Ballkania e Edi Ramës

Opinione

Ballkania e Edi Ramës

Fahri Xharra Nga Fahri Xharra Më 30 korrik 2021 Në ora: 12:32
Edi Rama

Interesant me ne se si na përsëritet historia aq shpesh sa që as vet nuk e presim.

E kishim dikur, jo fort larg në kohë, një "hero" të cilin e mbanim për të mençur dhe të gjithë "shkriheshim" pas tij.

Ai i njihte të gjitha, bile edhe politikën ndërkombëtare. Seriozisht e kam. Aso kohe...

Nuhatej nga njohësit e mëdhenj të mendimit dhe qëllimit euro- atlantik për Kosovën.

Nuhatej një luftë.

"Heroi" duke e ditur këtë dhe për të mos angazhuar sulmet ushtarake, doli me një propozim të "madh": e propozoi formimin e "Ballkanisë " një federatë të re ballkanike ku do të futeshin Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe sigurisht që edhe Kosova.

I falënderoj shtetet e Perëndimit dhe SHBA-n që e hodhën poshtë këtë propozim, dhe çdo gjë mbeti në letër e edhe në regjistrimet fono- pamore.

Të shkojmë edhe pak mbrapa në kohë, na del propozimi i Enver Hoxhës që Shqipëri të bëhet Republika e shtatë e Jugosllavisë.

Edhe kjo dështoi.

Ju thashë që historia po na përsëritet, fatkeqësisht jo ajo e lashta kur ishim zot të këtyre tokave, por ajo e 120 vjetëve të fundit.

Tani na doli " heroi " tjetër, që do të futet në histori hiq më mirë se Esat Pasha dhe Enver Hoxha, dhe na propozon "Ballkanin e hapur" por shumë të cunguar nga ai i "heroit " tjetër.

Mali i Zi besnik nda NATO-s as që mendoi dy herë dhe i tha jo. Bosnja dhe Hercegovina një shtet pa shtet i tha gjithashtu jo. Kosova, o zot Kosova e larë me gjak nga Serbia hiç më larg se 21 vjet nuk e pranoi këtë tradhti të Ramës.

Nëna Shqipëri që nuk e ka bërë as një hap lobimi për Kosovën, tani do të na futë në kthetrat e Serbisë.

Shqipëria e harron 1912 1913-tën ku u vranë mijëra e mijëra shqiptar, dhe Serbia doli në Durrës.

Ky matrapazi politik, një pseudo shqiptar ia dhuron Durrësin dhe Vlorën Serbisë.

Duhet ditur që për të shkuar në Durrës, Serbia duhet të kalojë nëpër Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat