Ooo Ed zeza minishengenin pagëzojeni me emëri Rama-Vuçiq në favor të botes serbe

Opinione

Ooo Ed zeza minishengenin pagëzojeni me emëri Rama-Vuçiq në favor të botes serbe

Luz Tomaj Nga Luz Tomaj Më 29 korrik 2021 Në ora: 17:29
Forumi Ekonomik Rajonal

Shkurt e shqip, në se kupton, po e pyes Kryeministrin, shyqyr, vetëm të Shqipërisë, a ke fare njohuri në historinë e të kaluarës shqiptaro-serbe. Nuk e kupton se, në agjendën ekstremiste historike, të Serbisë, ka qenë dhe është zhdukja e shqiptarëve more.

Ditë më parë, doli aktuale njëfarë “bota serbe”. Rastësisht, hasa në një artikull, të detajuar në një gazetë kroate. Krimineli serb, Vulin, përveç tjerash, ishte shprehë se, në agjendën e Serbisë është që, kufijtë e Serbisë të shtrihen gjithandej në mënyrë që, te gjithë serbët (në Kosovë, Bosnje, Kroaci....)  të përbëjnë një territor politiko-shtetëror. Miku I yt, Vuçiq, ishte përpjek që, fjalimit të  Vulinit, sadopak ti jep një ngjyrë politike, por nuk e mohonte.

Vulini, përveç mendimit të formimit të Serbis së madhe, kishte nxituar me atë se, Serbia nuk do të lejon formimin e Shqipërisë së madhe. Me fjalë tjera, Edvin, ai do formimin e Serbisë së madhe por edhe pengimin e Shqipërisë së madhe, e cila, në fakt, nuk do ishte Shqipëri e madhe por Shqipëri shumë natyrore.

A të shkon mendja, ndonjë herë, se kush ishte Vuçiqi gjatë luftës së Kosovës, se ishte krahu I djathtë I famëkeqit Millosheviq. A ke lindë, a je rritë në Shqipëri, në trevën shqiptare?!!!

Mbledhin mend dhe, kuptoje me kë po shoqërohesh dhe dialogun.

Mendimi dhe drejtimi të cilin Ti e përfaqëson është në dëm të interesit të Shqipërisë dhe ati gjithëkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat