhet? Në kuadër të kësaj janë disa forma intervenuese por jo obligative.

1. Ndalimi i aterimit në aeroport kur çmimet dy e trefishohen. Këtej është kjo mumdesi, por aeroporti nuk është në administrimin e shtetit, por të turqëve. Disa fusha tjera janë. Kontrolli ajeror dhe aterimi. Natyrisht se kjo ndikon në dhënjen e lejes për aterim. Me këtë mund të bëhet presion për çmime.

2. Diskutimi i Qeverisë me firmat që merren me fluturime mbi qarkullimin dhe çmimet e fluturimeve për të ardhur te një çmim normal.

3. Rritja e taksave dhe të tatimeve ndaj shoqërive fluturuese, në mënyrë që të ndalen për dialog me qeverin dhe të ndikohet në çmime.

4. Ndërgjegjësimi i shoqërive fluturuese. I theksova disa forma që janë, por që vështirë është të ndërmirren, sepse krejtë kjo nuk është në kompotencat e qeverisë.

Çmimet caktohen nga shoqëritë fluturuese, të cilat i rritin dhe i zbritin çmimet sipas interesave financiare të tyre. Mbetet ndërgjegjëshmëria dhe morali i shoqërive që merren me fluturime.

E këtu nuk ka fare ndërgjegje. Ndërgjegjëja është fitimi. Në fakt kështu po veprohet në çdo fushë në Kosovë. Të gjitha firmat po merren vetëm me fitime. Këtej çmimet po caktohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat