Politikë vendore, por jo administratë të centralizuar

Opinione

Politikë vendore, por jo administratë të centralizuar

Nga: Mr.Ali Hertica Më: 31 korrik 2021 Në ora: 08:46
Mr.Ali Hertica

Sipas Tukvilit amerikanet kanë mundur të shmangin si kërcënimet ndaj qeverisjes popullore, ashtu edhe rreziqet që paraqet ajo. Ata kanë qenë me fat që e kanë shmangur absolutizmin, dhe njëkohësisht kanë vendosur një qeverisje popullore, që përgjithësisht kanë vendosur një qeverisje popullore,që përgjithësisht mbahet brenda kufijve të arsyes dhe drejtësisë.

Të dyja janë arritur në saje të të njëjtit mjet institucional vetëqeverisje vendore. Jo të gjitha vendet me qeverisje popullore kanë vetëqeverisje vendore por Populli mund të ketë të drejta politike, si e drejt ekskluzive për të votuar në zgjedhjet e përgjithshme dhe të drejta për të marrë pjesë në veprimet politike, po se mos të jetë edhe Kosova.  Një përfaqësi i përgjithshëm në organet vendore që lejon që çdo pjesë të territorit të ketë jetë të veçantë politike. Përkundrazi asambleja kombëtare drejton jetën politike në të gjitha nivelet e shtetit dhe territorit.

Tukvili mendon në përgjithësi se të gjitha sistemet politike qofshin ato demokratike apo despotike, mund ta ndajnë pushtetin politik midis niveleve qendrore dhe vendore në dy mënyra.

E para duke kufizuar kompetencat e organeve qendrore deri në çështje që ekskluzivisht duhet të trajtohen prej tyre, kjo vlen për legjislacionin e përgjithshëm dhe marrëdhëniet me vendet e tjera, njëkohësisht u lihet organeve vendore të gjitha çështjet që kanë rëndi vetëm për rajonin gjeografik të caktuar. Organet qendrore përcaktojnë parimet e përgjithshme të qeverisjes së vendit por nuk len jashtë përmbushjen e tyre deri në hollësi. Këtë sistem Tukëveli e quan ,,qeverise e centralizuar”, siç e ka Kosova.

Nga ana tjetër është e mundur të kufizohet pushteti i organeve qendrore në mënyrë që të përfshijë edhe çështja lokale. Fusha e tyre mund të zgjerohet duke nisur nga legjislacioni i përgjithshëm dhe suazat e planifikimit deri te kontrolli i drejtpërdrejtë i zbatimeve të vendeve në shkallë kombëtare. Në këtë rast flitet për një sistem që karakterizohet nga ,,administrimi i centralizuar,, ku i gjithë pushteti grumbullohet në nivel kombëtarë.

Këto dy lloj centralizimesh mbështesin dhe tërheqin njeri-tjetrin, por unë nuk mendoj se nuk janë të pandashme. Nuk mund të përfytyrosh një formë më të centralizuar qeverisjes sesa ajo që kishte Franca nën Luigjin XIV I njëjti njeri bëri ligje dhe kishte pushtet ti interpretonte ato….. Megjithatë administrate nën Luigjin e XIV nuk ka qenë qa e centralizuar siç është sot në Kosovë dhe e më gjerë…

Dy format e centralizimit nuk janë të pandashme në një sistem politik të mbështetur në qeverisje popullore. SHBA-të kanë pushtet qeverisës të centralizuar, por jo administratë të centralizuar. Kushtetuta amerikane është çështje lokale i ka lënë për zgjedhje në dorë të përfaqësuesve local. Qeveria qendrore tregon vijat e përgjithshme të zhvillimit të shoqërisë, ndërsa hollësitë e qeverisjes u lenë kuvendeve komunalë, a ne Kosovë si……

Kjo zgjidhje institucionale është shkaku që SHBA-të e kanë shmang alternative e papranueshme të absolutizmit dhe rreziqet që sjell qeverisja popullore.

Institucionet vendore janë për larinë si shkalla për shkencën. Ato e bëjnë lirin të kapshme për njerëzit, kështu që është e vështir tu imponosh një qeverisje autokritike njerëzve të mësuar përditë me të drejtat e politikes kështu që individualizmi nuk del nga një ,,instinctioni vereb,, por i ka rrënjët në raport shoqëror. Individualizmi është një produkt i zhvillimit të barazisë materiale dhe individuale...

Si krijohen mundësitë më të mëdha, në mënyrë që njerëzit të punojnë me çështjet poletike, duke marrë pjesë në politikën vendore. Ata duhen tërhequr në proceset vendim marrëse të nivelit të vendit, aty kanë qytetarët një pafundësi rastesh për të vepruar së bashku dhe të ndjejnë se janë të varur nga njeri-tjetri, ndërsa kuvendet kombëtare i sheh rrallë të gjithë së bashku, anëtarët e organeve vendore janë në kontakt të vazhdueshme njeri –tjetrin. Kështu mësohen masat e popullit ta shfrytëzojnë lirinë në mënyrë të arsyeshme për gjerat e mëdha.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat