Cilat qëndrime i mban Ankara ndaj popujve të Ballkanit Perëndimor?

Opinione

Cilat qëndrime i mban Ankara ndaj popujve të Ballkanit Perëndimor?

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 31 korrik 2021 Në ora: 23:21
Muhamet Kelmendi

Në revistat ushtarake të RF të Gjermanisë për qëndrimet e Turqisë kundruall shteteve të Ballkanit sjellen fakte të ndryshme. Ndërsa, në këtë revistë, për ndihmat ekonomike, në fushën e fesë dhe për ndihmat ushtarake të Erdoganit ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor, mbi armatosjen e disa shteteve, jepen shumë të dhëna.

Këtu po sjelli vetëm disa fakte:

"Kryetari i Turqisë, Z. Erdogan, në mandatin e vet 12 vjeqar, ka dhënë ndihma ekonomike, financiare për xhami dhe në sende, si dhe ndihma ushtarake ndaj disa shteteve të Ballkanit Perëndimor".

Pasi që revista tregon për investimet në xhamitë e ndërtuara, kryesisht në viset me fe muslimane, futet në veprimtarin ekonomike të Turqisë kundruall shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në të përmenden mjetet ushtarake që Turqia i dha Maqedonisë, Shqipërisë etj., si dhe shkëmbimet tregtare dhe intervenimet e ndryshme në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Kosovë dhe në Shqipëri.

Në fushën ekonomike dalin këto të dhëna:

"1.'Serbia ka marrë ndihma ekonomike në formë të veprimtarive të përbashkëta ekonomike në shumë prej 5 miliardë eurove në 5 vjetorin që e lëmë;

2. Maqedonia e kalon shifrën e raporteve ekonomike prej 2 miliardë eurove në vit;

3. Kosova ka vetëm eksport pa asnjë importim në Turqi, ndërsa intervenimet ekonomike përmenden në fushën energjetike me KEDC, prej disa milionë eurove e në Aeroportin e Prishtinës prej 2O milionë euro dhe mbi 2 miliardë që Kosova i ka dhënë Bentel & Enke për rrugë.

Po kështu, përmenden edhe xhamitë e ndërtuara në Kosovë, pa ndonjë kriter dhe në kundërshtim me interesin e vendit dhe nevojat fetare.

4. Shqipëria nuk ka ndonjë raport të theksuar ekonomik".

Revista ushtarake sjellë armatimet që Erdogani i ka dhënë për ushtritë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ato duken kështu:

1. Kosova nuk e ka asnjë ndihmë ushtarake në armatim, përvec disa mjeteve të transportit ushtarak dhe xhamitë e ndërtuara në hapësirën e vendit;

2. Shqipëria i ka marrë 47 mjete të transportit ushtarak në formë të xhipave, kamionëve dhe mjeteve të transportit të ushtarve nga një pikë në tjetrën, si dhe disa xhami të ndërtuara;

3. Maqedonia ka marrë njësi tankiste të ndryshme, artileri 120 - 150 mm, mjete të ndryshme të transportit, armë të lehta etj., ndërsa në territoret shqiptare në Maqedoni përmenden xhamitë e ndërtuara nga Turqia;

5. Për Serbinë e e Malin e Zi nuk ka të dhëna në revistën ushtarake që doli në fund të muajit korrik.

Nga këto të dhëna del se përfitimet më të mëdha ushtarake dhe ekonomike janë dhënë për Maqedoninë, pa lënë anash edhe Serbinë. Shkaku nuk dihet, por kjo ka krijuar disbalancim të madh midis Kosovës e Shqipërisë, në njëren anë dhe Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Greqisë, në anën tjetër. Thjeshtë, shqiptarët nuk kane përfituar as në fushën ekonomike dhe as në atë ushtarake.

Po këtu përmenden edhe armatimet që Moska ka dhënë.

Në revistë theksohet edhe sistemi raketor që Moska ka dhënë në vlerë prej 2 miliardëve, sistem që e ka instaluar në Serbi. Po këtu jepet shifra e avioneve të markës mig 32 prej 30 të tillë që Moska i dha Serbisë dhe kuptohet edhe skuadra e helikopterëve ushtarak që iu dhanë Beogradit.

Pra, shtetet e Ballkanit janë armatosur mjaftë shumë, vetëm Shqipëria dhe Kosova janë mbrapa. Kosova nuk ka asnjë lloj armatimi.

Po pse Turqia e armatosi Maqedoninë e jo Shqipërinë?

Pse?

Në revistë nuk jepen të dhëna. Po nga analiza dalin disa shkaqe, e mbi të gjitha, marrëveshja midis Shkupit dhe Ankaras për organizimin e partisë së Erdoganit në Maqedoni, duke e zvogëluar ndikimin shqiptar në llogari të atij turko-osmanli. Duket se qëllimi i të dy qeverive, asaj maqedone dhe asaj turke, është të rritet nacionaliteti turk në Maqedoni, duke i deklaruar shqiptarët si të tillë.

Po këtu përmendet edhe marrëveshja e kryeministrit turk dhe atij serb në Beograd para disa viteve në fushën ekonomike dhe ushtarake të bërë.

Këtë të dhënë e pati pranuar vet ish-kryeministri i Turqisë, Davidogluh (kerkoj falje nese nuk është emri drejte i shkruar), kur midis tjerash, pati deklaruar në RT të Turqisë, këtë:

"(...)Turqia është duke e sjellë kulturën dhe ideologjinë osmane në territorin ku jetojnë turqit në Maqedoni dhe në Kosovë, si dhe në tërë Ballkanin(...). Kosova është vatra jonë e parë dhe shumë domethënëse muslimane në Evropë (...)"

Dhe, këtu duhet kërkuar shkakun e armatimit të Maqedonisë nga Ankara dhe të marrëdhënieve të mëdha ekonomike, industriale e tregtare me Serbinë.

Natyrisht se ka edhe shkaqe tjera, si fetare, politike etj.

Por, mbetet kryesisht interesi turko-osman, si faktor që sllavo-maqedonët dhe serbët që e lejuan Turqinë të veproi lirshëm mbi shqiptarët, duke i organizuar në parti turke të Erdoganit në Serbi e Maqedoni. Kjo parti në Maqedoni është forcuar shumë.

Për këtë shkak, Ankara e armatosi Maqedoninë dhe lidhi marrëdhënie të forta ekonomike, kulturore, tregtare, ndoshta edhe ushtarake etj., me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat