Kroacia afrohet më Dardaninë, Shqipëria me Serbinë

Opinione

Kroacia afrohet më Dardaninë, Shqipëria me Serbinë

Nga: Gani Mehmetaj Më: 29 korrik 2021 Në ora: 08:23
Gani Mehmetaj

Derisa Shqipëria i afrohet gjithnjë e më shumë Serbisë, Kroacia po i afrohet Dardanisë. Kroatët gjithnjë kanë bërë përpjekje të bëjnë aleancë me neve (Dardaninë e Shqipërinë), zyrtarët shqiptarët përtej Drinit janë treguar shpërfillës e të ftohtë, zemra u digjej për Beogradin.

Minishengeni është armik i Kroacisë, por edhe i Dardanisë.

Në tragjedinë e fundit në Sllavonski Brodit, kroatët u treguan me solidarë, më të afërt dhe më të gatshëm të ndihmojnë se sa të gjithë të tjerët. Në vend të mirënjohjes zyrtarët shqiptarë vazhdojnë një aventurë të frikshme me Serbinë e Maqedoninë, që është përpjekje e hapur t’i kundërvihen Kroacisë. Prandaj Serbia këmbëngulë për Minishengen, që është përpjekje për zgjerim, kompensim për Serbinë që e humbi Kroacinë dhe Slloveninë, sepse ish-Jugosllavia ishte Serbi e zgjeruar.

A do të bëjë Dardania aleancë me Kroacinë e Malin e Zi, që t’i kundërvihet Serbisë e Shqipërisë, sepse Maqedonia gjithnjë ka qenë satelitë i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat