Ky është qëllimi i Vuçiqit për Kosovën me miqësinë me Ramën

Opinione

Ky është qëllimi i Vuçiqit për Kosovën me miqësinë me Ramën

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 31 korrik 2021 Në ora: 21:02
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë është politikani i parë, por mendoj unë edhe i fundit , i cili e amnistojë Serbinë nga gjithë ato krime makabre të luftës së fundit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Kur thotë se duhet ta lëmë të kaluarën për të shikuar kah e ardhmja, shtiret thua se nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse e din mirë për krimet makabre të luftës që i ka bërë ushtria dhe policia serbe kundër popullsisë civile në Kosovë edhe jo vetëm që nuk ka kërkuar falje Serbia për këto krime monstruoze, por Edi e din qysh më mirë se Serbia i mohon këto krime të llahtarshme të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.

Edhe pse kështu, kryeministri i Shqipërisë ia shtrin dorën e miqësisë dhe bashkëpunimit një shteti gjenocidal anti-shqiptar.

Në pyetjen pse Edi Rama, vazhdon të jetë kundër Kurtit dhe Kosovës, përgjigjja ime do të ishte kjo: sepse Kurti ia ka prish pazarët Vuçiqit - Ramës, për ndarjen e Kosovës.

Miqësia e Vuçiqit me Ramën është në favorin e Serbisë kundër Kosovës, sepse Vuçiqi, presidenti aktual i Serbisë mendon se pa Shqipërinë e ka më lehtë me Kosovën.

Nuk ka dyshim se në një kohë kur Serbia haptas e kundërshton shtetësinë e Kosovës dhe i mohon krimet makabre të luftës kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe nuk pranon të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale dhe gjenocidale anti-shqiptare, hyrja në raporte miqësore me Serbinë e Edi Ramës, të kujton dikur lëvizjet dhe tradhtitë kombëtare të Esat Pashë Toptanit.

Se deri kur forcat politike në Shqipëri do ta tolerojnë një politikan të tillë shizofren e injorant anti-shqiptarë në krye të shtetit shqiptar, mbetët të shihet.

Një fakt duhet ta kuptojnë forcat politike në Kosovë dhe Shqipëri, se qëllimi i presidentit aktual të Serbisë Aleksandar Vuçiq, është që për mes miqësisë së tij me Edi Ramën, kryeministrin aktual të Shqipërisë, të shkatërrojë raportet vëllazërore Kosovë- Shqipëri, duke zbatuar maksimën: "Përçaj e sundo".

Aleksander Vuçiq, presidenti i një shteti i cili jo më pakë se tri herë ka bërë gjenocid kundër popullit shqiptar pa dhënë qoftë edhe përgjegjësinë më të vogël penale ndërkombëtare për një krim kaq të rëndë të luftës siç është gjenocidi, pasi arriti të vendos marrëdhënie miqësore, politike dhe ekonomike me kryeministrin aktual të Shqipërisë Edi Kristaq Ramën, duke anashkaluar të drejtat legjitime të Kosovës në raport me Serbinë, menjëherë pas kësaj Vuçiqi shfrytëzoi rastin për ta telefonuar presidentin aktual të Turqisë, z.Taip Erdogan, që ta ndihmojë Serbinë në negociata me Kosovën, duke aluduar që Kosova t'i bëjë edhe koncesione tjera Serbisë veç atyre të mëparshme.

Në këtë bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Erdoganin, presidenti i Serbisë fashiste gjenocidale anti-shqiptare nuk harrojë t'i shpreh keqardhje për zjarret, të cilat i kanë goditur rëndë disa vendbanime në Turqi, dhe t'i premtojë ndihmën e Serbisë në shuarjen e këtyre zjarreve nëse Turqia e kërkon një ndihmë të tillë.

Pra, pas forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, Vuçiq, nuk ka ndalur për të gjetur edhe aleatë të tjerë për ta mbështetur Serbinë kundër pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Kosovës në negociatat e mëtutjeshme Kosovë- Serbi, për të arritur një Marrëveshje paqësore në mes këtyre dy shteteve pas një lufte të përgjakshme, në të cilën Serbia ishte agresori dhe Kosova viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat