A ka arsye Kosova ta kundërshtojë Minishëngenin Ballkanik?

Opinione

A ka arsye Kosova ta kundërshtojë Minishëngenin Ballkanik?

Nga: Adem Bytyçi Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:44
Adem Bytyçi

A do të ishte e mundur që Kosova të aderonte përkatësisht të anëtarësohej në një pakt siç është Minishengeni Ballkanik : Vuqiq, Rama, Zajev, përderisa Serbia nuk e ka pranuar shtetësinë e Kosovës dhe haptas ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Po të mos e kishte ky Projekt qëllimin e themelimit të një Jugosllavi të re, me Kryeqytetin Serb Beogradin, dhe në të cilën do të dominonte Serbia, siç ka dominuar edhe në ish Jugosllavi, për ata që nuk e kanë defekt memorien, këtij pakti- Minishëngenit Ballkanik , Vuçiq, Rama ,Zajev, do t'i bashkëngjiteshin edhe Kroacia, Bosnja dhe Mali Zi.

Pra, Minishëngeni Vuqiq, Rama, Zajev mund të jetë çdo Marrëveshje tjetër në mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë , por vetëm Minishëngen Ballkanik nuk mund të jetë siç ëndërrojnë këto tri shtete, sepse Ka edhe shtete tjera Ballkanike të cilat me kohë e kanë kuptuar qëllimin hegjemonist të Serbisë qoftë në fushën e ekonomisë ,qoftë në fushatë tjera, prandaj me kohë e kanë refuzuar të ashtuquajturin Minishëngenin Ballkanik, Vuqiq, Rama, Zajev.

Sipas mendimit të një grupi analistësh politikë qoftë të Kosovës, qoftë të jashtëm, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ,është duke ia bërë një shërbim t'mirë Serbisë, kundër interesave shumë të rëndësishme të Kosovës në raport me Serbinë , kur dihet se Serbia ka qëndrim nihilist ndaj shtetit të Kosovës dhe vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat