Të tregohemi të vëmendshëm dhe shumë racional

Opinione

Të tregohemi të vëmendshëm dhe shumë racional

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:18
Ruzhdi Peçani

Marrëveshja “Open Balkan”, është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme, për Kosovën dhe vetë Shqipërinë. Kjo cenon interesat kombëtare, solli me të drejtë edhe shumë reagime si në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe më gjerë.

Të prekur dhe të indinjuar, sa që kërkohet edhe ajo që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Kosovë, të shpallet person non-grata!

Kjo, vjen thellë nga mllefi ! – Kush do ta paramendonte se një gjë e tillë e keqe dhe e dëmshme do të vinte nga Tirana?!!!

Po, miq në këso rrethana, të papritura, duhet të tregojmë urtësi, mençuri dhe shumë racionalitet. Patjetër edhe Qeveria e Kosovës do veprojë mu kështu – si shumë racionale. Përkundër asaj që raportet mes Kryemninistrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama janë në nivelin më të ulët dhe të ftohta.

Me gjithë respektin për autorët e shkrimeve që ishin në portalet, një kërkesë për ndalesë hyrje të Edi Ramës në Kosovë, do të ishte e ngutshme. Po sikur të vepronte Qeveria e Kosovës kështu, do të ishte edhe një sihariq i mirë dhe dhuratë për Presidentin serb Vuçiq. Ngase do arrinte të “fus thikën e përçarjes thellë mes nesh”, kjo për të do të ishte, ja “një të rane e dy të vrame”!

Dhe ashtu, Edi Ramën nuk do ta shohim të ketë ardh në Prishtinë – këtë rrugë e mbylli ai vet! Një veprim i pamatur i Kosovës do shkaktonte dëme në marrëdhëniet bilatertale dhe diplomatike me Shqipërinë dhe një zë i keq në planin ndërkombëtar dhe i dëmshëm!

Dhe Qeveria e Kosovës – Kryeministri Albin Kurti nuk do ta bëjë këtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat