Arbeni, Përparimi, Urani apo Dauti, cili do të fitojë në Prishtinë?

Opinione

Arbeni, Përparimi, Urani apo Dauti, cili do të fitojë në Prishtinë?

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 28 korrik 2021 Në ora: 22:20
Arben Vitia, Uran Ismaili, Daut Haradinaj, Selim Pacolli dhe Përparim Rama

Partitë politike kanë afat deri me 15 gusht të dërgojnë në KQZ emrat e kandidatëve për kryetarë të  komunave, si dhe të kandidatëve për asamble komunale.

Gara pritet të jetë e fortë, synohet që të fitohen komunat e mëdha, e mbi të gjitha Prishtina. Për Prishtinën pothuajse partitë politike kanë bërë publike emrat e kandidatëve të tyre.

Nga burime të gazetës “Bota sot”, kanë bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohen emrat e kandidatëve për kryetar të komunave nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas këtyre burimeve, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, do të jetë ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia. Viti konsiderohet një personalitet që ka shumë mbështetje tek të rinjtë, kryesisht tek vendasit, ata që janë lindur dhe rritur në Prishtinë.

Por, Arben Vitia s’do e ketë të lehtë fare pasi përballë ka një kandidat të fortë, Përparim Ramën nga LDK, këtë njoftim para 1 muaj e ka bërë vet kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Përparim Rama, është kandidati për kryetar të Prishtinës.

Abdixhiku, madje përmes Facebookut ka treguar edhe biografinë e Ramës.

“Qytetit po i japim një Kryetar që i jep shkëlqimin që e meriton; e LDK-së rikthimin e madh”, shkroi ndër tjera Abdixhiku.

 “Ju njoftoj me kandidatin e LDK-së për Prishtinën. Përparim Rama është arkitekti e urbanisti më i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë. Përvoja e jashtëzakonshme e tij me punë në Londër tash e sa vjet e bën Përparimin një aset nacional të vendit; një përfaqësues të denjë të komuniteti profesional e shoqërisë në përgjithësi – brenda e në diasporë padallim. I njohur për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në Nju Jork, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë – Rama i Prishtinës mbanë një bagazh të mbresëlënës të shenjave që i mbijetojnë kohës”.

LDK ka gëzuar pothuaje gjithnjë reputacion tek prishtinasit e vjetër, me Përparimin që duket se do të jetë i pëlqyer edhe nga të rinjtë, duke ndezur kështu garën edhe më shumë me Arben Vitinë.

Një kandidat tjetër është edhe  Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili para disa javësh  ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës.

Në ceremoninë e kandidimit të Ismailit për kryetar të Prishtinës, foli edhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. Në fjalimin e saj ajo iu drejtua Ismailit duke i thënë se këto vite ka parë që Prishtina po shkatërrohet.

“E kom pa Prishtinën nga larg Uran, e kom pa që po shkatërrohet. Qyteti nuk mund të bëhet përderisa kryetari i Prishtinës merret me dialogun, ose me shërbime karshi liderëve partiak, ose me shërbime karshi ndërtuesve”, tha Çitaku.

PDK nuk pritet të ketë sukses në Prishtinë, besoj se traditat e mos votimit të PDK në Prishtinë do të vazhdojë edhe këtë radhë,me Uranin që vështirë e ka të fitojë edhe pse po buan në lagje të Prishtinës duke treguar kështu një afërsi më qytetarët.

Kandidati tjetër është nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, edhe kjo  e ka zyrtarizuar kandidaturën e Daut Haradinajt në garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet komunale që priten të mbahen në vjeshtë të vitit 2021.

Lajmin e ka bërë të dituar kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Facebook. Ai është shprehur se arsye pse Daut Haradinaj do të kandidojë për të parin e Prishtinës, lidhet kryesisht më vlerat që i barë vetë kandaidati. “Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetnsdërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”. Tutje kreu i AAK-së ka thënë se “me këtë akt partia e tij e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore”. Në fund Haradinaj është shprehur se “qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve”.

Dauti s’ka shansa të fitojë në Prishtinë, më habit beismi që e shfaq Ramushi, i cili edhe për zgjedhjet e fundit me 14 shkurt deklaroi në një sudio televizive se “ AA do të fitojë 52%”, të gjithë u tallën, vetëm Ramushi e besonte.

Favoritët janë Arben Vita dhe Përpaim Rama, të cilët edhe pritën të sigurojnë balotazhin, nga ku krejt do të varet se nga anojnë pastaj PDK dhe AAK, me kalkulimet që duket se kanë nisur që tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat