Misioni i Ramës në Shkup, një thikë Kosovës

Opinione

Misioni i Ramës në Shkup, një thikë Kosovës

Ramazan Bekteshi Nga Ramazan Bekteshi Më 30 korrik 2021 Në ora: 00:24
Edi Rama

Sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia shtoi trishtimin Kosovës. Kur Kosova pritet të hy në dialog vendimtar me Serbinë, kryeministri Rama ia ka kthyer shpinën Kosovës duke përqafuar ‘vëllain’ e tij Vuçiq, që paradoksalisht ky i fundit ka pas gisht të drejtpërdrejtë apo indirekt në të gjitha masakrat e popullatës civile në Kosovë, ai është ndër fajtorët kryesor për gjenocidin e fundit në Kosovë.

Kryeministri Rama zgjodhi dy mentorët e tij kosovarë, Shkëlzen Maliqin dhe Baton Haxhiun, dy ish bashkëpunëtorë të regjimit jugosllav që t’ia bëjnë punën e PR-it me Serbinë, dhe ata e bënë punën me zell e shkëlqim, e larguan Ramën nga Kosova dhe ia afruan Serbisë, sot kryeministri Rama është më i afërtë me Vuçiqin se sa me Kurtin, biles ai edhe e paditi në gjyq ish- Kryeministrin Haradinaj derisa ishte në detyrë, injoroi kryetaren e Kosovës, Vjosa Osmani derisa ajo iu drejtua parlamentit shqiptar, dhe vazhdon të injoroj kryeministrin Kurti për refuzimin e tij qe ia bënë Minishengenit.

Sot regjimi i Ramës e ka plandos rëndë vendin, DASH-i thotë se Shqipëria është burim i kanabisit dhe vendi transit për kokainë dhe heroinë, derisa Freedom House konstaton se demokracia në Shqipëri çdo ditë po rrëshqet. OKB-ja (ARCC) e vënë Shqipërinë në kampin e krimit dhe varfërisë, derisa Transparency International thotë se Rama punon dhe sajon ligje për oligarkët e tij. OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit flet për vjedhje industriale të votave të orkestruara nga vetë kryeministri Rama.

Revolta dhe mllefi im drejtuar Ramës:

Z. Kryeministër, në sytë tuaj të zgurdulluar shoh një urrejtje dhe dy sy, si dy bunarë të thellë e pa ujë, derisa në fytyrën tende “stoned” nga substancat e ndaluara shoh një shkretinë e dëshpërim. Kështu është shprehja e fytyrës tënde kur flet me shqiptarët por jo edhe serbet.

Sot, në Shkup gjatë Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, i njohur si ‘minishengeni’ i rrethuar nga miqtë tuaj Vuçiq dhe Zaev, u vërejte se sytë tuaj vezullonin nga hareja, dhe goja juaj zakonisht e deformuar e cinike sikur kishte marrë trajtë normale sot, sepse sot me gojën plot qejf llomotisje me ‘vëllain’ tënd Vuçko.

Sot dukeshe si një mburravec i lumtur rrugëve të Shkupit, edhe brekushkat tuaja prej talibani e manifestonin këtë. Ju, trojka e turpit e pësuat edhe disfatën e radhës, dhe me ndërrimin emrit “Open Balkans”, i bëtë edhe një favor shtesë Vuciqit, baltose Shqipërinë, e Kosovës ia fute edhe një thike pas shpine. Pse z. Kryeministër i besoni integrimit Ballkanik të Vuçiqit pa e njohur ai Kosovën?

Z. Kryeministër, a s’ju vjen turp që përçoni idenë serbomadhe, s’ju vjen turp që ‘vëllai’ yt ishte protagonist i masakrave masive, derisa sot ai i lë të lirë të gjithë kryesit e krimeve. Si keni ndërgjegje të rrini krah-për-krah me zëdhënësin e Millosheviqit që nuk ndërmori asgjë ndaj ekzekutorëve të familjes Jashari, masakrës më të madhe të një familje të vetme që Evropa s’e mban mend.

Z. Rama, a s’ju vret koshienca sepse yt ‘vëlla’ Vuçiqi ishte një ndër shkaktarët e vrasjes së 13 mije civileve, 1.400 fëmijëve, 1.800 femrave, çnderimit të 20 mijë femrave, disa nga viktimat vajza të mitura, e disa të tjera pas dhunimit u vranë.

Po, ju zoti Kryeministër i Shqipërisë, a e ndieni rënkimin e viktimave, ofshamën e familjeve, për aktet barbare të njerëzve të Vuçiqit, kur ata zienin koka shqiptarësh për t’i bërë llamba tavoline, kur foshnjat i thernin derisa në barkun e nënës, e disa derisa ishin në djep. A keni mëshirë për të zhdukurit, për ata që u dogjën në furra fabrikash, për fshehje të varreve masive nëpër Serbi, apo hedhje kufomash në lumenj e liqe.

Dhe për fund z. Kryeministër, ju vasali i Serbisë, që instalove kultura antikombëtare në Shqipëri si të llojit të Jazexhinjëve, M. Nanove etj., instalove kulturë të mohimit kombëtar e të historisë sonë, rrite krimin dhe degradove demokracinë, e shtetin gjatë qeverisjes tënde e vërshuan të ligat, mosbesimi e turpi.

Kosova ka nevojë për projekte evropiane e jo serbe, derisa ju me aktin tuaj sot mundoheni t’ia zgjatni jetën politike një krimineli, zëdhënësit të çetnikut Sheshel që ia shkaktuan Kosovës gjenocidin e trete, siç thotë me të drejtë kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat