Aleanca Ballkanike dhe Mini-Shengeni politik i Edi Ramës dhe Vuçiqit?!

Opinione

Aleanca Ballkanike dhe Mini-Shengeni politik i Edi Ramës dhe Vuçiqit?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:57
Ismail Muqiqi

Atë të cilën Serbia nuk mundi ta realizojë në luftë duke i shkaktuar tri lufta, duke bere gjenocid ndaj popullit të pafajshëm tani po arrin që idenë për serbinë e madhe dhe daljen në det, ta realizojë me mençuri [me laps] me ndihmën e Edi Ramës njeriut më kontraverz që kanë pasur Shqiptarët ndonjëherë. Ky Edi Rama një pelivant i llojit të vet në vend që të angazhohet për mirëqenien, zhvillimin dhe integrimin e Shqiptareve në mekanizmat e demokracisë perëndimore ai tani po krijon aleanca të reja me Vuqiqin dhe Zajevin, duke e lanë në geto Republikën e Kosovës. Është interesant të theksohet dhe gjatë historisë, gjithmonë populli i Kosovës ka pësuar nga papërgjegjësia e atyre që udhëhiqen me Shqipërinë.

Nuk është ndonjë qudi e madhe për opinionin e gjerë, duke e njohur Edi Ramën partinë e ti në pushtet e cila është e brumosur me ideologjinë e egër komuniste. Gjithmonë gjatë periudhave politika Shqiptare ka dështuar në ruajtjen e interesave strategjike të popullit Shqiptarë. Edhe kësaj radhe në krye të Shqipërisë qëndron një “pseudo demokrat” i cili përditë e më shumë po merr vendime jashtë interesave të popullit Shqiptarë fakturën e dëmeve po e paguan Kosova. Si mund të shpjegohet ndryshe logjistika e Edi Ramës përpos asaj anti Shqiptare i cili po i hap korridoret e reja serbisë duke i afruar në dispozicion edhe portin e Durrësit.

Serbia po e kërcënon vazhdimisht Shtetin e Kosovës dhe po punon kundër Shqiptareve me të gjitha mjetet anti demokratike. Me formimin e kësaj aleance“ të Mini-Shengenit Ballkanik” interesat e Rusisë dhe të Kinës do të depërtojnë në këtë pjesë të Ballkanit. Ti hapësh rrugë dhe korridore të reja serbisë duke e anashkaluar interesin e Republikës së Kosovës dhe fatin e 2 milion Shqiptareve do të thotë ta tradhtosh interesin kombëtar të Shqiptareve kudo që jetojnë. Duke shkruar këtë vështrim [analizë] mu kujtuan mendimet antologjike të kokave të mençura para më shumë se një shekulli të cilët kishin thënë.. “Fatin e popullit Shqiptarë mos e kërkoni në Shqipëri por atë mund ta gjeni në Kosovën martive”.

Duhet theksuar se Shqiptaret gjithandej ku jetojnë asnjëherë nuk patën fatin që të kenë udhëheqës të denjë dhe të besueshëm. Ka mbetur vetëm edhe  një shpresë e kjo është politika e re e gjeneratës të Albin Kurtit se vizionit të ti politikë në ndërtimin dhe ngritjen se ndërgjegjes në ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të Shqiptareve kudo që jetojnë. Koha do të tregojë se liderët politikë të cilët ishin në krye të pushtetit janë ata të cilët asnjëherë nuk i përmbushën kërkesat dhe nevojat strategjike të Shqiptareve. Për shkak të kësaj papërgjegjësie dhe mendësisë të sistemit më të egër komunistë Shqipëria sot ka mbet e pa zhvilluar si vendi i fundit më i pa zhvilluar në Evropë, të cilën e ka kapluar krimi i organizuar droga dhe prostitucioni. Një fjalë e popullit thotë.. “Mos pyetni për familjen shikone kush është në krye të saj”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat