As në tokë dhe as në qiell...!

Opinione

As në tokë dhe as në qiell...!

Nga: Agron Shabani Më: 31 korrik 2021 Në ora: 23:07
Agron Shabani

Kosova Martire dhe Heroike vazhdon të kotët e përgjumur ose marrakotur mbi "sipërfaqen e mahisur" të dhembjeve, plagëve dhe pezmatimëve të thella fizike, sizmike, palcore, skeletore dhe gjenetike, të shkaktuara nga serbët dhe armiqtë tjerë shekullorë ose gjakatarë të kombit dhe atdheut tonë.

Njerëzitë dhe populli ( kombi) ynë shqiptarë atje ndërkaq, i prekin dhe "shijojnë" prore frutet" e hidhura të një "anarkodemokracie" të ndodhur në mes krimit dhe fasadës. 

Të një jete të ndodhur dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe "robërisë së qetë" ! ( ...)

Në sytë dhe shpirtin e vëllezërve dhe motrave tona shqiptare atje, ndërkaq, akoma të freskëta kujtimet e hidhura mbi rrathët e njohur të Ferrit të Dantës dhe apokalipsen e madhe të atij fundshekulli të përgjakshëm!

Llahtari i plojës dhe barbarisë së egër serbo- çetnike kundër shqiptarëve, akoma janë të freskëta...Linja të thella emocionësh dhe tensioni të përgjithëshëm që ecin tutje, tutje...!

Në Tiranë festa, ballo, darka, dolli, koktele ose " spektakle" të ndryshme shtetërore ose qeveritare që kundërmojnë ( kutërbueshëm) erëra të tharta "tradhëtishë të reja" shtetërore, nacionale, historike ose politike nën " shkëlqimet e feksura" të dritave, shandanëve ose llambadarëve të "praruara" dhe "stolisura" në " stilin" e njohur serbo-bizantinë.

Puthje (përqafime), qeshje, salutime, dhurata, blatore dhe buqeta lulesh të freskëta për "vëllezërit e ri" serb dhe të tjerë kundër "malokëve të ri kosovar"!

Në Prishtinë ndërkaq, retorika ose "oratori të zjarrta" ose patetike, si gjithmonë pas tubimëve ose vendimëve të ndryshme kardinale ose historike- kundër interesave të njohura shtetërore, nacionale dhe historike të shqiptarëve.

Urrejtje, mallkime, linçime, denigrime, demonizime, skizmatizime dhe deklarata të pamatura dhe tepër skandaloze- kundër Albin Kurtit dhe narrativave ose vizionëve të tij integrale dhe superlative nga ana e llaskucëve, matrapazëve, demagogëve, hipiokritëve ose analfabetëve të ndryshëm agjitues ose propagandistik, të cilët mezi i tubojnë ose bëjnë bashkë shkronjat e alfabetit shqip së bashku me tabelën e shumëzimit dhe pjestimit!

Nepër "kolhozët", "solhozët" ose " koperativat" e ndryshme ( bujqësore, me falni politike ose partiake) - kohë " vjeljesh" dhe " frutash të reja"  mbi kurrizin e thyer ose lakuar të UÇK-s!

E ashtuquajtura " gjykata speciale" bën kerdinë.

Stambolli digjet dhe lavirja ( kurva) krihet...!

Fatët e përgjithshme të kombit dhe atdheut, sërish në udhëkryq.

Lufta e njohur çlirimtare dhe patriotike të UÇK-së bashku me lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, sikur mëtohet ose pretendohët të "varrosën" dikund ..me tingujt e muzikave të ndryshme funebre dhe tepër makabre nga "orkestrat" ose " simfonitë" e njohura kundër Kosovës dhe shqiptarëve nga brenda dhe jashtë hapësirësh shqiptare....Minishengeni ose "makroserbia" thonë se janë në potez.

Apo, akoma asgjë të re në " prokurorinë" dhe " senatin bizantin" të Romës!?

Në Kosovë, sërish "epoka para gjyqit" si dikur....

Mjerisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat