Kolinda Grabar Kitaroviç, apo ish Presidentja e shquar e Kroacisë me diell dhe botë në sy...

Opinione

Kolinda Grabar Kitaroviç, apo ish Presidentja e shquar e Kroacisë me diell dhe botë në sy...

Nga: Agron Shabani Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:08
Agron Shabani

Kur u angazhua ose inkuadrua në jetën ose botën e njohur shkencore, akademike, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike, ish Presidentja e shquar e Kroacisë, znj. Kolinda Grabar Kitaroviç, si dukët, pos tjerash e kishte parasyshë edhe figurën, portretin ose personalitetin ekskluziv dhe tepër ekzotik të Kleopatres së Egjiptit.

Kleopatra e Egjiptit, ishte gruaja me bukur, me e mençur, me e famshme dhe me e arsimuar ose emancipuar në Antikë. Kleopatra kishte afinetete ose njohuri të jashtëzakonshme në fushat e ndryshme politike, ushtarake dhe të tjera. Ishte oratore, interprete ose celebryese e shkëlqyer dhe ekselente e artit të njohur politik dhe diplomatik...Ishte poliglote ose njohëse e spikatur e shumë gjuhëve të ndryshme në kohën e saj....Ndërkohë që ishte edhe femra (gruaja) me e bukur, me e zgjuar dhe me e famshme e planetit, e cila me zgjuarësinë (mençurinë), sharmin, lookoun (pamjen), intelegjencën, karismën, delikatesën, përformansen dhe ekskluzivitetin e saj, atëbotë i  tërhoçi dhe bërë për veti edhe Jul Cezarin, Mark Antonin, Oktavianin, si dhe shumë mbretër, perandor, strateg ose komandant të shquar ushtarak ose luftarak të shfaqur në Antikë.

"Femrat ose gratë e mençura dhe të bukura, i lindin ose krijojnë njerëzit së bashku me ngjarjet dhe veprat e mëdha." (Roman Rolen)

Se këndejmi, e lindur me 29 prill të vitit 1968 në Rijekë të Kroacisë, ku e mbaroi edhe shkollën fillore dhe një pjesë të gjimnazit ose shkollës së mesme që e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në Los Alamos të SHBA-së: Kolinda Grabar Kitaroviç është Magjistre e Shkëncave Politike në temën e "Marëdhënieve ruso-amerikane në kohën e Administratës së Presidentit Reagan dhe përfundimit të luftës së ftohtë"-pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Univerzitetit të Zagrebit (viti 2OOO).

Në Univerzitetin prestigjioz "George Washington" në Washington DC të SHBA-së, në vitin 2OO2 dhe 2OO3, si stipendiste e zgjedhur e Institutit të njohur "Fulbricht", e ka mbrojtur dhe absolvuar me sukses titullin e vicedoktorantës së specializuar në fushën e shkencave politike dhe marëdhënieve ndërkombtare.
Zonja Grabar Kitaroviç ndodhët në prag të promovimit ose disertacionit në shkenca politike. Ajo është e diplomuar dhe lauruar edhe në Akademinë diplomatike të Vjenës, si dhe në instanca ose instutucione tjera relevante ndërkombtare.

Përveç postitit ose funksionit të lartë të Presidentes së Kroacisë, Znj. Grabar Kitaroviç, ka ushtruar ose udhëhequr edhe shumë poste ose funksione të tjera politike dhe diplomatike. Ka qenë shefe e diplomacisë kroate, këshilltare e speciale dhe profesionale e ish Sekretatarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Kofi Anan, ambasadore ose udhëhqëse e misionëve diplomatike të Kroacisë në Bruksel, New York, Washington, Otavë (Kanada) etj.

 Kolinda Grabar Kitaroviç, i flet dhe shkruan rrjedhshëm dhe në menyrë të shkëlyer ose aktive gjuhën angleze, spanjolle dhe portugeze, ndërsa në menyrë pasive gjuhën gjermane, frënge, italiane, ruse etj.

Ndërkaq, sipas prognozave ose parashikimëve të shumëta politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera: Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, është njëra prej kandidateve me të preferuara dhe kryesore për postin e lartë të Shefës (Sekretarës) së Përgjithshme të Natos me seli në Bruksel.

Në rast të zgjedhjes së pritshme dhe merituese të znj. Grabar Kitaroviç për shefe ose lidere të Natos: Efhe aspiratat dhe interesat e Kosovës dhe shqiptarëv, si dhe të tjerëve në rajon, sigurisht se bëhen me të realizueshme ose praktike.

P.S. Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj.  Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

Me kyçjen, angazhimin, involvimin dhe inkorporimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës, diplomacisë etj. Sidomos në Francë, SHBA-s dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.

Se këndejmi, sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe: " Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj.

 Politika, shteti dhe pushtet sipas intelejtuales dhe feministes së famshme amerikane, Susan Anthony, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist (ose gneseologjiko-epistemologjik) të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike, diplomatike, kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndonëse, për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :"janë shpikur ose zbuluar nga gjina mëshkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit"! Atëherë, gjithënjë sipas teorive feministe, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.

Ndërkaq, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko-gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë, zgjedhen dhe fitojnë.

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat,  konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racè ose gjini etj. Ky realitet është padyshim aparent dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide dhe e barabartë me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.

Gjithënjë duke menduar dhe reflektuar në shkëlqimin ose brilancës e përgjithshme, si dhe në vlerat dhe superlativet tjera të Znj. Kolinda Grabar Kitaroviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat