Edvin Kristaq Rama, sekser i rrezikshëm politik, në krahun e armikut tonë, Serbisë

Opinione

Edvin Kristaq Rama, sekser i rrezikshëm politik, në krahun e armikut tonë, Serbisë

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 31 korrik 2021 Në ora: 00:05
Edi Rama

Disa (b)analista dhe opinionista nga Shqipëria, duke i dal krah kryeministrit të tyre, e eliminojnë, anashkalimin e Kosovës në këto tentime, iniciativa të papranuara nga shtetet tjera ballkanike, qëllimisht nga Serbia e cila me Kosovën nuk dëshiron të bisedojë duke e konsideruar si pjesë të saj.

Edvin Kristaq Rama, kryeministër shqiptar u lëshua në prehër të Serbisë dhe Vuçiqit, duke e rehabilituar atë, duke ia mohuar krimet dhe gjenocidin ndaj vëllezërve shqiptarë, përmes teorisë se ne “nuk duhet të kthehemi prapa”, por të shkojmë përpara, ndërsa, ajo çka ka ndodhur, le të mbetet histori për t’u lexuar dhe asgjë tjetër.

Ky, pra, Edvin Kristaq Rama në çdo takim e ngritë Serbinë dhe Vuçiqin, përtej asaj që i takon në aspektin e mohimit të gjenocidit në Srebrenicë e Kosovë dhe kush do të ishte më i përshtatshmi për rehabilitimin dhe shfajësimin e Serbisë nga e gjithë kjo, përpos, Shqipëria përmes kryeministrit të saj.

Pas tërmetit që e goditi rëndë Shqipërinë, ai, Edvin Kristaq Rama i shtroi tepihun e kuq dhe e priti si një “mik e dashamirës” të shqiptarëve ( jo të Kosovës), e parashkroi Vuçiqin si një njeri “human” duke e radhitur Serbinë, shtetin armik të shqiptarëve të Kosovës ndër të parin i cili reagoi “më shpejtësi dhe ndër të parët”, me rastin e katastrofës natyrore.

Ndërsa, FSK-ja, me gjithë tekniken dhe personelin ushtarak e përgatitur dhe e trajnuar në SHBA, më fotografi e fjalë, u paraqit ndër të parat pranë vëllezërve dhe motrave të tyre në këto raste të rënda tragjike.

Udhëheqja aktuale e Kosovës, qoftë edhe pjesa më progresive e opozitës, e kundërshtojnë këtë iniciativë tani me emër të ndryshuar, “Open Ballkan”, qe përkthyer në interesin ruso-serb, i bie, “Closer European”, sepse Serbia me intencën e saj, nuk e dëshiron veten në kuadër të BE-së, pasi, më këso lloje iniciativash, do ta formojë një mini-Jugosllavi dhe, “një Ballkan për ballkanasit” të cilët do të fuqizohen ekonomikisht aq shumë sa që Serbia nuk do të jetë lidere, vetëm ekonomike por edhe politike.

Në këto ndërmarrje, Kosova, nuk ekziston si shtet prandaj edhe “nuk është e domosdoshme” që të përfshihet pasi, aty, sipas filozofisë së sekserit, është Shqipëria e cila “e përfaqëson edhe Kosovën”, pasi, kufijtë Kosovë-Serbi nuk do të ekzistojnë sepse, këto dy shtete do të kufizohen mes vete kur pjesa veriore t’i aneksohet Serbisë, gjithashtu sipas idesë së, sekserit, Edvin Kristaq Rama, Vuçiq dhe, Hashim Thaçit, tani në Hagë, prandaj, nuk do t’u pengojë çfarëdo bashkimi eventual me Shqipërinë më një Kosovë të përgjysmuar.

Në këtë mënyrë do të eliminohet diga mbrojtëse e Shqipërisë- Kosova, për dalje në Adriatik më qëllime shumë të errëta që një ditë, do të përfshihet edhe Shqipëria si pjesë e kësaj mini-jugosllavie, duke i realizuar epshet ekspansioniste serbe. Kështu, duke ardhur në shprehje politika e babait të socialistëve, Enver Hoxhës i cili, në bisedimet me Titon, ia fali Kosovën Jugosllavisë-Serbisë, zbatuesit autentik të politikës antikosovare, të xhelatit të shqiptarëve dhe nënçmuesit dhe denigruesit të shqiptarëve të Kosovës si të” rrezikshëm” për Shqipërinë. Sepse, veriu, bashkë më shqiptarët e Kosovës, do t’ia rrezikojnë ardhje dhe qëndrimin në pushtet.

Shqiptarët e Kosovës ia kanë frikën dhe shprehin mosbesimin ndaj politikave të pazareve të fshehta sikur ato me, Milladin Popoviqin, ideologun dhe dirixhuesin e Partisë Socialiste të Enver Hoxhës, Dushan Mugoshës dhe politikanëve të atëhershëm ish-jugosllav me detyra speciale për të dirixhuar dhe zbatuar planet e mbetjes së shqiptarëve të Kosovës, jashtë Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e mohojë me arsye në mënyrë kategorike këtë iniciativë, duke mos pranuar që Kosova të bëhet pjesë e saj, pa u njohur nga Serbia që është kusht për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve si partner të barabartë.

Dhe, nga këtu fillon edhe gjeneza e arsyeshme e mospajtimeve, sepse Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, flet në emrin e saj pa ndërmjetësues, kështu që Edvin Kristaq Rama, po e luan rolin e një sekseri të rrezikshëm politik në dëm të Kosovës dhe fatit të saj, politik, ekonomik dhe ndërkombëtar.

“Open Ballkan”, do të mbetet një iniciativë dështuese e kësaj treshe famëkeqe e cila, për qëllim e kishte që Serbia me ndihmën e Rusisë, të favorizohet, ekonomikisht e politikisht dhe, në një mënyrë, drejtpërsëdrejti t’i kundërvihet Evropës, duke ia mohuar rolin e saj dhe njëherësh duke e ngritë ketë mini-ballkan artificial në një Jugosllavi, ku do të dominojë Serbia.

Edvin Kristaq Rama, u bë me arushën, ku janë shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe ata duhet të prononcohen për ose kundër.

Për shqiptarët e Kosovës, nuk ka kurrfarë dileme. JO - “ Open Ballkan”, ndërsa, për vëllezërit tanë shqiptarë, sa duket, ende ka dilema, duke iu referuar “interesave ekonomike dhe lëvizjes së lirë”.

Teorikisht, duket simpatike dhe joshëse, ani pse jo aq edhe për shqiptarët, ama, në këtë borbull, fshihet aspekti i rrezikshëm politik me pasoja shumë të rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë.

Prandaj, shtrohet pyetja shumë esenciale se, si t’i ndalet turri këtij mercenari të Serbisë.

A duhet që të harmonizohen qëndrimet shtetërore nga të dy anët apo, t’ia lëshojnë dizginat Edvin Kristaq Ramës, ta mohojë, poshtërojë dhe injorojë Kosovën.

Mos asgjë tjetër, Kosova, nuk do ta pranojë një sjellje të tillë, sepse ajo e pagoi shtrenjtë lirinë, pavarësinë dhe shtet ndërtimin, edhe nëse Shqipëria dhe udhëheqja e saj, nuk e vlerëson këtë.

Hafiz Shala

New York

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat